VIDEO/ Basha përplaset me analistin: Kritizer i PD. Muç Nano nevrikoset: Mbaje për vete...

7 Mars 2017, 01:07Politika TEMA

Kreu i PD Lulzim Basha ne nje lidhje direkte me emisionin Top Story, eshte perplasur me analistin Mustafa Nano, i cili i kerkoi kreut te PD te shkoje ne cadren e protestes dhe te thote kritikat qe mendon.

Por pergjigja e Bashes dhe termi kritizer qe ai ka perdorur per analistin e ka acaruar kete te fundit.

Ja debatet mes tyre:

Mustafa Nano: Ju keni ngritur atë cadrën aty dhe ajo cader është shndërruar në një lloj pelegrinazhi, duke qenë se është cadra e lirisë, a ka hapësirë të vij aty të them nja dy fjalë shoqëruar dhe nga ju dhe të solidarizohem me shqetësimin tuaj për zgjedhje të lira dhe të ndershme me kauzën tuaj. Por dua të them dhe të më dëgjojnë demokratët, besoj qe kam shumë gjëra të rëndësishme për të thënë.

Sokol Balla: Ideja e Nanos eshte a pranon cadra e opozitës zëra kundër

Lulzim Basha: E dëgjova Sokol. Zoti Nano ke qenë një kritizet i palodhshëm i PD në qeverisje dhe natyrisht kjo është meritë

Mustafa Nano: Basha komuniko me ne jo si njeri në miting…

Lulzim Basha: Mire si qytetar. Ke qenë një kritizer i palodhshëm i PD

Mustafa Nano: Kam qenë kritik jo kritizer, ketë mbaje për vete.

Lulzim Basha: po më ler mo të mbaroj mo, mos bërtit, pse nxefesh akoma pa marrë përgjigje.. ke qene kritik i palodhsjëm dhe kjo të nderon, kritik edhe në opozitë por kjo s’të turpëron, se cdo njeri ka mundësinë të japi mendimin e vet në demokraci se ne për këtë luftojmë që edhe kur s’jemi dakort me asgjë me ty ti të kesh lirinë ta thuash, mos kesh frikë as nga kriminelët as nga qeveria as mos ta mbyllin gojën me shuk parash.

Në emër të këtij standarti je i mirëpritur dhe do të garantoj të gjitha kushtet të vish këtu të flasësh të japësh mendimin tënd por sigurisht edhe të dëgjosh në një dialog të civlizuar në një debat të vërtetë sic i ka hije. Ndaj me thuaj kur je gati dhe unë do të garantoj të gjtha kushtet.

Mustafa Nano: Që nesër, por dua të jeni ju.


20170306-215646 by revistaime

3 komente në “VIDEO/ Basha përplaset me analistin: Kritizer i PD. Muç Nano nevrikoset: Mbaje për vete…”

  1. skrapari says:

    I nderuari Mustafa! Une jam nje skraparli . Di qe ke qene kryetar i PD per Skraparin. Di gjithashtu se kur tu kerkua qe te perjashtoje mesuesit komunist,apo ata qe simpatizonin PS ,ju e kundershtuat te deleguarin e partise tuaj,duke i thene : ” Une mesuesit ne shkolle i kam mesues e jo politikane” Po kishe te drejte. nuk mund te perjashtohej nga mesuesia Asqeri Turhani, Dituri Mustafaraj, Skenderie Nako, Xheli Shahu apo Avdyl Arra e sa esa te tjere…….. Por duhet te them e i thuaj Lulzim Bashes per cilat zgjedhje te lira flet . per ato te 1996 -tes ,kur militantet e tij i kishin mbushur kutite qysh ne oren 7 te mengjezit , aty te qendra e votimit ngritur te shkolla e mesme? E militanti rrinte ne cepin e rruges e tallte votuesit duke u thene : ” I mbani ne xhep fletet e votimit se kam votuar une per JU.”
    Apo ata militante qe ne kundershtim me ligjin paiseshin nga PD me vertetim e shkonin ne Sharove per te votuar ? Per cilen liri flet Lulzim Basha ,per ato rrahjet e deputeteve ne LIbofshe apo rrahjen e pjesmarresve ne mitingun e PS me 28 maj 1996 ? Pa pyeteni profesor Servet Pellumbin i thuaj Lulzimit. Mos e harroi populli zgjedhjet e lira te 2009-tes ,ku zgjedhjet e lira u pane ne ate RUZHDIEN e famshme ,heroinen e Salit,apo lirine e hapjes se kutive,pasi Iliri Yne e Ilire te tjere dilnin jashte parlamentit…… Per ke Liri zgjedhjesh flet Paloka. Per votimet e lira ne SHijak?……. Por palacot ngelen palaco.

  2. Xen deledashi says:

    Hajdutët ë kriminelët ë SHQUP’it kërkojnë të bëjnë moral……

  3. Endri says:

    Po kur ke nje Lider qe nuk dallon dot fjalen KRITIK me KRITIZER vaj medet per te tjerat.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje