Dreka e ambasadorëve me Bashën: Qeveria teknike, një vetëvrasje për vendin dhe opozitën

Mesa duket nuk ka qenë një drekë e lehtë ajo që kreu i opozitës Basha ka pasur dje me disa ambasadorë të Bashkimit Europian.

Në drekë, merrnin pjesë ambasadorët e Britanisë, Francës, Greqisë, Danimarkës dhe Italisë.

Burime të besueshme thanë se gjatë takimit diskutimet janë fokusuar më së shumti tek protesta e opozitës dhe sidomos tek kërkesa e palëvizshme (deri tani) e Bashës për rrëzimin e qeverisë Rama dhe kalimin në një qeveri teknike drejt zgjedhjeve.

Të njëjtat burime thonë se reagimi i ambasadorëve ndaj kërkesës në fjalë të kreut opozitar ka qenë negativ dhe unanim, raporton Javanews.

Sipas informacioneve, diplomatët europianë i kanë sqaruar Lulzim Bashës se kërkesa për një qeveri teknike do të “dëmtonte vendin dhe vetë PD” dhe se “asnjë qeveri e BE nuk do të ishte e gatshme ta mbështeste”.

Ndërkohë që mësohet se Basha do të vijojë me takime me ambasadorë të tjerë europianë, duket se vendet e kontinentit të vjetër vijojna të shohin ftohtë kërkesën e opozitës shqiptare për një përmbysje politike në tavolinë, në prag të zgjedhjeve.

REMOTE_ADDR:[]

6 komente në “Dreka e ambasadorëve me Bashën: Qeveria teknike, një vetëvrasje për vendin dhe opozitën”

  1. Bushi says:

    Lul Basha duket qe eshte i trashe,dhe kete e ka trashegim nga mesuesi tij kriminel Sali Berisha.Luli,eshte kokpadegjuar.Te gjitehe,duke perfshire ndrkombetaret,dhe popullin e tij,se nuk duan qeveri teknike,te mos bojkotohet parlamenti,te miratohet vetingu,ai perseri ngul kembet si gomaei ne ure.Por te ura ka per te ngelur si gomari.Luli nuk e di es po urrehet nga populli.Aq i trashe po tregohet,sa popull quan ata 50 veta qe ka ne çader.

    1. mafia says:

      Mos e rruj o Lulo se ambasadorin serb,rus dhe kinez i ke me vete!!

  2. Mondi says:

    PIKA OPOZITËS QË KEMI!

  3. haha says:

    ajo greke itha bashes….do na japesh me firme edhe vorio-epirin te veme kryeminister???????

  4. Bardhi Tolabi says:

    I harxhove te gjitha paret,o Lulash,nuk do kesh me per te paguar “cadristet”.Je kaq i trashe,sa nuk e kupton se,po te kishin qendrim ndryshe ambasadoret,nga ato deklaratat e ambasadoreve Lu dhe Vlahutin,apo komisonerit Hahn e zonjes Mogherini,do te ishin prononcuar qe diten e pare apo te dyte te protestes..
    Une e kuptoj ‘hallin’ tuaj,kerkoni te shisni tek ata pak mbeshtetes qe ju kane mbetur se,ju “gezoni” mbeshtetje nderkombetare,te cilen as me dylbi nuk e sheh njeri normal…

  5. po says:

    Lyl shale-ngjituri, i forti si grua, fjalime permendesh … i shtyre nga krye-krimineli tij Sali Bisha po cirret dhe lodhet me kot, nderkohe qe e gjithe Ceta-PD, po e ben sehir duke pritur “deshtimin” e tij te plote perfundimtar …

    – Cadra-Kampingut do te iki dhe leroje Bulevardin e qytetareve … zgjedhjet do t’i humbi akoma me thelle edhe pse po pengon VETINGUN.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *