Chelsea kalon në çerekfinale të FA Cup

18 Shkurt 2017, 21:08Sport TEMA

Chelsea ka kaluar në çerekfinale të FA Cup, pasi eliminoi skuadrën e Wolves, duke e mposhtur me rezultat e pastër 2-0.

Kryesuesit e “Premier League” Chelsea, ka vazhduar me formën e mirë dhe në Kupë, pasi arriti që të bëjë një 90-minutësh mjaft të mirë përballë Wolves, duke e dominuar totalisht takimin.

Skuadra e Antonio Contes me këtë fitore kalon në çerekfinale të FA Cup.

Golat në këtë ndeshje i shënuan sulmuesi spanjoll, Pedro Rodriguez, në minutën e 65-të dhe Diego Costa 90-të.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje