Presidenti i Republikës do të verifikojë tek SHISH 4 ministrat e rinj dhe më pas do t’i dekretojë ata, është raportimi që bën televizioni Ora News.
Sipas të njëjtave burime thuhet se kryeministri i vendit Edi Rama i ka çuar tashmë emrat e ministrave në Presidencë për dekretim, ku kreu i shtetit sipas kushtetutës ka afat 7 ditë për të kryer verifikimet e nevojshme për të kaluar më tej në fazën e dekretimit.
Duhet thënë se, dekretimi i ministrave të rinj nga Kreu i Shtetit është një proces rutinë.
Pas dekretimit, ministrat dërgohen në Parlament për t’u miratuar dhe më pas bëjnë betimin para kreut të Shtetit për të filluar zyrtarisht detyrën.
Katër ministrat e rinj janë: Fatmir Xhafaj në postin e ministrit të Brendshëm i cili zëvendëson Saimir Tahirin, Olta Xhaçka, ministre e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë në vend të Blendi Klosit, Ogerta Manastirliu është emëruar ministre e Shëndetësisë duke zëvendësuar Ilir Beqajn dhe Eduart Shalsi është emëruar ministër i Pushtetit Vendor në vend të Bledi Çuçit.
Do bëj edhe ky si presidenti maqedonas. Nuk dekreton se nuk do.
Prokuroria per Mulin e beri kontrollin te “shish” i serbise dhe doli se ishte i virgjer.
O bo……..le ! ik o legen ke fyrtyre ti per president
Ky palo president e ka kthyer presidencen ne nje bordello te Berishes.
Sic thote populli ky eshte “Nje cope M.. me dy sy”.
E kush e pyet këtë mo