Pse Shkëlzeni ka të drejtë që tallet

2 Shkurt 2017, 09:45Blog TEMA

Nga Mira Kazhani

Kur e pashë me kostum, i qetë dhe i ulur me një dosje përpara, pata një fije tundim për të besuar se mbase Shkëlzen Berisha do përgjigjet për akuzat ndaj tij në aferën e CEZ (ai akuzohet si sekser i njeriut që ka marr 7 milion euro kesh nga afera e CEZ, Nuel Kalajt).

Por vetëm 10 minuta në Komision mjaftuan për tu bindur për të kundërtën.

Qetësia e djalit të ish-kryeministrit ishte vetësiguri dhe shfaqja e tij tallje e radhës nga ana e Berishajve.

Por le të ndajmë disa shpjegime për historinë e komisioneve hetimore në Shqipëri.

Pa u ndalur rast për rast sepse janë po aq të mërzitshme sa rezultatet e tyre dështake dhe rrenacake.

Të gjitha komisionet që janë ngritur (të paktën qëkur me punon memoria e ngjarjeve si gazetare) kanë prodhuar vetëm show politik dhe asnjëherë nuk është hedhur dritë mbi akuzat e bëra publikisht.

Me Komisionet Hetimore është spekuluar jetë e mot.

Ato janë në vetvete një e drejtë parlamentare për të hedhur dritë mbi çështje që për arsye të ndryshme janë lënë në harresë, anashkaluar nga institucionet përgjegjëse, Prokuroria, Policia etj.

Në përgjithësi Komisionet Hetimore kanë lindur si një e drejtë dhe nevojë e opozitës, e cila paramendohet si një trup që nuk ka mbështetjen e institucioneve të mëdha.

Si rregull komisionet bëhen për t’i shërbyer opozitës dhe jo pozitës (si në rastin konkret).

Ato ngrihen nga opozita se prokuroria zakonisht ka qenë dhe është teorikisht afër shtetit; në një valë me qeveritë që drejtojnë vendin.

Në këto raste ato janë përdorur si një kamxhik publik i opozitës për të goditur fort institucionet nga pikëpamja politike.

Vlen të theksohet se komisionet nuk prodhojnë në asnjë rast  çështje penale.

Rezultatet që ato parashikohet të nxjerrin nga hetimi i kalojnë gjithmonë Prokurorisë.

Rasti i këtij Komisioni Hetimor ka një të veçantë madhore që bëhet pikërisht për mosveprimin e prokurorisë shqiptare.

Është ndoshta e paprecedentë dhe rast i veçantë kur Prokuroria nuk kontrollohet nga pozita, por nga opozita.

Kjo e bën edhe me specifike historinë.

Që prokuroria nuk lëviz gishtin e vogël për një njeri që ka tërhequr 7 milion euro në thes, kjo është të vësh duart në kokë.

Si është e mundur që prokuroria nuk kryen asnjë veprim dhe ja lë këtë çështje të madhe korruptive në dorë amatorëve të politikës.

Minimalisht ngrirje të llogarive bankare.

Por asgjë! Kjo mjafton për të na bindur se kjo histori mban erë.

A ja vlen të presim më nga ky komision hetimor. Nëse do të vrasësh një çështje në këtë vend ngri një Komision Hetimor Parlamentar.

Sa për të mos e hapur kurrë çështjen, pa merak se për këtë mendon Prokuroria.

(Kostumin e kishte të bukur Shkëlzeni. Me shije. Herën tjetër do t’jua lëmë gazetareve të lifestyle dhe showbiz që ta ndjekin.) (Tiranapost)

7 komente në “Pse Shkëlzeni ka të drejtë që tallet”

  1. Argita_B says:

    Shume e sakte, qe prej 2001 dhe aktit terrorist te 11 shtatorit ne kullat e New York, nje ligj i ri qe u nenshkrua nga pjesa me e madhe e vendeve ne bote parashikonte te kontrolloheshin levizjet bankare mbi 10 mije dollare, nepermjet bankave dhe akoma me teper kur flitet per para kash.
    Ne rastin ne fjale jan terhequr 7 milione dollare kash, personi ne fjale thote se i ka terhequr per biznes!! dhe me kaq mbyllet filmi pas asnje verifikim !! Si mund te thuhet qe ne kemi shtet, kemi krymenisiter, minister rendi, drejtesie, gjykata, prokurori !!! Si mundet qe nje afere e tille te kaloj ne heshtje!! 7 milione dollare te terhequra kesh nga nje llogari bangare te nje kompanie dhe nuk ka asnje pergjegjes!! Nese kjo do te kishte ndodhur ne nje vend normal, tashme do te ishin ne burg, personi ne fjale, drejtori i bankes qe e ka lejuar pas sinjalizuar kete krim ne organet kopeetente, e me pas me rradhe persoat te cilet kane mare parate e korrupsionit.

  2. ETHEM says:

    SHKRIM I SAKT.PREKURORIA KA VDEKUR,GJYKATAT PO ASHTU,KLD ME KEQ SE ATO.SHISH RAPORTON TE SALIU.POLICIA SULMOHET NGA TE TRRE UJQERIT E POLITIKES MJERANE..! E SHTE BEJE QEVERIA ? EDHE KJO SULMOHET NDA PD E LDI QELLIMISHT PER TA RREZUARE QE HIENAT TE HANE REHAT.RAMA PO PUNON E LUFTON I RRETHUATE.TE PAKTEN KA MBESHTETJEN E LU E VLAHUTIN

    1. Gjergji says:

      Edi Rama. Lu dhe Vlahuti duhet mbeshtetur nga populli se po luftojne vetem kundra kucedrave anti shqiptare te pangopura me gjak te pafajshem. Po nje njeri vetem pa mbeshtetjen e gjykatave te larta, pa nje polici speciale qe eshte pro shqiptare nuk ka asnje shans dhe me vjen keq por atehere meqense Shqiperia ka ngelur vend pa burra duroheni te keqen!

  3. te says:

    PERSE DRIDHEJ SHKELQENI ? PERSE E KISHTE HUMBUR TORUAN ??? SI DO TI ZHDUKE FAKTET E BASHKEPUNIMIT ???

  4. nigo says:

    Po mire Z Etem. Kush e ndaloi Ramen te heqe pao shkarkoje prokurorin Adriatik Llalla, kur e ka nomenklature te tij. Kush e ndaloi Ramen te heqe kanadezin e sherbimit sekret qe rapoton te presidenti. Kush e ndaloi Ramen per ta gozhduar presidentin me 71 vota. Jo Etem. Fajin na e ka Rama dhe qeveria. Si eshte mundur te dalin 7 milion Euro nga nje banke ne Shqiperi dhe pritet te veproje LLalla. Kunder kujt te beje hetime LLalla, kunder Fullanit apo ndonje banke tjeter. Po ministria e finances, ku eshte? Po Banka Shqiptare ku eshte? etj etj. Banka qe dha para te ka Emer, ka Drejtor, ka Punonjes, apo kane hikur ne drejtim te paditur. me fal po fajin nuk na e ka as LLalla as kanadezi a Presidenti , as prokuroria, as gjykatat, por Rama e Qeveria tij shkerdhate me LSI ne krye.

    1. Bushi says:

      Nigo! Nuk i dike mire gjerat.Adriatik Llalla nuk eshte ne nomenklaturen e Edi Rames,por e presidentit.Edi Rama nuk ka asnje te drejte t’a shkarkoi prokurorin.Nqs ke mllefe me Edi Ramen eshte tjeter pune,por e verteta eshte keshtu,se Rama nuk ka te drejte te vendos emrime apo shkarkime te prokuroreve e gjykatesve.

  5. kleptofagos says:

    @ ETHEM, e te tjere….
    Jo ETHEM, nuk ka vdekur Prokuroria. Ata po majmen dita dites. Po ashtu dhe qeveritaret, politikanet dhe gjithe shpura qe i vete nga pas. Ne fakt, ka vdekur instikti vetmbrojtes i popullit shqiptar, qe nuk i merr per bythe keta palo politikane qe tallen diten per diell me ty, me mua dhe me gjithe popullin shqiptar….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje