Protestat rumune frymëzojnë aktivistët në Ballkan

7 Shkurt 2017, 17:35Rajoni TEMA

Njerëzit në të gjithë Ballkanin kanë përdorur mediat sociale për të treguar solidaritetin me protestat masive anti-qeveritare në Rumani, por në të njëjtën kohë atyre iu vjen keq që një vullnet i tillë mungon te bashkatdhetarët.

E ndikuar nga protestat në Rumani, opozita shqiptare planifikon protesta anti-qeveritare më 18 shkurt, duke e akuzuar qeverinë për korrupsion dhe se ka lidhje me krimin e organizuar.

Por ka dyshime nëse protestat në Shqipëri do të jenë njësoj si ato në Rumani.

Çështja kryesore në vend është rezistenca e gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilët po vënë në dyshim reformën e drejtësisë që do të implementohet.

Rreth 600 mijë rumunë dolën në shesh në kryeqytetin Bukuresht dhe qytete të tjera të dielën kundër dekretit që nëse miratohej, do të mbronte politikanët nga hetimi i akuzave për korrupsion.

Protestat në rrugë nuk kanë pasur përmasa të tilla që prej rënies së regjimit të Nicolae Ceausescu-t në 1989.

Aktivistët në Bullgari u grumbulluan para ambasadës rumune në Sofje për të treguar mbështetjen e tyre për protestuesit.

Në Serbi, Mal të Zi dhe Bosnjë shumë njerëz i kanë parë me admirim këto protesta duke kërkuar qëndrime të tilla në vende te tyre kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe gjendjes së keqe ekonomike.

Në Bosnjë, kryetari i delegacionit të BE-së dhe përfaqësuesi special i BE-së, Lars-Gunnar Wigemark, shkaktoi debat me mesazhin tij në Twitter: “Dhe kur do të ndodhë kjo në Bosnjë?”

Në Serbi, shoqëria civile dhe gazetarët përdorën medien sociale për të mbështetur demonstratat dhe për të shprehur keqardhjen që në vendin e tyre mungon ky shpirt kundërshtie.

Portali popullor satirik serb “Njuz.net” shkroi një artikull ironik të titulluar: “Qytetarët e Serbisë i kërkojnë rumunëve të protestojnë pak më qetë sepse ata shqetësohen nga zhurma”.

Në artikull shkruhet: “Shumë qytetarë serbë, të mpirë pas një nate tjetër të pagjumë, i dërguan një notë proteste të ashpër rumune, që po bëjnë një zhurmë  të tmerrshme kundër qeverisë së tyre në të gjithë Rumaninë”.

Balkan Insight    Përshtati me shkurtime: TemA

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje