Kukësi, Gjoka: Me pak fat mund të fitonim

Trajneri i Kukësit, Ernest Gjoka, ka folur pas barazimit të marrë kundër Partizanit në “Zeqir Ymeri”.

Në një prononcim për “Supersport”, Gjoka tha se takimi ishte mjaft i fortë por me pak fat Kukësi mund të fitone.

“Mendoj se sot ka qenë ndeshje shumë e fortë shumë e luftuar dhe kishte brenda të gjithë komponentet e një loje futbolli. Duhet të kishim shfrytëzuar më mirë lojën nga minta e 70 deri në fund. Përsa i përket klasifikimit, ju kujtoj që në fazën e parë i kemi pasur 8 pikë larg korçarët me të cilët për një kohë të gjatë kemi ndarë edhe pikë të barabarta” tha Gjoka.

REMOTE_ADDR:[]

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *