Trump flet për kodet bërthamore: Është e frikshme, shumë e frikshme!

26 Janar 2017, 12:27Bota TEMA

Donald Trump  ka dhënë intervistën e tij të parë nga Shtëpia e Bardhë.

Presidenti foli për gazetarin David Muir të ABC.

I pyetur për marrjen e kodeve të armëve bërthamore, Trump u përgjegj: “Është e frikshme, shumë e frikshme”.

Por ai beson se kur koha të vijë, do të bëjë gjënë e duhur.

Obama ironizoi gjatë fushatës duke thënë se “Trump nuk mban dot kodet e Twitter, jo më të mbajë kodet bërthamore”.

Trump foli lidhur edhe me letrën që i la Obama në zyrë.

“Ishte një letër shumë e bukur”, tha Trump pa rrëfyer se çfarë kishte në të.

1 komente në “Trump flet për kodet bërthamore: Është e frikshme, shumë e frikshme!”

  1. Tema says:

    Trump ben mire te mos e teproje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje