Nishani nuk u “beson” ministrave të rinj / Dekretimi pas verifikimeve nga SHISH

Presidenti i Republikës do të verifikojë tek SHISH 4 ministrat e rinj dhe më pas do t’i dekretojë ata, është raportimi që bën televizioni Ora News.

Sipas të njëjtave burime thuhet se kryeministri i vendit Edi Rama i ka çuar tashmë emrat e ministrave në Presidencë për dekretim, ku kreu i shtetit sipas kushtetutës ka afat 7 ditë për të kryer verifikimet e nevojshme për të kaluar më tej në fazën e dekretimit.

Duhet thënë se, dekretimi i ministrave të rinj nga Kreu i Shtetit është një proces rutinë.

Pas dekretimit, ministrat dërgohen në Parlament për t’u miratuar dhe më pas bëjnë betimin para kreut të Shtetit për të filluar zyrtarisht detyrën.

Katër ministrat e rinj janë: Fatmir Xhafaj në postin e ministrit të Brendshëm i cili zëvendëson Saimir Tahirin,  Olta Xhaçka, ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në vend të Blendi Klosit,  Ogerta Manastirliu është emëruar ministre e Shëndetësisë duke zëvendësuar Ilir Beqajn dhe Eduart Shalsi është emëruar ministër i Pushtetit Vendor në vend të Bledi Çuçit.

REMOTE_ADDR:[]

5 komente në “Nishani nuk u “beson” ministrave të rinj / Dekretimi pas verifikimeve nga SHISH”

  1. Timi says:

    Do bëj edhe ky si presidenti maqedonas. Nuk dekreton se nuk do.

    1. armand says:

      Prokuroria per Mulin e beri kontrollin te “shish” i serbise dhe doli se ishte i virgjer.

  2. LYL Lyli says:

    O bo……..le ! ik o legen ke fyrtyre ti per president

  3. Une says:

    Ky palo president e ka kthyer presidencen ne nje bordello te Berishes.
    Sic thote populli ky eshte “Nje cope M.. me dy sy”.

  4. Qytetar says:

    E kush e pyet këtë mo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *