Kategoria Superiore/ Paqe në Gjirokastër. Teuta triumfon përballë Korabit

25 Shkurt 2017, 16:01Sport TEMA

Janë mbyllur dy ndeshjet e para të javës së 23-të Kategorisë Superiore të cilat ishin Luftëtari-Laçi dhe Teuta-Korabi.

Takimi i luajtur në gjirokastër është mbyllur me rezultatin e barabartë 1-1, me të dyja ekipet që ndajnë nga një pikë.

Të partë që kaluan në avantazh ishin vendasit me anë të Ramadanit në minutën e 14-të që shëndërroi në gol një 11-metërsh duke e mbyllur pjesën e parë me shifrat 1-0.

Ekipi i drejtuar nga Sinella barazoi në pjesën e dytë me anë të Jonuzit në minutën e 65-të.

Rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund me të dyja ekipet që marrin nga një pikë.

Ndërkohë në sfidën tjetër Teuta mori një tre pikësh mjaft të rëndësishëm kundër Korabit.
Bregdetarët triumfuan me shifrat 1-0.

Heroi i skuadrës së Gugash Maganit ishte sulmuesi Andi Ribaj që shënoi golin e vetëm të takimit duke i dhënë tre pikë të arta ekipit të tij.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje