Flamurtari, prezantohet Duro: Objektiv mbijetesa, pësojmë shumë

17 Shkurt 2017, 14:40Sport TEMA

Shpëtim Duro prezantohet në Vlorë, do të jetë ai timonieri i Flamurtarit të paktën deri në fund të sezonit. Në konferencën për shtyp të organizuar nga klubi kuqezi, trajneri kryeqytetas u shfaq në krah të presidentit Sinan Idrizi dhe paraardhësit të tij, Gentian Mezani. Ishte fillimisht numri 1 i klubit që sqaroi situatën duke theksuar se Mezani do të vazhdojë të të jetë pjesë e Flkamurtarit në një tjetër pozicion dhe më pas bëri një “Mea Culpa”, duke e pranuar se një pjesë e përgjegjësisë për ecurinë negative të skuadrës e ka edhe ai.

“Kur është dështim është dështimi im, nuk do të thptë kjo që nuk ishte Ramadani trajner i mirë. Këto janë dështime të pjesës së menaxhimit dhe jo të trajnerëve”.

Më pas ishte Duro ai që mori fjalën duke falënderuar klubin për mundësinë që i dha edhe pse e pranoi se ky nuk është momenti më i mirë për të marrë drejtimin e Flamurtari.

“Nuk është momenti më i mirë për të drejtuar këtë skuadër dhe nga eksperienca që kam kam pasur një ide që ta filloj punën nga fillimi sepse kjo është pozitive, por sigurisht kam marrë edhe skuadra në vështirësi siç është situata momentale e Flamurtarit. Ky është profesioni i trajnerit që duhet të punojë edhe në situata të vështira. Nuk ka trajner të mirë dhe të këqinj, ka trajnerë të suksesshëm dhe të pasuksesshëm. Puna jonë matet me rezultatet. Objektivat, do të bëj maksimumin për të dalë nga kjo situatë”.

Pak vite më parë, Duro ishte në krye të stolit të Skënderbeut dhe kundërshtari kryesor i Flamurtarit në garën për titullin, por ai thekson se tashmë po nis një kapitull të ri në karrierën e tij.

“Me Skënderbeun bëja punën time dhe sot do ta bëj me mish e me shpirt punën  si trajner. Jam një profesionist. Në Vlorë kam shumë miq dhe e njoh mirë ambjentin. Flamurtari ka kapacitete dhe këtë e thonë të gjithë. Kushtet janë pozitive dhe e vetmja gjë është që të kalojmë këtë situatë shumë të vështirë”.

Objektivi është i qartë, mbijetesa mes më të mirëve dhe Duro e pranon që beteja do të jetë e ashpër deri në fund të sezonit. Më tej, ai ndalet te një detaj që i ka bërë përshtypje, duke theksuar se do të nisë punën menjëherë për të rregulluar mekanizmat mbrojtës të skuadrës. 

“Flamurtari është skuadra e parë në Shqipëri që ka pësuar 25 gola pas Korabit dhe ky është një aspekt shumë negativ. Ka bërë rezultate shumë pozitive por ka pasur edhe oshilacione dhe këtu kam parasysh ndeshjen me Vllazninë. Në aspektin mbrojtës nskuadra lë shumë për të dëshiruar dhe këtu do ta përqëndroj punën sepse nuk na duhet loja e bukur por rezultatet. Nuk e kam as me portierin dhe as me mbrojtjen por me mënyrën se si luan skuadra në tërësi. Duhet të jemi shumë të ekujlibruar dhe me stabilitet edhe pse Flamurtari është një skuadër që e ka në traditë stilin sulmues”.

Në fund një koment edhe për termat e kontratës së lidhur mes tij dhe Idrizit, duke theksuar se kjo është një marrëveshje që bazohet mbi ecurinë e punës së tij në stol gjatë dy uajve të mbetur.

“Jo gjithmonë kontrata e trajnerit shkon deri në fund. Nuk pranova kontratën 3-vjeçare të klubit sepse puna jonë varet nga rezultatet. Nese skuadra ecen mire une jam i pari që do të vazhdoj të punoj këtu”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje