FOTOT e ralla/ Shqipëria pas çlirimit nga nazistët, gjyqi ndaj “tradhtarëve”, marrja e pushtetit nga Enveri dhe komunistët (dhe fati i mbesës së Ismaili Qemalit)

7 Shkurt 2017, 11:00Dossier TEMA
FOTOT e ralla/ Shqipëria pas çlirimit nga nazistët, gjyqi ndaj

Këto janë disa foto të rralla të bëra nga shkrimtari dhe figura ushtarake britanike Vandeleur Robinson (1902-1990), emri i vërtetë i të cilit ishte Vivian Dering Vandeleur Robinson.

Fotot janë publikuar nga albanologu Robert Elsie, që ka bërë edhe një biografi të shkurtër të të britanikut robinson.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Robinson-i shërbeu si kapiten në ushtrinë britanike ku, me sa duket punoi për organet e zbulimit.

Ai erdhi në Shqipërinë në tetor të vitit 1944, ku takoi udhëheqësit e ardhshëm komunistë.

Në mars të vitit 1945, Robinson-i ishte atashe shtypi në misionin ushtarak britanik në Tiranë.

Gjatë qëndrimit të tij të shkurtër në Shqipëri, si vëzhgues i huaj diplomatik, ai pati mundësi të merrte pjesë në Gjyqin Special të zhvilluar kundër gjashtëdhjetë përfaqësuesve të regjimit para-komunist, gjatë të cilit të pandehurve iu dhanë dënime të ashpra me vdekje, ose me burgim të gjatë si kriminelë luftë dhe armiq të popullit.

Në maj dhe qershor të vitit 1945, ai bëri një udhëtim të gjatë me një xhip ushtarak në jug të vendit të shkatërruar nga lufta.

Në atë kohë, Robinson-i u njoh me Sara Blloshmin (1900-1974), vajzën e gjeneralit osman Abdul Karim Pasha.

Sara ishte mbesa e Ismail Qemal bej Vlorës, i cili shpalli pavarësine e Shqipërisë në vitin 1912. Ajo u lind në Kostandinopojë, por studimet i kreu në Kajro.

Burri i saj i parë, Selahedin Blloshmi, ishte ambasadori shqiptar në Rumani në kohën e Zogut.

Sara ishte figurë e njohur dhe e emancipuar në Tiranë në kohën e Zogut.

Ajo shquhej posaçërisht për vallzimin e saj, gjë që shkaktoi skandal në opinionin publik shqiptar.

Sara e kuptonte më së miri se çfarë po ndodhte në Shqipëri pas marrjes së pushtetit nga komunistët, prandaj e luti Robinson-in të martoheshin bashkë dhe ta merrte me vete në Angli bashkë me të bijën e saj, piktoren Vera Blloshmi (1923-1998).

Robinson-i pranoi, madje, gjeti dhe një koleg ushtarak të tij, Jimmy Mellet, i cili pranoi të martohej me vajzën e saj.

Kështu, të dy gratë arritën në Angli dhe martesat e tyre dolën të suksesshme.

Marrëdhëniet midis regjimit të ri komunist në Shqipëri dhe fuqive perëndimore u përkeqësuan shpejt, kështu që misionit ushtarak britanik bashkë me Robinson-in ju desh të tërhiqej nga Tirana.

Për disa dhjetëvjeçarë informacionet dhe fotografite për Shqipërinë ishin të pakta, prandaj fotot e viteve 1944-1945 janë me një rëndësi të veçantë.

8 komente në “FOTOT e ralla/ Shqipëria pas çlirimit nga nazistët, gjyqi ndaj “tradhtarëve”, marrja e pushtetit nga Enveri dhe komunistët (dhe fati i mbesës së Ismaili Qemalit)”

  1. Albani says:

    Po lerini keto prralla se na lodhet per 26 vjet. Apo 50 vjeteve te degjojme keto te sotmet.
    Mjaft more se e lodhet kete popull dhe kjo eshte me qellim.
    Lexoni te kuptoni cfare ka ndodhur ne Europe pas luftes me tradhetaret e bashkepuntoret e armikut pushtues.
    E sa per mbesat e Ismail qemalit mos tregoni perralla .se fshati digjejj e keto ……lerini se edhe Ismaili te qe gjalle nuk do ti donte.

    1. u dhim tu qesh says:

      Qe kur qeverite kolaboracioniste-kuislinge po na quhen “regjimi para-komunist”!? Apo qe kur KURVA thote se eshte e virgjer ? ? ?

    2. u dhim tu qesh says:

      Me cfare ja “mbushen mendjen” kjo Sara dhe e bija,ketyre anglezeve!? Me ndonje sherbim gradis? ? ? ?

  2. capi dhia says:

    Po mire ja i pame fotot, e cfare pastaj? Cili eshte morali? Mos doni te na thoni se, ja cfare zhelanesh, majmunesh, kane qene gjysherit, prinderit e
    atyre qe perbenin ose udhehiqnin Diktaturen e Proletariatit, e me pas na “sollen” edhe demokracine ne vitin 1991? Po e dime ashtu kane qene, me
    bisht. Prandaj edhe pasardhesit e tyre e katandisen Shqiperine po me Bisht, dhe ashtu ajo do te mbetet me Bisht tere jeten e saj derisa Bishtat te gjejne vendin e tyre – ne Bisht.

    1. ay qy says:

      Bishtin ne byth o cjap pa bisht ? ? ?

  3. Arber I says:

    Sara Blloshmi ishte mantenute e Ahmet Zogut “Mbretit te Shqiptareve”.

  4. Kasandra says:

    Marrja e pushtetit-titull i gabuar!
    Enveri dhe komunistët nuk e morën pushtetin. Ata e kishin atë gjatë gjithë luftës N.Çl.dhe populli ishte njësh me ta dhe faktor vendimtar për vazhdimësinë e politikës në favor të shumicës dërrmuese që bëri luftën pë çlirim, për liri e barazi, për tokën dhe fabrikën pa bejlerë e agallarë. Çdo rrugë tjetër do t’i bënte ata tradhëtarë. Megjithatë pakicës kundërshtare iu dha mundësia elektorale të cilën ajo e sabotoi, harroi se pushteti i popullit nuk ishte një klikë sunduese por vetë populli në fuqi.
    Lufta e klasave iu imponua pushtetit socialist apo diktaturës socialiste, po të doni ta quani, nga sulmet e egra hapur e nën rrogoz nga brenda e jashtë vendit që ishin A-ja e kësaj lufte dhe shkaku i saj për të rivendosur pushtetin e vjetër dhe pronësinë e tij. Popullit iu dha mundësia dhe ai bëri vepra madhështore që janë edhe sot fizikisht edhe shpirtërisht në artë e kulturë. Drejtësia shpallet pasi gjykon të dyja palët.
    Kush normalisht arsyeton më gjerë gjendjen e shikon dhe botën që na rrethon dhe çfarë bëjnë shtetarët e saj për vendin e tyre. Koha sot më shumë se kurrë na thërret që secili të bëjë detyrën sipas pozicionit të vet që të gjithë së bashku të sjellim në jetë vendimin e shenjtë të vitit njëmijë e nëntëqind e dymbëdjetë. Përshëndetje, Kasandra.

    1. I Riu komunist says:

      Revolucion,tani dhe ketu!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje