KE nis diskutimin e raportit për Shqipërinë: Zbatim i shpejtë i vetting-ut!

30 Janar 2017, 14:24Politika TEMA

Komisioni i Jashtëm i Parlamentit Europian do të nisë pasdite diskutimet dyditore rreth raportit të eurodeputetit Knut Fleckenstein për ecurinë e reformave në Shqipëri.

Raportuesi Fleckenstein kërkon zbatimin e shpejtë të Reformës në Drejtësi dhe në veçanti të “vetting”-ut të gjyqtarëve dhe prokurorëve, në mënyrë që të vijojë procesi i integrimit.

Dialogu politik konstruktiv dhe gatishmëria për kompromis shihen si vendimtare për suksesin e reformave gjatë të gjithë procesit të anëtarësimit në BE.

Në lidhje me zgjedhjet e 18 qershorit, Brukseli i bën thirrje Komisionit parlamentar të Reformës Zgjedhore, që të përfundojë rishikimin e Kodit Zgjedhor me rekomandimet e OSBE-ODHIR-it, duke mos përfshirë kriminelë në listat e kandidatëve për deputetë, shkruan TCH.

Ndër 231 amendamentet e paraqitura përmendim ato të një grupi eurodeputetësh të djathtë të kryesuar nga Eduart Kukan, ku kërkohet që zgjedhjet parlamentare të jenë kusht për autoritetet shqiptare, në mënyrë që të vijohet më tej procesi i integrimit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje