“Nga e ‘urta’ Liri, tek Zeni, Argita e mbeska e vogël: Këta janë si familje për burg”

14 Shkurt 2017, 11:13Politika TEMA

“Katrahura dramatike që përjetojnë shqiptarët këto 25 vjet, e ka një kryekokë që e ideoi, e frymëzoi, e zbatoi dhe i korri frytet kriminale për veten e tij, familjen e tij dhe gjithë bashkëpunëtorët e tij përfitues mbi gjakun dhe mundin e shqiptarëve.

Kryekoka është Sali Berisha.

Mbi të, mbi gjithë familjen e tij, duke filluar nga ajo e “urta” Liri, te Zeni dhe Argita, që janë të papërmbajtshëm në krim dhe në korrupsion, e deri tek ajo mbeska e vogël, por e rritur para kohe për të marr tabijatet e gjyshit misionar të serbo-sllavisë kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve, rëndojnë krime të rënda, të cilat për hir të së vërtetës, për nga numri dhe cilësia, janë tre-katër fish më të shumta sesa të gjitha krimet që janë kryer në Shqipëri gjatë sundimit të Ahmet Zogut dhe të regjimit komunist të Enver Hoxhës të marra së bashku.

Këtë fakt tashmë e dinë mirë edhe ndërkombëtarët, posaçërisht SHBA, të cilët, së paku nga sa pranuan botërisht në emisionin “Opinion” shërbëtori, përfituesi dhe zelltari i Berishës, Blendi Fevziu, dhe Prokurori i përgjithshëm Llalla, i kanë kërkuar zyrtarisht këtij të fundit arrestimin e Sali Berishës.

Mirëpo, këta faktorë perëndimorë ndërkombëtarë, garantues të sigurisë kombëtare të Shqipërisë dhe të qytetarëve të saj, janë të bindur që tek Llalla trokasin në vesh të shurdhër, pasi Berisha e emëroi Llallën në atë post të lartë për ta patur “gardianin” kryesor mbrojtës.

Ndaj vettingu mbi Llallën dhe dhjetëra e dhjetëra të tjerë si ai, gjyqtarë dhe prokurorë “gardian pretorian” të Berishës, do të jetë preludi i hapjes së siparit të vënies në bankën e të akuzuarve për krimet e panumërta të kryera nga Berisha, Familja e tij dhe nga të inkriminuarit e tjerë bashkëpunëtorë të tjerë të tij”.

Kështu shprehet në një intervistë për gazetën Dita, avokat Idajet Beqiri, i cili ka besim se Sali Berisha dhe familja e tij do të gjykohen dhe dënohen për krimet që kanë bërë.

I pyetur për përfshirjen e Berishës dhe të birit në aferën e CEz, ai thotë:

Afera e ÇEZ-it është njëra nga qindra të tjerat, të cilat janë edhe më të rënda. Mirëpo duhet një indicie, një krim i parë, një “karem” për të hedhur në rrjetë këtë “peshkaqen” kaq të madh dhe kaq dëmsjellës antishqiptar. Kjo afera qindra milionë euro e ÇEZ-it është maja e dukshme e “ajsbergut”, për të vazhduar me radhë me të tjerat, të cilat nisin gjatë regjimit komunist dhe vazhdojnë ende deri më sot. Këtë e ka të qartë Berisha, ndaj përpëlitet në “trastën” boshe të Ristanit me të ashtuquajturën “procedurë” për “papajtueshmërinë” me detyrën e Kryetarit të Komisionit të Hetimit të Taulant Ballës! Dhe këtë “stil mbrojtje” komplet injorante nga pikëpamja juridike, Berisha ia imponon edhe pjellës së tij, Shkëlzenit, të cilin asnjëherë nuk e ka kursyer në krim, duke ia ndjellë vetes fatkeqësinë që i pret! I thonë Taulant Ballës që je në konflikt interesi sepse ke shpifur ndaj Shkëlzenit dhe Gjykata të ka detyruar me dëmshpërblim! Mirëpo Kodi i Procedurës Penale papajtueshmërinë e atij që të gjykon e lidh vetëm me të pandehurit, domethënë me ata që janë akuzuar nga prokuroria për krime të kryera dhe nuk e lidh me dëshmitarët. Pozita e Saliut dhe e Zenit në këtë Komision hetimor parlamentar është në pozicionin e dëshmitarit. Përse ata vetë dhe Ristani i tyre i trajton si të pandehur, duke djegur etapat?!”

Ndërsa në lidhje me protestën e 18 shkurtit, që sipas Bashës, do të përmbysë qeverinë, Beqiri shprehet:

Kush do ta përmbysë qeverinë? Ca halabakë që nuk kanë asnjë kauzë dhe nuk kanë asnjë vizion? Unë shikoj tjetër qëllim në protestën që ata do të bëjnë pas disa ditësh. Demonstrimi që do të bëjë Basha me fanatikët e PD-së në 18 shkurt, nuk është gjë tjetër, dhe nuk ka qëllim tjetër, veç presionit të hapur kundër faktorëve kryesorë perëndimorë ndërkombëtarë, posaçërisht kundër SHBA, me qëllim që t’i detyrojë ata që të tërhiqen nga kërkimi i kokës së Sali Berishës si kryekoka e krimeve të rënda 25 vjeçare që janë bërë në këtë vend.

 Megjithëse po përpiqen ta kamuflojnë qëllimin e vërtetë të kësaj proteste, e cila bëhet gjoja kundër korrupsionit qeveritar, nuk munden dot t’i hedhin hi syve popullit për të kuptuar dhe vlerësuar thelbin e vërtetë të saj, e cila sikurse thamë, është kundërvënia e hapur që i bëhet reformës në drejtësi dhe procesit të vettingut, i cili tashmë po e nis udhëtimin e gjatë, plot pengesa, por domosdo të suksesshëm, ka si qëllim kryesor pra marrjen në mbrojtje dhe shpëtimit prej ndëshkimit të drejtë ligjor të Sali Berishës dhe bandës së tij kriminale.

 Shqiptarët, të mençur, të orientuar qartë, të vetëdijshëm dhe të përgjegjshëm  për vërtetësinë e kësaj proteste, e cila do që t’i tremb ata me analogjinë e së njëjtës në grusht shtetin e  12 shtatorit 1998, i cili u bë gjithashtu për të penguar organet e drejtësisë nga arrestimi dhe burgimi i Sali Berishës, do t’i japin përgjigjen e merituar kësaj ndërmarrje në mbrojtje të krimit dhe të kriminelëve, duke lënë në shesh vetëm “Bandën Antireformës në Drejtësi”, autorët e krimeve dhe të korrupsionit 25 vjeçar, bashkëpunëtorët dhe përfituesit prej krimeve të Berishës, si shenja më sinjifikative e dallimit të të mirëve në këtë vend dhe bandave dhe banditëve kriminel që e mbajnë peng të krimit këtë vend”.

8 komente në ““Nga e ‘urta’ Liri, tek Zeni, Argita e mbeska e vogël: Këta janë si familje për burg””

  1. Drejtësia says:

    Jo për burg jo,janë për në lirar se ashtu zhduket fara e keqe.

  2. jon says:

    gjarprit po nuk ju shtyp koka ….eshte e kote!

  3. Fallo Madhi says:

    Kush del ne proteste per spiunet e serbise se PDse,i kam qire gruan,motren ,nenen dhe gjithe pragun.

  4. Shoku " Shpati " says:

    I vertet eshte fakti qe A Llalla ka probleme me diplomen e shkolles se mesme ? Ishte nje shkrim te gazeta Bulevard . Mbase eshte ” laps ” a ” lapsus ” si i thone se do jete shume brengoses nje fakt i tille !

  5. ani says:

    Po nuk u shporr familja e Krimit dhe banda e Salistanit, ky vend nuk do te shpetoje asnjehere

  6. dash says:

    AMEN !!! Zoti ta degjofte fjalen….

  7. Bushi says:

    Mirenjohje per Idajetin. Vertete,kryekoka e krimit eshte Sali Berisha.Ai eshte shkaterruesi i shqiperise.Industrine dhe bujqesine,qe ishte ngritur me mund e djersen e popullit,ai a shkaterroi. Varja ne litar,per ate,eshte pak. Protesta e 18 shkurtit eshte tamam per te mbuluar krimet e Saliut dhe te bandes se tij.Kush mere pjese ne ate proteste katrahure,do jete shqipetar budalla.Nuk ka alternativ per popullin,por per karrigen e Saliut dhe te Lulezim Bashes.Mos u genjeni me nga nje 50 lekshe qe do u japin ata. Ata po tallen me ju o demkrate.

  8. Beni says:

    Une mendoj qe kjo familje hajdutesh e kriminelesh qe kane punuar per UDB e jo per shqiptaret duhen zhveshur nga cdo lloj pasurie, duhen lene me rrobat e trupit ,te flene poshte urave o ne malet e Vicidolit. Ky duhet te jete denimi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje