Kategoria Superiore/ Skëndërbeu i falet një 11-metërshi në fitoren ndaj Korabit

6 Shkurt 2017, 16:03Sport TEMA

Skëndërbeu ka marrë një fitore të mundimshme përballë skuadrës së Korabit, sfidë e luajtur në stadiumin “Elbasan Arena”.

Kampionët e shqipërisë fituan me rezultatin e ngushtë 1-0, falë golit të shënuar nga sulmuesi Hamndi Salihi me ane te nje 11-metërshi.

Bomberi shkodran rikthehet të shënojë duke shëndërruar në gol penalltinë e fituar nga Sabien Lilaj, penallti e cila u kontestua ashpër nga ana e lojtrëve të Korabit.

Me këtë fitore Skëndërbeu renditet në vëndin e tretë në tabelën e renditjes me 38-pikë të grumbulluara, po aq sa ka dhe Partizani që është në vendin e dytë.

Ndërsa Korabi pozicionohet në vëndin e fundit me 11-pikë të grumbulluara duke vështirësuar akoma edhe më shumë shanset për të mbijetuar mes më të mirëve të kampionatit shqiptarë.

1 komente në “Kategoria Superiore/ Skëndërbeu i falet një 11-metërshi në fitoren ndaj Korabit”

  1. Dibrani-UK says:

    Rrobet ku ti kete presidentit te futbollit kancerit Armando Dukes. Ai dhe Skenderbeu jane bere teper qesharake

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje