Të gjithë fajin e ka Vetingu!

20 Shkurt 2017, 18:54Politika TEMA

Nga Ilva Tare

Dy janë risitë e reformës Kushtetuese që do të mundësojë fillimin e një epoke të re në drejtësinë shqiptare, Vetingu dhe struktura SPAK. Pjesa tjetër e institucioneve parashikon një ristrukturim, që do të kontrollohet imtësisht nga procesi i Vetingut. Pa këto dy elementë reforma në drejtësi dhe investimi disa vjeçar i të gjithë spektrit politik në vend, do të rezultojë nul. Verifikimi i integritetit profesional, pasurisë personale dhe raporti me zbatimin e ligjeve në vendimet e dhëna të prokurorëve dhe gjykatësve do të përcaktojë të ardhmen e tyre, por sidomos të shqiptarëve të thjeshtë që presin drejtësi.

Nëse Vetingu do të lejohet të kryhet ashtu siç është menduar dhe shkruar në Kushtetutë, do të shkundë sistemin gjyqësor dhe politik dhe këtë e dinë mirë të gjithë aktorët.

Kësisoj, me apo pa dashje pengimi i fillimit të procesit të vetingut dhe bllokimi nga Gjykata Kushtetuese prodhoi kaos në ngritjen e institucioneve, por mbi të gjitha i shtyu afatet në limitin e parazgjedhjeve. Afrimi i fushatës zgjedhore rezulton gjithmonë me përshkallëzim të retorikës politike, e për rrjedhojë e bën procesin e vetingut të cënueshëm e të shantazhueshëm nga numrat në Kuvend dhe fryma e politikës së ditës.

Një vit më parë Komisioni i Venecias, i thirrur nga palët në pozicionin e arbitrit të gjithëpranuar, paralajmëroi se struktura e propozuar ishte e mirë, por mbetej për t’u parë nëse Shqipëria do t’i kishte burimet njerëzore të aftë për t’u përfshirë në system me kriteret e reja ligjore. Edhe Partia Demokratike e ngriti shqetësimin e mungesës së burimeve njerëzore në atë kohë. Por ky shqetësim mbeti i paragjykuar, deri ditën kur komisionet e vetingut rrezikojnë të mbeten pa garë. Nxitimi për të bërë një sistem gjyqësor të pakompromentueshëm solli një ligj të rreptë me kritere ligjore, që siç u pa në fazën e parë vetëm 29 vetë u kualifikuan, nga 27 që duhen.

Duhet thënë se këta kandidatë nuk janë vetuar, por vetëm verfikuar paraprakisht për kandidimin e tyre. Procesi i vetingut mund të rezultojë i pasuksesshëm për një pjesë të tyre, që do të sjellë dhe ngërç në plotësimin e trupave të vetingut. Nëse ndodh ky skenar, duhen rihapur aplikimet dhe procesi do të shtyhet me afate të tjera që e kalojnë këtë legjislaturë.

Përfshirja e Kuvendit në përzgjedhjen e kandidatëve që do të bëjnë vetingun, falë të ashtëquajturës “formula Nuland” ishte një lëvizje që do të ndikohej prej humorit të politikës, apo sic është artikuluar ditët e fundit me fjalën bojkot. Deri më tani lëvizjet duken të parashikueshme dhe të kuptueshme përfshi dhe mesazhet e koduara që përcjellin aktorët politikë nga të dyja kahet. Me këtë Parlament apo me të riun reforma në drejtësi nuk do të mund të ndalet. Çfarë është shkruar në Kushtetutë dhe u votua me unanimitetin e “sinqertë” të 140 deputetëve do të zbatohet një ditë, qoftë ajo para apo pas 18 Qershorit dhe pavarësisht se cili do të jetë emri i Kryeministrit. (Javanews)

4 komente në “Të gjithë fajin e ka Vetingu!”

  1. Kujtimi says:

    PLAKU MERE KERCEN NGA VETINGU SE pO VJEN FUNDI PLAKU MERE BEN PERDIT PER REVOLUCJON qe te shpetoi ay dhe Xeni e Luluja kerma B….. Q

    1. vezhgues says:

      A-ja e demokracise vjene nga zgjedhjet e lira, deri tani te gjithe e dime se si jane zhvilluar zgjedhjet e si jane manipuluar ato deri te kokefortesia per te mos hapur kutit mbas votimit per te bere sondazhe. E si do behet vetingu pa bere zgjedhje te lira, deputetet qe jane sote ne parlament nuk dihet saktesisht se si kane ardhur ne foltoren e sovranit,kur perdite po shikojme se dalin trafikant,kriminel,hajduta etj. Keta kane ardhur deri ketu nga kryetaret e partive qe shpiken listat e mbyllura. Tani ka ardhura ose eshte tejkaluar koha per te bere nje kode zgjedhor demokratike,per te bere statute partie demokratike, shqiperia nuk mund te zhvillohet me sundimtar, keta kryetar partise jane te papergjeshem dhe kane ardhur me mision jo per te udhehequr e drejtuar vendin e per ta zhvilluar ate por per ta masakruar e vjedhur ate, vetem fakti qe nga vendi jane larguar 1/3 popullesise bene qe keta drejtues qe jane sote duhet te largohen,jane antikombetar,mafioz. Armiku me i madh i shqiptareve jane vete drejtuesit e tij,qe kane ardhur ne krye ne menyre mafioze. Tani do filluar nga e para,nga zgjedhjet e dreja dhe te lira,nga e drejta qe votuesi te zgjedh dhe te revokoje perfaqesuesin e tij ne parlament

      1. nn says:

        e kishe llafin – si do behen zgjedhje te lira pa u bere Vetingu….- se po hyne prape ne parlament keta lloje – Vetingu nuk behet kurre

        loje fjalesh eshte, por me kete teori po luajne te gjithe “veza pulen, apo pula vezen”… mendoj per sa kohe kemi mbeshtetje asnjanjese, duhet bere Vetingu sa me pare, para zgjedhjeve, dhe pastaj shohim kush do mbetet per te zgjedhur ne 18 Qershor

  2. pegasus says:

    ….imagjinoni…merreni pak me mend…cfare do ndodhte sikur te gjithe keta te kishin makinat me vete…vetem ate luks asgje tjeter….JEPINI LIRI FANTAZISE….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje