Ligj i ri për rezervistët, si do rikthehen ekspertët në skemë. Një përgjigje dhe për ministrin grek të Mbrojtjes për "lodrat" me uniformë në kufi

28 Shkurt 2017, 08:55Politika TEMA
Ligj i ri për rezervistët, si do rikthehen ekspertët në

“Thuajse në të gjitha legjislacionet e vendeve të aleancës koncepti i statusit të rezervistit është atje. Madje në disa vende edhe shumë herë më i zhvilluar se sa koncepti që ne kemi patur dikur për rezervistin. Për fat të keq për shkak të ligjit të daljes në rezervë, lirimit, largimit nga ushtria për shkak të mospërparimit në gradë, shumë ekspertë të Forcave të Armatosura dalin në rezervë më herët nga mosha e tyre e pensionit. Madje shumë më herët. Ne në këtë rast humbasim ekspertizën e tyre. Shumë prej anëtarëve të Forcave të Armatosura, qofshin këta ushtarë, nënoficerë apo oficerë, dalin në në një moshë shumë të re.

Pra janë akoma shumë aktiv për të bërë angazhimeve publike, kjo për shkak të  ekspertizës, disiplinës, për shkak të trajnimit, për shkak të përgatitjes fizike dhe kështu me radhë. Kështu që nevoja për t’i angazhuar rezervistët është një nevojë prezente në Shqipëri, ashti siç është nevojë në çdo vend aleat të NATO-së. Ne jemi duke punuar për ligjin e rezervistëve, por në të njëtën kohë kemi krijuar mundësinë e rilistimit të të gjithë ish ushtarakëve në rezervë apo në lirim, për të bërë të mundur që të jenë present sa herë që shoqëria ka nevojë për këta”,- u shpreh Mimi Kodheli.

“Në rast të emrgjencës civile, pra dëborë apo përmbytje, ka shumë eksperët që sot janë jashtë Forcave të Armatosura. Bazuar në konceptin e rezervistëve, do të ngremë në çdo qendër qarku, do të mundësohet thirrja e kësaj ekspertize, sigurisht kundrejt një pune vullnetare apo pune të paguar, për të mundësuar lehtësimin e punës edhe për ata që sot janë ushtarakët aktiv.

Në duhet të dimë se ku janë ish ushtarakët që kanë ekspertizë të nevojshme për të qënë të gatshëm për të mbrojtur atdheun.Unë besoj fort se forcat rezerviste të jenë aktive. Do ta lethtësonte shumë punën tonë, kur flitet për ndërhyrje të mëdha. Qoftë në raste tëmetesh, qoftë në raste përmbytjetsh, bllokimesh apo situate të tjerë. Shumë shpejt do të bëjmë një ligj i cili do të jetë specifik për rezervistët”,- theksoi Kodheli.

Prezenca në luftën kundër ISIS
Gjithashtu gjatë raportimit në Komsionin e Sigurisë për reformën ligjore në Forcat e Armatosura në vitin 2016, Kodheli shpjegoi disa nga risitë për ushtrië. Gjatë këtij raportimi Kodheli bëri të ditur se ushtria shqiptare është angazhuar në disa misione ushtarake paqeruajtëse. Sipas Ministres së Mbrojtjes, Shqipëria shumë shpejt do të ketë prezencë ushtarake edhe në luftën kundër ISIS.

Një ligj që do të vijë në tryezën tuaj ka të bëjë me ushtarakët tanë në koalicionin global në luftën kundër ISIS. Flasim për një aleancë të zgjeruar të NATO-­s në Irak, Bagdad dhe qytete të tjera. Prezenca jonë është kërkuar nga partneri ynë strategjik SHBA. Është një vendimmarrje e Parlamentit dhe miratimi duhet të kalojë me ligj në Kuvend”, u shpreh Kodheli. Sipas saj, Shqipëria ka dyfishuar prezencën e saj në Afganistan, por edhe në misionet e tjera. Ndërkohë e pyetur nga kreu i Komisionit të Sigurisë Spartak Braho për prezencën e ushtrisë greke në kufirin shqiptare, Ministrja e Mbrojtjes e quajti këtë veprim një lodër ushtarake.

Një lloj nevrikllëku nga ministri grek i Mbrojtjes. Afruan edhe trupa në kufi, por mua m’u dukën më shumë si lodra se sa si veprime të mirëfillta ushtarake”, tha Braho. “Gjithsesi ato quhen lodra ushtarake. Shpesh herë fqinjët tanë hedhin parulla edhe për konsum të brendshëm politik”, tha Kodheli. Gjithashtu në komisionin e sigurisë ka raportuar edh zv/Ministri i Brendshëm, Stefan Çipa, për veprimtarinë gjatë 2016­-së.

1 komente në “Ligj i ri për rezervistët, si do rikthehen ekspertët në skemë. Një përgjigje dhe për ministrin grek të Mbrojtjes për “lodrat” me uniformë në kufi”

  1. return of saint says:

    Pergjigjja qe prêt ministri grek eshte vetingu zbatoni vetingun dhe nuk do kete asnje provokim

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje