Tahiri, ndërmjetësim ndërkombëtar për krizën apo kulisë shqiptare?

11 Mars 2017, 14:47Blog TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Lajmi i dorëheqjes së mundshme të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri krijoi një efekt surprizë në ambjentin politik e mediatik të Tiranës.

I përfolur prej ditës së djeshme, ai mbetet për t’u konfirmuar zyrtarisht, megjithëse jepet si një lajm i sigurt fakti që Tahiri i ka paraqitur zyrtarisht Ramës dorëheqjen nga posti.

Në një qeveri e cila ka qenë dukshëm konservatore në lëvizjet e ministrave gjatë katër viteve të fundit, ikja e ministrit të Brendshëm mund të shihet si një zhvendosje e fortë tektonike në prag të zgjedhjeve presienciale e politike dhe në mesin e një përplasje të ashpër politike me opozitën. Pa harruar negociatat delikate me aleatin e vogël problematik, Lëvizjen Socialiste për Integrim.

Rama ka rezistuar gjatë ndaj kërkesave të përsëritura dhe insistuese të Metës, për të larguar Saimir Tahirin.

Ministri i Brendshëm më i atakuar nga opozita dhe një pjesë e shumicës në harkun e 26 vjetëve pluralizëm (qindra konferenca shtypi e sulme në Kuvend nga e djathta), shihej rregullisht nga kryeministri si një nga qendrat e palëvizshme të pushtetit të tij ekzekutiv dhe si një kartë e vlefshme në të gjitha rrethanat.

Largimi eventual i ministrit Tahiri, kur në bulevardin qëndror është ngritur çadra e opozitës, kur reforma në drejtësi ka ngecur në rezitsencën e PD dhe skepticizmin bezdisës të LSI, si dhe kur zgjedhjet e qershorit po afrohen dhe roli i ministrisë së brendshme në to mbetet gjithsesi delikat – të gjitha këto elemente të mozaikut politik, e bëjnë tejet sensitive pozitën dhe rolin e kreut të dikasterit të punëve të brendshme.

Në një plan hipotetik, largimi i Saimir Tahirit në këtë moment, mund të prodhohej nga dy faktorë kryesorë: nga një ndërmjetësim ndërkombëtar për të zgjidhur krizën e bulevardit dhe shbllokuar reformën në drejtësi (vizita e Ramës në Gjermani dhe takimi Basha-Lu), ose si një rezultat i presionit të fortë mbi Ramën, kryesisht nga brenda maxhorancës, si dhe për shkak të kolapsit ku është futur kriza me opozitën. Megjithëse mbetet e vështirë të konceptohet që kryeministri, pasi duroi presionet e LSI dhe opozitës për të larguar Tahirin, ta hedhë këtë hap pikërisht tani. Kjo është një mundësi e vogël, por që duhet marrë gjithsesi në konsideratë.

Nëse, në anën tjetër, largimi i Tahirit ka lidhje me një spektër të gjerë lëvizjesh, në kuadrin e një ndërmjetësimi ndërkombëtar të mundshëm, për të dalë nga qorrsokaku politik, ligjor dhe elektoral ku ndodhet Shqipëria, dorëheqja e kërkuar e ministrit të brendshëm mund të shihej si një variante e darkës së Krokodilit, që mund të provokonte më pas mbylljen e protestës, kthimin e opozitës në komisionet e vetingut dhe hyrjen e PD në zgjedhje.

Edhe ky variant mbetet për t’u verifikuar, nga momenti që opozita ka deklaruar në mënyrë të përsëritur se nuk kërkon koka brenda qeverisë, por largimin e të gjithë kabinetit. Në një rrethanë të tillë çadra opozitare mund të bëhej edhe më agresive në të ardhmen sesa sot.

E sigurt është se një largim i ministrit Tahiri do të krijonte lëvizje dhe pështjellim në statu quo-në politike të vendit, brenda dhe jashtë maxhorancës aktuale.

5 komente në “Tahiri, ndërmjetësim ndërkombëtar për krizën apo kulisë shqiptare?”

  1. ali says:

    I urojme suksese ne detyren e rendesishme per qarkun e kryeqytetit, Tirones.
    Le te vazhdoje te jape kontributin qytetar per qytetin ku u lind dhe mori edukaten,
    Suksese Saimir ne punen e ardhshme, per te ndikuar ne demokratizimin e politikes,
    te vendit tone qe ka nevoje per pastrim nga fenomenet negative qe duan te largojne
    Shqiperine nga Europa.

    1. Skypion says:

      Sa per dijeni: Para nje jave,Sali Berisha,profetizoi kurbanizimin e Sajmir Tahirit nga Edi Rama.Dhe zevendesimin e tij me Niko Peleshin.Pjesa e pare,dhe me e rendesishme,e profecise Berishiane u realizua.Pritet qe te realizohet pjesa e dyte.Por, edhe sikur te mos ndodhe ,s’ka rendesi.Nuk e cenon profecine ne vetvete.
      Ka shume te ngjare,qe ate qe e ka ditur Sali Berisha,te mos e kete ditur as vete Sajmir Tahiri … e ndoshta… edhe vete Edi Rama!
      C’eshte ky Sali Berisha valle…?!! Nejse.
      Sajmir Tahiri u be kurban nga Edi Rama.Po jepen shume arsye dhe shkaqe,nga nje mori gazetaresh dhe analistesh nje nje baterdi shkrimesh e shkarrashkrimesh,qe nuk e ndryshojne thelbin : kurbanizimin e Ministrit te Brendshem Sajmir Tahiri nga Kryeministri Edi Rama.
      Pervec peshtirosjes,ne aspektin thjeshte te marrdhenieve njerezore – sepse Rama e shiti Tahirin – kjo ngjarje nuk ka aspak rendesi.Sidomos per Opoziten.Sidomos per popullin qe proteston.
      E mbi te gjitha per kauzen e madhe,ate te zgjedhjeve te lira dhe te ndershme.
      Le t’i shkarkoje, Rama,te gjithe ministrat e t’i zevendesoje me te tjere – asgje nuk ndryshon!
      Le t’i tradhetoje,Rama,te gjithe shoket,miqte dhe bashkepunetoret e tij me te afert e me besnike – asgje nuk ndryshon!
      Asgje nuk ndryshon,perderisa ai eshte ne krye te Qeverise.Absolutisht asgje.
      Jemi ne rrethana dhe nje situate te tille politike ku, edhe sikur Edi Rama te gjithe vartesit e tij t’i beje kurban,kjo nuk ka asnje vlere.
      Une nuk e di se kush e keshillon Kryeministrin e Shqiperise.Por,jam i bindur qe ata qe e keshillojne,ose jane budallenj,ose ia duan te keqen,ose jane nga ai soj ,i shumte,qe duan te perfitojne prej tij dhe situates ku ndodhet.
      Kete ma perfercon shume edhe fakti,qe disa nga me te perfolurit ne media si keshilltare te tije,ose jane deshtake ne politike si avokati sharlatan Ngjela,ose oportuniste si Cili,i cili ka perfituar me shume nga Rama ne keto tre vite e gjysem ,sesa nga Berisha ne tete vite.Ngjela hyn tek keshilltaret budallenj.Kurse,Cili tek ata qe perfitojne prej tij.Ata qe ia duan te keqen jane shume,por edhe shume te kamufluar per t’i treguar me gisht.
      Shkurt e me pak fjale,situata eshte kjo: kerkohet koka e Rames.Rama per te shpetuar koken e vet,ben kurban kokat e bashkepunetoreve te tij.
      E vetmja vlere e “ofertes” me kurbane te Edi Rames,eshte se u ben te ditur te gjitheve se sa politikan i vjeter eshte Edi Rama,se c’mendesi tmerresisht bizantine-levantine-orientale-ballkanike ka ai dhe keshilltaret e tij.
      Mendojne te bejne politike ne stil mesjetar,me kurbane, ne shekullin e 21 -te….!!!
      Nga ana tjeter,kjo tregon edhe,pashpirtesine dhe ligesine e tij te madhe.Sepse,ai e di qe,sado kurbaner te beje,nuk mund te shpetoje dot koken e vet.
      Dhe,edhe pse e di,prapeseprape i ben kurbane.
      Nje njeri normal,nje politikan normal,nje lider normal,i vetedijshem qe koka e tij do te fluturoje gjithesi,nuk do te bente,megjithate,kurbane edhe kokat e te tjereve.Thjeshte e vetem,se do te ishte e kote.Bile po marr rastin, edhe sikur keta te ishin krejt ta pandjeshem.
      Por,Edi Rama e ben,sepse nuk eshte normal.Eshte anormal.Eshte sociopat.Eshte sociopat shume i lig.

  2. misteri says:

    Pershendetje Z.Minxhozi te pakten kete here thuj te verteten. Z Tahiri minisrri me i sukseshem u hoq sipasoj e marveshjes se Metes me Ramen ,ku ky i fundit akuzonte Ramne per drogen grabitjen e bankes se shqiperise dhe vrasjen e bankierit te njohur ARATAN SANTO. gje qe zoti TAHIRI po zbulonte rolin e EDI RAMES,Mbi te gjitha shkarkimi i Z,SAJMIR TAHIRI u be per te denigru jJUGUN e SHQIPERISE gje qe ja kerkon me ngulm SALI BERISHA dhe qe urejtjen pathollogjike qe EDI RAMA Ngrihuni JUGOE sa nuk eshte vone se fjalet qe gjoja kordinator ne rtthe jan llafe kot dorheqja e TAHIRIT eshte vendos midis RAMES METES BASHES pas takimit te tyre

  3. Bushi says:

    Saliu,Basha dhe pd-ke,prej kohesh kane kerkuar dy gjera: te hiqet si kryeminister Edi Rama,dhe e dyta te shkarkohet ministri Tahiri.Kjo e dyte iu realizua opozites,ata presin tani edhe te Edi Rames.Kjo do te jete zi per shqiperine.Do jete nje katastrof e madhe,se me ikjen e ketyre,krijohen premisa per ardhjen ne pushtet te pd-ke,qe mos e befte zoti kurre.Po erdhi edhe nje here pd-ke ne pushtet,jo vetem do jete qeveri e perjetsheme,por populli do vuaj te zezat e ullirit.Ateher shqiperine dhe shipetaret i mori lumi.Edi Rama,duhet te kete shume kujdes,te mos trembet nga shantazhet e pd-ke,se Rama dhe ps-te ka mbeshtetjen dhe mbrojtejen e popullit shqipetare.

  4. Lennard says:

    O Skypion Gjithmone flet me Sume.Po me Sumen e Sali-Gerdecit ,e Sali-Kriminelit.Gjithmone i pafytyre.Po te jesh Ai qe thone,Ti je nje kokerr legeni qe nuk e ke problem te jesh Brinjar ,po me keto persiatje po na del dhe PEDE.TI dhe padronet e tu do ta shikoni ne Qershor se ke do te votoje populli .Ju nuk keni Turp ,dhe nuk ndjeni vrasje ndergjegje ,pasi hengert 1 milion e ca Shuplaka.Kesaj rradhe do te shtohet numri ,se jeni bere me te neveritshem ,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje