Shehi: Meta mjaftueshëm i madh për të dalë forcë më vete! Basha ta ngjisë vetë maloren

23 Shkurt 2017, 23:04Politika TEMA

Kreu i Lëvizjes për Zhvillim Kombëtar, Dashamir Shehi thotë se do të ishte më Ilir Meta është mjaftueshëm i madh për të dalë më vete në zgjedhje, ndërsa sipas tij, Partia Demokratike dhe aleatët e saj duhet t’ja dalin me forcat e tyre.

“Unë gjykoj që z.Meta ka pasur periudha që ka luajtur rol pozitiv. Z. Meta besoj se pozicionin e vet e luan më mirë por të bëjë një forcë të pavarur. Unë gjykoj që është mjaftueshëm i madh për të prodhuar gravitetin e vet.Unë nuk e shikoj si disa brenda PD-së se duhet të puqet me ne. Duke u puqur me ne ka pasur disa interesa që janë mbivendosur dhe kanë prodhuar situata të pakëndshme politike.

Meta nuk ka nevojë të vijë te PD-ja. Mjafton të ketë kurajën për njerëzit e vet dhe idetë e veta të dalin më vetë dhe kjo do të ishte fair-play për politikën.Unë gjykoj që PD-ja dhe bashkë me ne të tjerët, ka për detyrë ta ngjisë vetë maloren. Unë gjykoj që i ka mundësitë për ta ngjitur vet.

Në qoftë se do ta bëjë unik lidershipin, vendimmarrjen. Në qoftë se do të ndjekë strategji. Tre katër elemente ia kam thënë z.Basha. Ne nuk jemi marrë me reformën administrative dhe ia lamë Partisë Socialiste që ta shkruante si të donte, do ta kemi në kurriz”, u shpreh Shehi në emisionin “Arena” në Ora News.

Opozita shqiptare prej gjashtë ditësh ndodhet në protestë brenda një çadre para kryeministrisë si dhe ka bojkotuar Parlamentin.

Kërkesa e tyre është krijimi i një qeverie për të garantuar zgjedhje të lira më 18 qershor, ndërsa i është bërë ftesë çdo force politike, përfshi edhe LSI-së për tu bërë bashkë për zhvillimin e zgjedhjeve të ndershme dhe me standarde. Vetë kreu i LSI-së Ilir Meta ka deklaruar se dialogu duhet të zhvillohet në parlament, aty ku ka ftuar opozitën të paraqesë kërkesat e saj.

1 komente në “Shehi: Meta mjaftueshëm i madh për të dalë forcë më vete! Basha ta ngjisë vetë maloren”

  1. lemi says:

    …sheh…shah,,,MAT!!!…shko rregullo buzen njehere o shkerdhate, katunar katerqind vjecar i tirones…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje