Basha s’po e hap dot çadrën. Tani i ka mbetur vetëm një zgjidhje...

22 Shkurt 2017, 11:39Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Ben Blushi ka qenë i qartë kur i është përgjigjur thirrjes së PD-së se aty në çadrën e saj nuk ka vend për të. Megjithëse një nga kundërshtarët më të ashpër të kësaj qeverie, megjithëse një nga aktorët që do më shumë se kushdo tjetër rrëzimin e Edi Ramës, ai e ka thënë qartë dhe troç se nuk e gjen veten në protestën e PD-së.

Me po të njëjtën këmbëngulje si Blushi do t’a heqë qafe kryeministrin edhe rivali i tij i përhershëm, Ilir Meta. Por edhe ai, megjithëse po e mbështet protestën me lëvizje okulte dhe me njerëz, megjithëse i ka të rakorduar në distancë me PD shumë nga qëllimet që kërkojnë të arrijnë, pra megjithëse po i bën të gjitha këto, edhe Meta po e lë të valëvitet në ajër ftesën për t’iu bashkuar publikisht aksionit opozitar.

Tani që ka hyrë në ditën e pestë duket se protesta nuk po del dot nga çadra e PD-së.

Ajo po mbetet, ashtu sikurse pritej, një lëvizje thjeshtë njëpartiake, një mjet beteje që njëra palë përdor për të mposhtur palën kundërshtare.

Paaftësia për t’u zgjeruar jashtë gardhit ka arsyet e saj.

Është vështirë që dikush të besojë se një parti që është treguar jo sensibël që prej vitit të largët 1996 e deri në verën e 2011, për votën e lirë, tani e ka seriozisht këtë kauzë.

Është vështirë që dikush të besojë se objektivi i qeverisë teknike është i rrealizueshëm, kur atë nuk e ka arritur, as Berisha me lëvizjen “Nano IK” para zgjedhjeve të 2005, dhe as Edi Rama pesë vite më pas me parrullën: “hap kutitë ose largohu”. Në këtë vend qeveritë nuk e lënë kollaj kolltukun, me pëjashtim të situatave emergjente si ato të viteve ’91 apo’97.

Është vështirë gjithëashtu që dikush të besojë se kjo mazhorancë që tashmë ka kapur mediat e mëdha të blera me leje ndërtimi, botën e biznesit që financon fushatën, trafikantët e drogës dhe të fortit që po dalin nga burgjet, e mendon qoftë edhe për një çast të vetëm organizimin e zgjedhjeve të lira, të ndershme dhe të drejta.

Pra, për të gjitha këto arsye, Lulzim Basha nuk mund të presë që kauzës së tij t’i bashkëngjiten forca jashtë gardhit, pasi ai nuk u garanton dot arritjen e qëllimit.

Dhe në këtë pikë duket sikur Basha gjendet në një udhëkryq pa rrugëdalje. Sikur ai do mbetet vetëm me idhtarët e tij dhe pa një përkrahje që shkon nga partitë e tjera e deri tek qytetarët e pa angazhuar.

Nga njëra anë ai nuk garanton dot superioritetin moral, betejën e së mirës ndaj së keqes, për të luftuar kundër një pushteti kriminal dhe të korruptuar.

Me mënyrën si ka bërë opozitë, me mungesën e reflektimit ndaj së shkuarës, me paftësinë për t’u shkëputur nga trashëgimia berishiste, ai e ka humbur këtë shans.

Për shmëkënd PD me PS ngjajnë si dy pika uji dhe nuk kanë ndryshime thelbësore. Në këtë betejë mes dy partive që prej kohësh Fatos Lubonja i etiketon si banda, lojën e fiton banda më e fortë. E fiton pushteti që ka rreth vetes edhe mediat, botën e financave, paratë dhe aleancën me krimin.

Pra, kur nuk e ka forcën që të tubojë partitë e tjera dhe pjesën më të madhe të shoqërisë kundër bandës rivale, Lulzim Bashës i mbetet vetëm një dalje nga udhëkryqi: t’i luftojë kundërshtarët me të njëjtat armë të pista që ata përdorin kundër tij.

Dhe kjo armë e vetme është bojkoti i zgjedhjeve. Mospjesmarrja në një garë të luajtur paraprakisht, rezultati i së cilës është fiksuar më parë.

Natyrisht, ky është një vendim që nuk do ta bëjë simpatik. Ky është një ekstremizëm që do ta privojë nga mbështetja e një pjese të madhe të shqiptarëve. Ky është një akt që do t’i derdhë mbi kuriz gjithë mërinë e diplomatëve “politikisht korrektë” dhe gjithë pezmin e aleatëve perendimorë.

Por, kjo është arma e vetme që Lulzim Bashës i ka mbetur në dorë.

Ai tani e ka ngritur atë.

Ai ka hedhur poshtë me këtë akt, portretin e djalit që qesh edhe kur i thonë gjëra të pakëndshme, imazhin e burrit që di të kthejë faqen tjetër pasi është goditur njëherë, profilin e politikanit që do t’a mbajë mirë me të gjithë.

Prandaj ai nuk ka më nevojë as për mbeshtetjen publike të Metës, as që Blushi t’i futet në çadër dhe as që qytetarë që s’besojnë tek PD-ja t’i shkojën në protestë.

Të gjithë ata nuk do ta gjykojnë këtej e tutje nga aftësia për të mbledhur njerëz rreth vetes, por nga vendosmëria për të shkrepur armën që nga në dorë. Sepse nga Basha tani nuk pritet më shpresë, por vetëm guxim për të goditur bandën tjetër.(Lapsi.al)

26 komente në “Basha s’po e hap dot çadrën. Tani i ka mbetur vetëm një zgjidhje…”

  1. DInamovit says:

    Artikull me diversante okulte dhe me idiotesira alla Bushati,ketij gazetaruci te vogel qe nuk foli kurre nje here te vetme si gazetar por ngeli gazetaruc.

    1. Skypion says:

      Pergjigjet “sqimatare” apo heshtjet tinezare ndaj zerave te ndryshem nga protesta,qe u kerkojne gjithe forcave politike qe jane kunder qeverisjes rilindjote,perfshi ketu edhe parti te tilla te opozitarizmit te vonuar,si kjo e Blushit,apo si ajo e opozitarizmit pervers te Metes, nuk e demtojne aspak kauzen opozitare,qe po merre permasa te papara.
      “Refuzuesit” e pasinqerte e hileqare,deri dje pjese kokeulur dhe e heshtur e Rilindjes se Rames,si Blushi i Bushatit,apo sot e kesaj dite bashkepunetore thelbesore e rilindjes,si LSI-ja e Metes,po humbasin shume politikisht.Do te humbasin me shume ditet ne vijim,kur masiviteti i protestes do te marre permasa edhe me te medha.
      Ftesa u eshte bere.Jo vetem Metes e Blushit.Por te gjithe partive,politikaneve,qytetareve shqiptare,qe nuk jane dakord me qeverisjen kriminale dhe te korruptuar rilindjote.
      Kush nuk merr pjese,vetekufizohet.Elektoralisht.Kjo eshte e sigurte.
      Ne dallim nga te tjeret,rasti i Metes,eshte paksa specifik.Ai eshte ne pushtet.Eshte ne aleance me RAmen.Dhe kerkon te perfitoje sa me shume prej kesaj situate,ne pazarin e madh qe sapo eshte hapur me ortakun e tij.Duke e pare ortakun e tij armik nen presion nga protesta,ai meton te perfitoje sa me shume nga kjo dobesi dhe ta demtoje maksimalisht ate.Edhe mund t’ia arrije.Por,harron faktorin popull,qe po rri e veshtron me kujdes gjithe pazarlleqet e felliqura qe po zhvillon ethshem me Ramen.
      Shkurt,Meta mund te fitoje dicka a shumcka ne tavoline,por do te humbase jashtezakonisht shume ne vote.Sepse,sido qe te shkoje puna,ta harroje se klientelizmi,si tipar kryesor i partise se tij,te mund te kete efekt ne zgjedhjet.
      Ajo cka me neverit tek ky shkrim i Bushatit,ka te beje me ate sesi e shikon ky analist bojkotin e zgjedhjeve.
      Nuk e di sesi eshte nga memorja.Nga ajo e aferta.
      Ne disa shkrime te meparshme,i bente thirrje Bashes te bojkotonte zgjedhjet.
      Sot,i ben moralizimin ketij bojkoti hipotetik,duke e quajtur si pergjigje bande…!!!
      Me pak fjale,moralisti Bushati,ne njeren ane i ben thirrje Bashes te bojkotoje, e me ane tjeter, thote se bojkoti eshte opsion bande!
      Duke dale pak nga tema,me lejoni te them,se kjo eshte nje nder arsyet,se pse i perbuz e percmoj kaq shume moralistet ne pergjithesi.
      E perseris edhe njehere,ne rrethanen kur protestes po i bashkohen gjithnje e me shume qytetare,mospjesmarrja e disa politikaneve apo forcave politike,vecse demton keta te fundit dhe fisnikeron edhe me shume ate.
      Nese Bushati don me te vertete te miren e Blushit,e keshilloj qe te mos e kerkoje ate tek perfitimi qe mund te kete LIBRA e Blushit nga bojkoti hipotetik i demokrateve,por t’i peshperise,se po vetelecitet duke bere sqimatarin hileqar.

  2. korabi says:

    Ik o i ndyre ik o gjakprishur qe i do te keqen ketij vendi.Ik or bajge qe qelb dynjane sa her flet.Kontributi jot ne medja eshte nje mut.
    Do te mbahesh mend si nje krimb i peshtire.

  3. XY says:

    Le ta vazhdoje Bushat , Luli protesten , por mos harro qe ta keshillosh si keshilla qe i dhe , qe te mos e bllokoje Vetingun duke derguar vetem Tre veta ne komision 3 veta .Meqenese ra fjala , cfare thua ti Andi per bllokimin e Vetingut !!!??? Se ne kete ane sikur nuk ke ze fare Bushat !!!

  4. kapo says:

    hahaha mor bushatlli. Proletarë të të gjitha vendeve çohuni. Më fal. Antishqiptarë të të gjitha vendeve. Ti nuk di se në cilën karrike ulesh. Ta paska fut mirë Rama që mezi po pret të shkrepet ndonjë armë. Përse nuk del ti në mes të Tiranës. Ndonjë çifte të gjyshit do ta kesh trashëguar. Por vetëm karakterin e tij nuk paske marrë.

  5. Kris says:

    Ju lutem Z. Mero botoni komentin dhe shkruani nje artikull per kete! Une kurre nuk do ta besoja qe Bushati eshte “naiv”! Por kur i thua cfare mendon realisht tregon se aq e ke “hapin”. Aq tru ke! Nese me te vertete beson qe Basha eshte dhe do te behet si thote Andi eshte vertet nje mendjeshkurter! E para se Basha nuk ka tru, sic mendon Andi! Lili eshte nje adult me mendje femije! E dyta Basha eshte vetem nje qen, qe ka leshuar Berisha per te lehur! Dhe qenit po i thirre njehere ik, ai largohet! Basha nuk komandon dot PD e jo te gjithe opoziten! Dhe e fundit duket qarte qe nderkombetaret nuk jane me PD! Keshtu me vjen keq qe Andi eshte konsumuar deri ne kete pike!

  6. Bushi says:

    Te dhjefsha mendje o Andi Bushati.Qenke vertete gomar.Kushe po pjerdh per Bashen e Berishen.Zgjedhjet do behen pa tjeter ne 18 qesrshor,se eshte vullneti i i popullit.Zgjedhjet ne dore i ka qeveria dhe jo ti o mut gazetare,apo Berisha me Bashen.Nderkombetaret jane pergatitur per t’i monitoruar zgjedhjet,kurse titi o kaqol thua qe Basha te bojkotoi zgjedhjet.E ke dhjere vehten me kete shkrim.Do ti apo nuk do ti,Edi Rama do jete kryeminister i perjetshem,se nuk ka bere krime si Saliu dhe Basha.Akuzat tuja dhe te pd-ke,kundra Rames, jane shpifje.

  7. Dyshi says:

    “Bandat e krimit” ….qe nuk vrasin njerze ne bulevard,nuk jane banda krimi por banta interesi….o Andiiiiiiiii.

  8. era says:

    Sa vjen e ngjarjet po tregojne se Edhe Ju Bushat,keni shteruar nga idete.Edhe me i humburi ne kete vend,edhe me i varferi ne 28 mije km,te ketij shteti,edhe ai qe s’ka buke te haje,e ka kuptuar,se; QELLIMI NUK JANE ZGJEDHJET E NDERSHME,SE ASNJEHERE BERISHA E LULI NUK BENE NJE GJE TE TILLE,POR ESHTE VETINGU,KU LULI DUHET TE PERGJIGJET PER 230 MILION EUROT E VJEDHURA,PER QENIEN E TIJ SI AGJENT I SIGURIMIT TE SHTETIT,SI NJERIU QE SHITI TROJET E KOMBIT,SI NJERIU QE VRAU,ETJ,ETJ.(NUK PO FLASIM PER SALIUN SE BEMAT ETIJ JANE ME NUMUR RENDOR TE PA MATSHEM,I KENI EDHE NE INTERNET.)
    Prandaj mos kerceni si keter dege me dege(Jam absolutisht te zhduket kjo qeveri,qe eshte koruptuar si e para),por si analist qe hiqni veten duhet te kishit ne analize kete pike,kryesoren(po pret gjithe nje popull,vetingun)e pastaj ti jepnit mend Lulezimit,hajnit,vrasesit e mashtrusit.

  9. kleptofagos says:

    …………………..
    Histori konspirative me personazhe VIP, si Meta, Berisha, Basha, Rama, Nano e me radhe te tjeret… Ngrysemi e gdhihemi me shpresen se e nesermja do na sjelle lajme te reja… Lexojme gazetat dhe analistet e paguar… Kacafytemi me njeri tjetrin per personazhin e preferuar… por, gjithnje harrohet Populli qe i ndjek nga pas keta Hajdute te Deklaruar. Kjo histori perseritet prej shume vitesh dhe ne (populli) gjithnje jemi te humbur. Ne fakt, me kete popull cdo gje duket normale dhe po ecen ne rrjedhen e vet. Nuk ka vend per cudira, sepse ky stan prodhon kete bulmet, na pelqen ose jo. Prandaj, ata qe duan ndryshim, mos ta presin nga personazhet e sipercituar, por ti braktisin “perendite e shkretetires” dhe te kerkojne krijimin e nje Protektorati Nderkombetar per Shqiperine… Deri sa te ndryshoje ADN-ja e shqiptareve…Nuk ka zgjidhje tjeter…

  10. Kapit Tupalla says:

    Tifoz i kujtë na qenka ky Bushati ? I SERBISË ?

  11. butrinti says:

    Z. BUSHTE JU LUTTEM TE KINI MIRESINE TE ME TREGONI SE CILAT MEDIA KA BLERE QEVERIA . SE DYTI TE ME TREGONI EDHE PER BANDAT KUSH I KA . KUSH I KEQPERDOR . UNE DHE TE GJITHE SHQIPTARET MENDOJME SE VENDLINDJA E TYRE ESHTE FFERMA SHTETERORE DHE NDERKOMBETARE E LAZARATIT TE CILAT QEVERIA E RREZUAR BERISHIANE DHE PARTIA DEMOKRATIKE ME TE TERA FORMACIONET SHTETERORE QE PRAKTIKISHT QUHEN TE PAMVARURA POR QE EDHE SOT KONTROLLOHEN PREJ SAJ – I MBROJTI DHE PO I MBRON ME VJEN KEQ OR OR ANALIST QE NUK KE MUNDUR ENDE TE KUPTOSH ME TE THJESHTEN GJE — QE INTERESAT E AMMERIKES DHE BASHKIMIT EUROPIAN PERPUTHEN ME ATO TE SHQIPETAREVE DHE KERKOJJNE—SHKATRRIMIN E PLOTE TE KETIJ SISTEMI DREJTESIE PER TE SHKUAR PASTAJ DREJT SHKATRRIMIT TE BANDAVE TE KKRIMIT . VJEDHJEVE TRAFIKIMEVE KORRUPSIONIT ETJ . kETE KERKON AMERIKA EUROPA DHE SHQIPETARET . HARROJENI SE SHQIPTARET DO TJNU VIJNE PAS PER TE MBROJTUR KETO . AKTUALISHT ME EUROPEN PA ASNJE LLOJ HEZITIMI ESHTE PARTIA SOCIALISTE (NDOSHTA JO TE GJITHE ) ME TA DO SHKOJ DHE POPPULLI SHQIPTAR PAMVARSISHTE VESHTIRESIVE MOMENTALE QE DUHEN KAQLUAR PER RINGRITJEN DHE FUQIZIMIN E SHTETIT PLOTESISHT TE SHKATRRUAR GA PD –SISTEMIT TE DREJTESISE DHE BANDAVE TE KRIMIT TE DIRIGJUARA PREJ TYRE POPULLI SHQIPTAR NUK ESHTE AQ BUDALLA SA TE SAKRIFIKOHET PER FAMILJEN DHE MAFIEN BERISHA, PER GJIN GJONERIT DHE FULLLANIN.B

  12. Kritiku says:

    Ore Bushati, je vizituar ndonjehere tek mjeku psikiater? Ke shume probleme, more djale! Mire ty te kane rrjedhur trute dhe shkruan idiotesira te tilla, por me idiote jane ata qe publikojne shkrimet e tua. Nuk ka dyshim qe jeni te gjithe ju ne te njejtin nivel zhvillimi, te trurit.
    Pika qe nuk ju bie ju palo gazetare qe e keni kapur, prej fyti, gazetarine shqiptare, ashti siç e ka kapur, politiken Sali Karaxhiçi. Ashtu si edhe ai, qe nuk e kupton qe komplet jashte lojes se politikes, me trurin e tij, prej te çmenduri edhe ju palo gazetare, nuk e kuptoni qe jeni ne profesionin e gabuar. Nuk keni asnje pike te perbashket ne llogjiken njerezore dhe kjo ju ben qesharak ne syte e botes.
    Te vetekenaqur, ashtu si edhe Saliu, ju gazetare nuk shkuleni me deshire nga fusha. Ju duhet qe t’ju marrim prej zvergu dhe t’ju hedhim ne lume, sepse na e keni bere jeten te zymte.

  13. astrit says:

    Artikull idiot nga nje i vete quajtur analist qe e a shitur shpirtin per ca leke! Nuk jemi ne vitin 1949 kur luftohej kunder bandave! Zgjidhja eshte qe Basha te degjoj nderkombetaret, ti therrase arsyes dhe te mbledhe cadren sic e ngriti! Me pas te pergatise veten dhe partine per zgjedhjet e 18 qershorit 2016 dhe ti lere perrallat! Nuk ja vjedh njeri votat sepse PD nuk eshte parti qe mund ti vjedhesh votat! Po mundi le te fitoje, por duket hapur se humbjen e thelle e ka siguruar!

  14. Gazetzri says:

    Mba 1 here qendrim si BURRE o “gazetar”

  15. KY VAZHDON TE QURRAVITET ME NOFKEN QE I KA VENE VETES SI GAZETARUC,,,,SFORCOHET QE TE DUKET GAZETAR DHE ANALIST,,,,BAJGA QE VIJNE ERE NJE ORE LARG,,,,LEGEN QE KUR DALIN NGA STUDIOT TELEVIZIVE KU DEBATOJNE PRESIN SEKSERIN QRE TU JAPI LEKET PER MBROJTJEN QE I BEJNE PARTIVE TE INTERESIT,,,,ASNJEHERE NUK KA MBROJTUR INTETESAT E POPULLIT ,,,POR VETEM INTERESAT E PARTIVE DHE XHEPAVE TE TIJ,,,IK OR MU,,,SE TE NJOHIM SE KUSH JE,,,,

  16. vjola says:

    Bushat ti me shpurren tede jeni banda bashke me PD . Ju gazetare ,pa ,tru ,sahan lepiresa , shpifesa merrni shembull si behet gazetaria nga znj e nderuara gazetare te Kosoves , Arbana dhe Kimetja . Mortja tju haje e tju fshije nga faqja e dheut qe perkrahni kriminelat qe i vune zjarrin Shqiperise .

  17. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Ekziston vetem nje rruge per Bashen !
    Nje gur ne qafe dhe te”mbytet” ne Lane.

  18. Ledion says:

    PD nuk hap dot çadren, ndersa ti Andi u shfryve si tullumbac.

  19. aqif tahipi says:

    Me keto keshilla idiote e moret ne qafe te djathten ju mor budallenj.Politikenjt shqiptare ,nuk kane asnje arme dhe mundesi per presion ndaj askujt.Ata mund dhe duhet vetem te rrine gatitu perpara me te fortit ,ne kete rast shba.Ne te vertete kane 25 vjet qe jetojne ne skenen politike ,vetem duke ju lepire te huajve te fuqishem.Te tjerat jane karlliqe nga rogneri qe besohen vetem brenda megakatundit tone.Sec kam nje bindje qe nese lu ja i therret ne ambasade deputetet e shqupit mund ti beje te votojne “me konsensus si 21 korriku “komisionin e vettingut.

  20. fieraku NGA ferrasi says:

    Basha po’ ja le drejtim grevisteve zharrez
    Patoz ballesh.
    Qe po’ vine ne kembe e me karroca
    Njerezit duan Pune buke jo llafe.

  21. ETHEM says:

    KY BUSHATI SHKRUAN SIKUR POPULLI NUK DI ASGJE KUSH JANE SB E LB E KO-HANDUT DHE VRASES.E DI DHE BUFI PULAVE SE LULI ESHTE NE PROTESTE NGA HALLI QE KA ZENE BANDEN E PD NGA REFORMA NE DREJTESI.PD PO SHFRYTEZON GABIMIN FATAL PER KOMISJONIN 50/50% PER MIRATIMIN E INSTIT.TE DREJTESISE.DHE ME KETE RAST REFORMA DO SHTYHET NE PARLAMENTIN E RI.KETE DO ARRIJE BANDA SALISTE.CADRA E KRIMIT NUK DO SJELL GJE,PASI QEVERIA TEKNIKE NUK MBESHTETET NGA ASKUSH PRA EDHE NGA BE E SHBA.DESHTIMI REFORMES NE DREJTESI ESHTE DESHTIM I SHBA E BE E JO E RAMES QE KA MBESHTETJEN E TYRE QE PO TERBON SALIQENIN,I CILI MBREME DOLI PERSERI HAPT KUNDRA TYRE SI E.HOXHA DIKUR.MENDIMET E KETIJ BUSHATIT I INJORON DHE GJYSHJA IME 90 VJEÇARE.AI ESHTE NJE “O” PARA GJYSHIT TE TIJ HYSNI KAPO.TI VIJ TURP PER INJORANCEN E TIJ

  22. Plaku says:

    SKYPION është i zgjuar.Por duket se e ka humbur
    qetësinë. I janë errur sytë. Cadra po tretet dita-ditës,
    SKYPIONIT i duket se mbushet më shumë.
    Gjynah SKYPION!! NGUSHËLLIME!??

  23. . says:

    Z.Rama,

    – Ne POPULLI (pervec verioreve) duam menjehere zbatimin dhe funksionimin e DREJTESISE dhe VITINGUN”.

    – Ceta-PD veriorve, Berisha, Basha, Meta nuk duan DREJTESI dhe VETINGUN prandaj kane ngritur “BUNKERIN” per tu fshehur dhe per t’u mbrojtur bashke me familje.

    – SHBA-ja, Europa dhe Ndrekombetaret denojne kete veprim anti-shqiptar pra kerkojme “leje” qe NE POPULLI (pervec veriorve) te protestojme per DREJTESIN e VERTETE … si mund te kemi zgjedje te lira pa DREJTESI te VERTETE ?

    – Na lejoni dhe NE te kerkojme te drejten tone per te patur DREJTESI.

  24. demokrati says:

    Bushati citon lubonjen dhe keshillon bashen ne nje artikull. Boll idiot dhe diletant eshte basha ne veprimin e tij gjysmak politik dhe antidemokratik, por kjo eshte doze vetem per inteligjencen e Bumcit. Opozita larg shushunjave qe ngelen pa gjak dhe pare shqiptaresh. Nje gje te mire beri Rama , u nderpreu burimin e parave qe dilnin nga xhepat e shqiptareve dhe ushqenin nje kulture te ulet informacioni dhe diversioniste ndaj cdo gjeje shqiptare.

  25. arben says:

    Qenke thjesht nje karabush qe megjithse nuk mer vesh fare nga politika perpiqesh te japesh keshilla ne PD.Por cdo gje qe thua eshte nje vetvrasje jo vetem per Bashen por dhe per gjithe opoziten.Te dish te besh politike do te thote qe me mjete demokratike te dish te dalesh nga te tilla situata te pa favorshme e bllokuese ku te gjithe jane kunder teje e jo te shkosh me inat deri ne vet flijim.Edhe Enveri perbetohej se edhe bar do hanim e komunizmin nuk e tradhetonim por ne 1990 shqiptaret e pordhen ate e komunizmin bashke me te.Prandaj Basha e PD duhet te mos degjoje keshillat e te tille karagjozeve por me shpejtesi te kape trenin e fundit qe po I iken e te lere menjane teorite konspirative te blerjes se votes nga miliardat e droges pasi te gjithe e dime se mafia nuk ka preferenca te vecanta politike por u ka sherbyer dhe sherben te gjithe politikaneve e pushtetareve te korruptuar dhe te udheheqe opoziten ne perballjen e radhes me kundershtarin me mjete demokratike sic eshte vota e popullit

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje