FOTOT/ Basha i vjedh dhe sloganin Ramës

11 Shkurt 2017, 10:12Politika TEMA
FOTOT/ Basha i vjedh dhe sloganin Ramës

Kreu i Partisë Demokratike shpalosi dje në “Hotel Tirana Internacional” programin ekonomik të PD-së me të cilin pritet të futet në zgjedhjet e 18 qershorit.  PD në këto vite opozitë është cilësuar nga opinioni publik si një forcë politike që nuk ka një program të qartë.

Një gjë e tillë është konstatuar edhe ditën e djeshme publikisht vetë Basha. Gjatë mbledhjes së djeshme pas “shpinës” së Bashës shkruhej slogani “rimëkëmbja e ekonomisë”.

Po të kthehemi pas në kohë shohim se pikërisht këtë slogan e ka aplikuar kryeministri Rama gjatë kohës që ishte në opozitë, zgjedhjet e qershorit 2013.

Pra, edhe kur Basha servir një slogan (sepse alternativë ka atë të Berishës, taksën e sheshte, pra asgjë të re)  jep diçka të kopjuar, duke dëshmuar mungesë ideshë.

3 komente në “FOTOT/ Basha i vjedh dhe sloganin Ramës”

  1. Treviso says:

    Populli shqiptare nese don te kthehet mrapsh te votoje partine fashiste dhe tradhetare. Nese don te shkaterroje te gjithe keto reforma qe jane bere gjate kytere 4 viteve le te votoje partine e mafjozeve. Nese don te shkaterroje reformen e drejtesise spo ka marre rrugen e drejte le te votoje ato qe shiten atdheun, tek fqinjet. Partia Demokratike pa u reformuar siç po reformohet sistemi i drejtesise nuk duhet ti jepet asnje vote. Ato demokrate qe jane te ndershem duhet te dalin hapur kunder drejtuesve te partise, ose te terhiqen nga partia, nese e shohin veten te rrezikuar.

  2. Petriti says:

    Jo vetem kete sllogan por cdo gje qe ka bere Rama ne opozite i kopjen ky Lulushi. Takimet ne qytete para protestave.Takimet e rrumbullaketa me qytetaret.Slloganet dhe menyra e paraqitjes se tyre te tera.Ky eshte nje palaco.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje