Opozita do të futet në zgjedhje me hir, me pahir

11 Mars 2017, 11:05Blog TEMA

Nga Mustafa Nano

Demokracia liberale është një sistem qeverisjeje i ndërlikuar dhe i brishtë. Dhe kjo, për një arsye të thjeshtë: Nuk është se rregullat, ligjet, institucionet mjaftojnë, apo janë garanci për çdo gjë. Jo, ti mund të kesh ligje e mund të krijosh institucione, e prapëseprapë e gjithë ngrehina mund të të bjerë nga çasti në çast. Kjo sepse ngrehina, për të qëndruar më këmbë, ka nevojë edhe për një moral të caktuar publik e një common sense të individëve, të grupimeve të ndryshme, të partive, të shoqërisë. Në këtë kuptim, ka nevojë edhe për një konsensus rreth ca rregullave bazikë që nuk shkruhen, por që po nuk u zbatuan, mund të hedhin në erë gjithçka. Janë ca gjëra pra, që në demokraci nuk mund të ndodhin, nuk duhet të ndodhin, edhe pse është gjëja më e lehtë t’i bësh që të ndodhin. Sepse askush nuk ka se si t’i pengojë që të ndodhin.

Fjala vjen, opozita mund të marrë vendimin që të mos futet në parlament qysh në ditën e parë pas zgjedhjeve. Ia jep në kokë, dhe kaq. Askush nuk mund ta pengojë ta bëjë këtë. Ndërsa arsye për ta bërë këtë gjë mund të gjenden. Edhe nëse nuk gjenden, ato shpiken. Mirëpo ky do të ishte një vendim fatal, jo vetëm për opozitën, por edhe për vendin. Më fatal se bëma e zullume të tjera të rënda që mund të bëhen nga klasa politike, e nga qeveria. E megjithatë, ka një diferencë thelbësore mes këtyre zullumeve të tjera e zullumit për të mos marrë pjesë në parlament. Një qeveri mund të bëjë zullumin më të madh, mund të bëjë edhe një masakër në bulevard, siç ka ndodhur këtyre anëve, por për situata e ngjarje të tilla ekziston një Kod Penal e ca institucione që e kanë për detyrë të veprojnë. Këto institucione (gjykata, prokuroria etj.) mund të vonojnë, ose mund të mos veprojnë kurrë, por ato janë krijuar për të reaguar në rrethana të tilla. Në fund të fundit, edhe nëse këto institucione nuk reagojnë, sistemi mbetet më këmbë. Qeverisë mund t’ia tregojmë vendin edhe me ndonjë mënyrë tjetër, sidozot në ditën e zgjedhjeve, brenda dhomës së votimit. Siç ia treguam më 2013.

Por si i bëhet me veprime të një natyre tjetër që kriminale nuk janë, që asnjë Kod Penal nuk i ka parashikuar si të tilla, e nuk mund t’i parashikojë, por që në të vërtetë kanë impakt shumë më të fortë negativ se sa një masakër në bulevard, sepse çojnë sistemin në kolaps? Në rrethana të tilla nuk ke se çfarë të bësh. Prandaj është e rëndësishme që përveç rregullave, ligjeve, institucioneve, të kemi si shoqëri edhe një minimum skrupujsh moralë, edhe pak sens mase, edhe pak përunjësi, aq sa lipset për të të ndaluar që të shesësh interesin tënd, a të lagjes tënde, a të fshatit tënd, a të partisë tënde, si interesin e kombit.

Unë përmenda vendimin për të mos u futur në parlament, por kuptohet se ku jam nisur për të dalë. Është paralajmëruar diçka më e rëndë. Opozita ka marrë vendimin për të bojkotuar zgjedhjet, për të mos u futur fare në garën elektorale që do të fillojë pas dy muajsh. Disa e kanë marrë lehtë këtë punë. Madje, ka ca që e kanë marrë me ngazëllim. Mirëpo ky është një vendim shumë i mbrapshtë, vendimi më i mbrapshtë që mund të merret. Sepse, përsëris, minon sistemin. Dhe këto tone dramatike nuk duhen përdorur për t’i thënë qeverisë të lëshojë pe, të tërhiqet, t’i hapë rrugë opozitës. Përkundrazi, duhen përdorur për t’i thënë kësaj të fundit që të mos i futet kësaj aventure. Krerët e opozitës me siguri janë duke shpresuar se të tjerët në krahun tjetër, apo edhe shoqëria e tërë, mund të vendosin t’i hapin rrugë tekave të tyre në mënyrë që të mos e futin vendin në një aventurë, janë duke shpresuar te një appeasement, që do të vinte prej skrupujve e dobësisë së shumicës. Por kjo, sado paradoksale të dukej, do të ishte më fatale se sa mospjesëmarrja në zgjedhje e opozitës. Do të ishte një precedent që mund t’i hapte rrugën çdo opozitë të kërkonte vazhdimisht të njëjtën gjë, sa herë që në horizont do të duken zgjedhje lokale apo nacionale. Do të ishte si ta lije vendin në mëshirë të opozitës. Do të ishte të bije dakord të rrëzoje një qeveri sepse do opozita, në një kohë që opozitës mund t’ia japim të gjitha të drejtat e botës, por nuk mund t’i japim të drejtën të përcaktojë se kur dhe pse duhet të bjerë një qeveri. Do të ishte si të bije dakord që në një vend ligjin e bën pakica, dhe se nuk ka rëndësi fare as shumica e shoqërisë e as shumica në parlament. Unë do të isha i lumtur nëse Edi Rama nuk do të ishte më kryeministër, dhe kjo gjë mund të ndodhë veç nëse koalicioni qeverisës shpërbëhet, ose veç nëse ai nuk ka më shumicën në parlament, ose veç nëse partia e grupi i tij parlamentar vendosin ta shkarkojnë, ose veç nëse ai humbet zgjedhjet e radhës, por nuk do të isha kurrë dakord që kryeministri i vendit tim të rrëzohej sepse kundërshtarët e tij i kanë ngritur një çadër pranë zyrave të tij, nga ku bërtasin për luftë e për skuqje të Shqipërisë. Kjo do të ishte më e rëndë se sa një parlament pa opozitë.

Vini re: Më sipër nuk hyra fare te motivet e protestës së opozitës, nuk u mora fare me faktin që po protestojnë për zgjedhje të lira e të ndershme ata që e kanë shpikur zanatin e dhunimit e të vjedhjes së zgjedhjeve në Shqipëri, nuk u mora fare me faktin që katër vjet më parë u bënë bashkë, si kurrë më parë, një milion shqiptarë pikërisht për t’i larguar këta, pikërisht këta, nga zyrat e qeverisë e të administratës, nuk u mora fare me faktin që hallin me shumë gjasë e kanë gjetkë, jo te zgjedhjet e lira e të ndershme, ndryshe do të kishin shkuar në Kuvend për të votuar Vettingun, që me zgjedhjet e ardhshme nuk ka asnjë lidhje. Por do të merrem njëherë tjetër me këto gjëra. Të gjithë duhet të merremi, në mënyrë që opozitës t’i mësojmë jo vetëm se qeveritë i zgjedh populli, e jo opozita, por edhe se një bandë dështakësh nuk mund t’i imponohet Shqipërisë në asnjë rrethanë. Një bandë dështakësh edhe mund të vijë në pushtet, nëse shumica e shqiptarëve do të jetë dakord por, deri sa një gjë e tillë të bëhet realitet, kjo bandë dështakësh nuk duhet lejuar që të na bëjë ta heqim vallen sipas avazit të tekave e të maktheve të saj. Opozitës duhet t’i mësojmë, gjithashtu edhe se, nëse ka një gjë, për të cilën ajo duhet të mendojë tani, menjëherë, urgjentisht, radikalisht, kjo gjë është të transformojë veten. Ne shqiptarët nuk duhet të lejojmë të na imponohen njerëz që duan të na trembin me luftë e me skuqje të Shqipërisë. E aq më pak me ndonjë aventurë, ku duan ta fusin vendin, duke mos u futur në zgjedhje.

Meqë ra fjala, një shënim fare i shkurtër sa për ta mbyllur këtë shkrim: Krerët e PD-së do të marrin vendimin për t’u futur në zgjedhje. Nuk duket se kanë rrugë tjetër. Nëse nuk futen sigurisht që është një dëm që na bëhet të gjithëve. Por në radhë të parë do të ishte fundi i kësaj partie. Dhe është pikërisht kjo që ata nuk e duan. Prandaj, në zgjedhje do futen me hir, me pahir. Dhe e mira do ishte që t’i humbnin si kurrë më parë. Pikërisht për shkak të kësaj që janë duke bërë. Në rrethana normale, këto zgjedhje do të ishin një rast i mirë për ta çuar në shtëpi Edi Ramën, por kjo opozitë po ia hap rrugën sa s’ka ku të shkojë ambicies së tij për pushtet, e po i bën shumë shqiptarë që të mendojnë se janë me fat që kanë Edi Ramën në krye të vendit. Ndërsa Edi Rama vetë, me siguri është duke i mbushur mendjen vetes se paska lindur me këmishë. (Mapo)

34 komente në “Opozita do të futet në zgjedhje me hir, me pahir”

    1. hysni dajaku says:

      I vetmi qe shkruan e flet si duhet.
      Rama me fodullekun tij dhe mendimi idiot se ata qe vjedhin me te Jan me te mire nga ata qe vidhnin me Berishes e degradoi qeverrisjen ne 4 vjet ne shkallen me ekstreme .
      Kjo qe kerkon PD-ja eshte thjesht justifikim se e di qe nuk futon.
      PD-ja ,ka lindur ne rruge,u rrit rrugeve,mbeti rrugeve, ne rruge do vdesi.

      1. ca po thu o Shabono says:

        Ti hash mutin qeverisjes se Ed tironsit ti mor shpellar! Na keni ca trapin : vjedhin vjedhin vjedhin! RROTA CARI, cdokush me 2 gram tru e kupton se kjo eshte qeverisja me e mire ne keto 25 vjet!
        FUNDERRINA me komplekse inferioriteti ?

      2. Kosovsr says:

        Juve edhe gjit shqipetarevre te shqiperis:
        PD- ka qen frym e demokracis( largim i komunizmit- drejt europizimit. Largim i territ te shqiperis- PS-eshte rrjedhoj e partis punes socialiste komuniste- Enveriste. Band e Lazaratit mafioz ,- Udheheqje e te semureve per qorrat- Pra shqipris i ka hije qeverisja demokratike e jo socialiste komuniste. Juve lexues nje ntm

  1. Nacionalist says:

    Mut Nano, te tradheton “qelbesirat” e te gjitha aneve e llojeve, Bashkohuni!”

    1. Dibrani says:

      Me teper do te te shkonte vetquajtja “Bajge” , se sa “Nacionalist” !
      Zoti M.Nano , eshte shume i sakte , ne keto qe thote , por ai flet
      per njerez , jo per shtaze !

  2. Bedri says:

    Po ti do shkoje te cadra o by….lepires pse nuk shkone

    1. uhahahaaa says:

      Do shkonte per te bere intervista dhe emision e tij ne TV o IDIOT ? ? ?

  3. sherifi says:

    Shkrimin e ke gotitur sa me ska ku dhkon me mire, kjo opozit me te vertet ka tjeter hall, ai me te vertet eshte hall i madh se shumica e kokave te tyre kane probleme me drejtesine. Ndersa me z. Rama e ke gabim ( per mendimin tim dhe te shumices se shqiptareve), pa Ramen nuk do te ishin bere kurre ato reforma qe jane bere dhe qe do te behen.

  4. Kola says:

    Shkrim i argumentuar hollesisht. Kaq shume eshte perkedhelur kjo opozite banditesh e kriminelesh, sa mendoj qe mund te ndodhe prape cudija ta marre pushtetin ne tavolina. Fatmiresisht qe kete radhe nuk ka partner Nano bajgen. Rama sigurisht qe ka shume gjera per te ndrequr, por perpara ketyre maskarenjve qe akoma duan te na mbushin mendjen se siperfaqja detare qe i shiten grekut, ishte normale. Tradheti me te madhe vetem Zogu, Esat Pasha dhe Saleh Karaxhici i kane kryer ketij vendi. Ndaj Rama eshte me i besuar se keta.

  5. Manushaqi says:

    . BRAVO. NANO!!!!
    Me këtë qendrim, oppzita do marrë

    1 MILION. E GJYSËM SHUPLAKA.!!!
    NË ZGJEDHJE SI ÇEÇUA DHE ME TURP.!
    QARRI I PS. , SE EDHE LSI ,DO QORROLLISET.!?

  6. NORA says:

    NANO, e ke qa!!!!!!
    opozitë , PORDHE!! NA E SHPIFËN!!!!

  7. martin says:

    Partit ne fund te fudit jane organizacione private,dhe si te tilla se njera falimenton,njerzit gjejne nje parti tjeter per te votuar ose nuk shkojne fare per te votuar.Se nje dyqan mbyllet ,blen ne nje dyqan tjeter,nuk e di ku qendron problemi

  8. Ben Dibrani says:

    Je konfuz Faje, pse kaq i lumtur qe te ike Rama?
    Pse hoqi Saliun? Pse beri reforma kolosale?
    Pse i beri mut Greket, Serbet, dhe sllavet e Maqedonise?
    Pse po ka mbeshtetje nderkombetare si kurre me pare?
    Pse Banka Boterore raporton cdo vit rritje ekonomike me gjithe kataklizmone ku na zhyten qelbesirat e Cadres, … apo sepse nuk i ka vene cdo fshatari nje monitorues truri se cfare dhe ku do ta mbjelle?
    Apo mos e ke me me modelin e veshjeve apo te flokeve te Rames?
    Gjynah qe nga teknefes si puna jote mund te presesh cfardo arsyetimi duke share per t’u treguar “te pavarur”.
    Je i kompleksuar Muchi, por kjo “pavarsi”nuk te ndihmon as ty, as vendin.

    1. DETARI Atllantidhes? says:

      Ben Dibrani, jam 100% me mendimin tend !
      Big Like !

  9. pjeter says:

    Nuk mudet vec se te jesh dakort totalisht me c’shkuan zoti Nano, por une dote shtyhem edhe pak me larg, nje pyetje qe njeres te kualifikuar te mediave duhet takishn bere, a egziston presioni rus ne vendimet e pd-se?sepse gjith ai pershkrim i situates i” neqofte se pd-ja”nzjerr shume te interesuar, por vetem shqiptaret nuk kane as me te voglin inters , as ne kosove as ata te ilirides, qe ne keto momente kane me shume se kurre nevoje per nje unitet kombetar, e jo palacolleqe cadriste, kjo eshte pyetja ime, apo punojne per te tjere aktore me interesa qe dihet antishqiptare, shefat e vertet e pd-se?

  10. Jimi says:

    Tenton te dukesh origjinal!? Edhe me ha edhe me djeg!

  11. artan says:

    Nano, je i sakte ne kete analize, por kam friken e nje skenari tjeter. Ilir Meta, te cilit i digjet shpirti per stabilitet dhe integrim, nuk perjashtohet qe ne momentet e fundit, per hir te ketij “stabiliteti” dhe per t’i mbushur mendjen opozites te futet ne zgjedhje, mund ta prishe qeverine dhe t’i hape rrugen nje qeverie teknike. Sjelljet e vete Metes, ministrave dhe deputeteve te tij, vecanarisht ndaj reformes ne drejtesi dhe vetingut, po e tregojne perdite e me shume kete qasje te rrezikshme. Por Iliri, per te shpetuar lekuren e tij nga zullumet qe ka bere, eshte gati te hedhe cdo hap pa patur merakun e precedenteve qe do te krijohen ne te ardhmen.

  12. Genti says:

    Perfect, gazetare si ty i duhen ketij vendi

  13. BUJARI JU DEGJON says:

    Qenke edhe kunder Lulit,edhe kunder Edi Rames???
    Qenke edhe koqe,edhe loqe,o Muco…
    Urime!…

  14. jkoreshi says:

    o tafe, e ke qa. ky shkrim eshte kostumi perfek i trustit te lulelakres.

  15. Shofer Petro says:

    Te lumte pena Mustafa Djali. Komplimenta.
    Nje bande deshtakesh nuk mund t’i imponohen shumices ?

  16. E says:

    Edi ka tana virtytet e mundshme per me ken lider shqiptarve !!por kam frik se nuk e meritojn shqiptaret Edin !!! Edi te ket kujdes se eshte shum tolerant edhe mundohen me perfitu pre tij por te hapin syt e most presin levdata prej pd deshtakeve , mesa shoh pd don me dal e vetme ne zgjedhje me sa kuptoj vet, mjer shqiperia me pd eme gjith deshtakun e tyre ne krye !!! Respekt per Z.Edi Rama.

    1. Kosovsr says:

      Juve edhe gjit shqipetarevre te shqiperis:
      PD- ka qen frym e demokracis( largim i komunizmit- drejt europizimit. Largim i territ te shqiperis- PS-eshte rrjedhoj e partis punes socialiste komuniste- Enveriste. Band e Lazaratit mafioz ,- Udheheqje e te semureve per qorrat- Pra shqipris i ka hije qeverisja demokratike e jo socialiste komuniste. Juve lexues nje ntm

  17. Haka Tekizoti says:

    Logjikë e pastër si kristali, argumentim shterues që imponohet për ta pranuar. Kur është mirë Nanua është i tillë.

  18. Leo says:

    Sa keq qe nuk prite sa te jepte doreheqjen Tariri…..ndoshta do kishe menduar 2 here para se ta shkruaje kete artikull.
    Vetem ne Shqiperi gazetaret Jane me partizane se anetaret e Partise!!

  19. fcb says:

    Shko mor injorant kur u bere dhe ti anal – ist , ti nuk mban dot pershtymen kur flet e do me bo si analist , je me mire si Qelbesire se sa si analist.

  20. FAP says:

    Opozita ose KLANI I HAJNAVE équipes SPIUNEVE TE CDO SISTEMI méprisés shpellare pa kulture ne minimale eshte KRIMINALE ose ne menyren Popullore eshte MUT I NJOME me MENDJEMINE me 1001 te ZEZA,…ESHTE PER T’u GROPOSUR ME TOKSIKET KOMPLET…
    Pozita,mut i thate qe Brenda ka shume PLEHRA te vjetra dhe,AH KETA SPIUNATe komunizmit qe s’na u ndane! Rron me miel hua, me tarafe e me frike ;kjo edhe per faktin se nuk eshte e ‘PASTER,DUHET PASTRUAR NE SITE.
    EKSTREMISTET e te dy krahve,gati-gati TERRORISTE deri FASHISTE,.Ata te semes se djathte jane MINE me. SAHATdhe KRIMINELI historike….
    Keta te mésit te arte jane me se komuniste BUTHLEPIRES dhe te pa KANE MARRE HUQET e Idrizit te camve, PABESINE
    C’na ngelet? – TE KTHEHEMI TEK INTELEKTUALET E MASAKRUAR NGA SALIUe SHIKU dhe,sidomos TEK INTELEKTUALET E PASTER TE INTEGRUAR NE PERENDIM

  21. alphade says:

    De- Golit i thane : zoti president parizienet po bejne nje greve te madhe urie !
    Mire iu pergjigj De-Goli ,ata kane te drejten e tyre te bejne greve! Dhe kete ia
    siguron Kushtetuta Franceze…… !!! Kaluan disa dite dhe De-Golin e njoftuar
    perseri per greven e urise dhe De-Goli iu pergjigj sic ishte pergjigjur heren e pa-
    re…..! Perseri erdhen per here te trete dhe njoftuan De-Golin per greven e urise,
    por kete radhe i thane De-Golit se po vdisnin nga uria disa greviste dhe De-Goli i
    nervozuar iu kthye dhe i tha lajmetareve te grevisteve : ” Me njoftoni kur te jete
    ne agoni ,grevisti i fundit” ! Me kaq e mbylli De- Goli “interpelancen” ,lidhur me
    greven e urise se parizieneve …..!!!!! Me siguri edhe gjakatarit Sali Vicidoli kur vrau
    4 te pafajshem ne bulevard me 21 Janar iu ka kujtuar De-Goli .,,megjithese, nuk i
    ngjan aspak Gjeneralit francez ,do te ishte nje krahasim idiotesk sepse ky eshte
    thjeshte nje vrases ordiner,nje bajraktar primitiv,nje tribalist …..! Thjeshte nje vemje
    me instikte vrastare ….,.. !!! Packa se ne Shqiperi shkon cdo “lloj monedhe” e lire !!!

    1. tomi says:

      …….Dhe pastaj De Gaulle dha doreheqjen….. Apo s’te intereson kjo pjese???

  22. fredi says:

    Ky , Nano filozofi, me kenaq mua…
    Nuk di pse e imagjinoj jo ne nje studio , por ne nje gjelltore me nje gote raki dhe me nje pjate me djath dhe ullinj perpara…duke u shitur mend mesuesve te fshatit ngjitur me “dijet” e tije.
    Ky , nuk e njeh faktin, as nuk e lexon (ska kohe…do pi goden…do mendohet per te nxherr konkluzione mbi ate qe mendon…qe eshte nje meditim I konkluzionit te meparshem qe e nxorri nga te menduarit e diteve me pare).
    Ky , perdor shprehjet:Nuk e di ….por…; nuk kam fakte..por jam I bindur se…; Besoj se te gjithe e dini (asnje perreth se di) se…; per mendim, edhe pse se provoj dot…patjeter..
    Vertet e merrni seriozisht kete fenomen fshati?!

  23. arben says:

    Cfare shteti ,cfare politikanesh, e cfare analistesh.
    Aty ku duhet te ngrihet shqiperia si komb e si shtet dalin nje tufe delirantesh ,njerez te ndyre e te pafe ,nje bande qe e beri vendin me keq se angola,te mbeshtetur nga super analistet shqiptare si ky Mu(t)ci e te financuar nga armiqte tradicionale te shqiperise ,e na kthejne prape nja 20 vjet prapa.
    Po pse mor muci nuk na e thuj troc qe shqiperine mund ta shpetoje vetem i derguari i zotit ne toke Ilir Meta .Ishe dhe mbetesh nje servil i Metes.Rolin me negativ ne shqiperi po e luan Meta dhe kjo vetem per nje arsye ,per tu bere kryeminister dhe drejtues i te majtes shqiptare .
    Fatkeqesi per ne shqiptaret po te kthehen mbrapsh gjerat , koha e ketyre maskarenjve ka mbaruar.

  24. SanderFurxhi says:

    Po po Mustafagonorea. Po e the ti, edhe koliti i zorreve te Rames shtang nga habia.

  25. Z.nano komplimente per kete artikull strategjia e saliut nuk ka qene kjo por shtyrja e reformes ne drejtesi deri ne zgjedhjet e ardhme besoj per kete ka dhe aprovimin e metes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje