Nga eksperimenti Berisha, tek Rama e Basha

14 Shkurt 2017, 11:41Politika TEMA

Nga Gjergj Bojaxhi

 

Që nga viti ’90 Shqipëria ka qenë në një provëz eksperimentale.

Eksperimenti Berisha ishte i pari që falë mendësisë dhe reminishencave të së shkuarës solli pushtetin presidencial si në vendet diktatoriale duke implementuar një demokraci hibride deri kur ra nga pushteti prej firmave piramidale që i toleroi deri në lulëzimin e ekzagjeruar të tyre që solli rrënimin ekonomik e financiar të popullit dhe shtetit.

Pas kësaj i erdhi radha eksperimentit Nano që e shndërroi qeverisjen në etalon të degradimit dhe korrupsionit nën maskën e liberalitetit derisa dhe ky degradoi në vetërrëzim duke i hapur rrugën rikthimit të eksperimentit të radhës sërish nga Berisha.

Njerëzit besuan se ai kishte ndryshuar dhe në fakt kishte ndryshuar nga mbretërimi i parë.

Këtë herë Berisha ishte tolerant ndaj aferave, korrupsionit dhe klaneve që zhvasnin paratë publike.

Degradimi i Berishës se dytë erdhi dhe i la vendin eksperimentit Rama me shpresën e madhe te rilindjes që po rezulton një rivdekje.

Përfshirja e krimit në politikë dhe institucione ishte eksperimenti i radhës që iu ofrua shqiptarëve, ndërkohë që në rradhë pret një “Eksperiment i Provuar” që shërbimin më të mirë që mund të bëjë është asgjëja.

Basha dhe asgjëja janë një binom i pandashëm dhe i provuar, ndaj do të ishte fatalitet të vijojmë të mbetemi në këto eksperimente të stërprovuara.

Shqiptarët kanë nevojë për vlera dhe njerëz që i bartin.

Duhet të fillojmë të mendojmë si të dalim nga ky eksperiment 27-vjeçar. Është koha e realiteteve, është koha e të vërtetave.

Është koha të ndërmarrim Sfidën për Shqipërinë.

(Pjesë nga diskutimi me studentë të ciklit master në U.E.T.)

4 komente në “Nga eksperimenti Berisha, tek Rama e Basha”

  1. eli says:

    Ti daj je bere nje here problem,kur te kapen ne nje allish verish.

  2. Kris says:

    Blushi,Bojaxhi,Spahiu parti te rej me mentalitet te vjetr! Nuk e shikoj veten ne asnje nga keta ish berishiane,nanoiste apo antirame!Te gjithe derrat nje fecke kane Derra jane edhe po te vene te kuq buzesh!

  3. Alexander W Buda says:

    komb shkerdhat mer.
    sillen si shkerdhata
    rrojn si shkerdhata
    dhe qahen si shkerdhatat kur shkerdhehen shkerdhatnisht ne nje shkerdhatore moderrne qe quhet shkerdhatokraci.

  4. Jimi says:

    Ore llustraxhi, po a ta mush menjen ti per me drejtu qeverin ?
    KESH-in e qave me lot, ja njeve lezetin mire tani po don me ja ni lezetin ene qeveris a?
    Rrnofsh or ti llustraxhi se edhe ty te kishim met!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje