Fatos Klosi: Thirrjet e Bashës për dhunë kanë prapa Berishën. Nuk flet pa leje ai...!

28 Shkurt 2017, 21:24Politika TEMA

Ish- kreu i SHISH Fatos Klosi është shprehur se pas thirrjeve  të kryedemokratit Basha për dhunë qëndron Sali Berisha.

Klosi u shpreh se Basha nuk ndërmerr  veprime apo nuk bënë deklarata të tilla pa marrë miratim e Sali Berishës.

“Nuk është se po hesht, mbrapa Bashës  unë konsiderojë Berishën, nuk i thotë këto gjëra pa marrë miratimin e tij. Ai e quajti revolucion dhe ky është me dhunë. I shtoi një demokratik që nuk ka kuptim. Nuk del vetë se e di që janë pak me zarar”, u shpreh Klosi gjatë një interviste në emisionin “45 minuta” të gazetarit Denis Minga.

“Dy qëllime ka protesta: Për t’i dhënë pak zjarr elektoratit të vet, më shumë militantët. Kam parë zyrat që janë lyer dhe s’i pashë një herë të hapura, janë në letargji. Për mua e bëri ciklin e saj. Nuk ka mbështetje, nuk ka motivim. Me Berishën mori përsipër të ndërronte qeverinë, të përmbyste komunizmin.

Ndodhi në lindje rrëzimi i komunizmit, dhe duke marrë parasysh efektin domino ndodhi edhe këtu. Erdhi në pushtet për shkak të gabimeve të socialistëve. Dështuan rëndë në zgjedhjet e mëparshme” tha Klosi.

Gjatë interviatës në Report TV, Klosi ka komentuar edhe koalicionin PS dhe LSI duke u shprehur se ai do të vazhdojë pasi është në interes të të dyja partive.

“PS kërkon një siguri për të vazhduar këto Reforma. Këto Reforma ka qenë me kosto dhe PS e ka të domosdoshme. Edhe protesta ta pengojë Reformën se janë trembur. Më të rëndësishme reforma se ka 5 apo 7 ministri. Nuk ka shumë rëndësi të madhe kjo për popullin.

LSI nuk i ka hesap. Ajo përfiton gjithashtu. Ndarjet brenda koalicionit bëhen për partitë e vogla. Për interesa të përbashkëta”, tha ish- kreu i SHISH Fatos Klosi.

2 komente në “Fatos Klosi: Thirrjet e Bashës për dhunë kanë prapa Berishën. Nuk flet pa leje ai…!”

  1. kapiteni Klos says:

    Ky I di gjerat.
    Ky eshte tutius, sflet kot ky!
    Degjoheni kete burre se eshte shume I ditur.
    Plus, ka fakte. E fillon fjaline me shprehjen:M’a do mendja, per mendimin tim, skam fakte por jam I bindur se…etj.
    Ky jo vetem qe ja zbulon petet lakrorit, por ky ka borxh te beje lakror pa pete.

  2. alphade says:

    Prandaj duhet arrestuar me njehere Berisha dhe Basha ! Thirrje hitleriane
    per destabiluzim te vendit ! Vecse nje gje duhet te dine keta bandite se
    shqiotareve i ka ardhur ne maje te hundes me keta hirra,hajna,vrases dhe
    nuk i dihet se sa ” thelle do te shkoje plugu” ! Nje 97-te duan shqiptaret dhe
    ketyre “trimave” do t’i duhet “vrima miut 500 grosh” !!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje