Rama flet për largimin e Tahirit dhe thumbon sërish Ballën: Je esëll? Më duket sikur ke dalë nga çadra

13 Mars 2017, 21:35Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka folur për lëvizjet në qeveri, në emisionin “Top Story”.

Unë nuk e kam shkarkuar Saimir Tahirin, nuk kam shkarkuar asnjërin prej ministrave. Jemi sot në një moment kyç.

18 qershori nuk vendos vetëm kush fiton zgjedhjet, por edhe si do të jetë Shqipëria pas 10 vitesh.

Saimir Tahiri nuk është shkarkuar asnjëherë për arsye të sulmeve të opozitës.

 Është ministri më i sulmuar.

Janë mbi 1400 konferenca shtypi, statuse, sulme të shkruara nga PD, pra nga udhëheqja e PD dhe deputetët e saj mbi Saimir Tahirin dhe nuk është shkarkuar.

Sot nuk kërkohet shkarkimi i Saimir Tahirit, sot ata që kanë dalë në bulevard kërkojnë shkarkimin e gjithë qeverisë”, tha Rama.

Ndërkohë, teksa Balla i drejtonte pyetje, Rama i drejtohet me fjalët: “Je esëll? Më duket sikur ke dalë nga çadra”, duke iu referuar çadrës së protestës së opozitës.

Më pas gazetari ka replikuar duke i thënë se nuk është shfaqje e huaj të jesh me opozitën apo të shkosh në çadrën e protestës së saj.

4 komente në “Rama flet për largimin e Tahirit dhe thumbon sërish Ballën: Je esëll? Më duket sikur ke dalë nga çadra”

  1. kastriot says:

    Nuk eshte shfaqje e huaj te jesh ne cader.Eshte tradheti ndaj ketij populli te varfer e te terrorrizuar nga bandat e cadristave.

  2. Tall menderet me ket popull o piktor i jomerituar says:

    Kryeminster i kanabisit dhe plehrave , aha dhe i Facebukut.

  3. artan says:

    Nje bisede e nisur qysh ne fillim keq. I pari, Rama, i cili tentoi te na mbushte mendjen se zevendesimi i ministrave ishte bere te baraspeshuar perberjen gjinore te kabinetit te tij, pastaj Balla qe u perpoq te imitonte mistrecin Fevziu.

  4. like says:

    ka te drejte gazetari. as shfaqe e huaj as prej te nderuari te shkosh ti besh sehir çadres

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje