PSG dërgon dosje në UEFA kundër arbitrit

14 Mars 2017, 17:09Sport TEMA

Në Paris nuk është kapërdirë ende eliminimi nga Barcelona pas humbjes 6-1 në “Camp Nou”. Klubi francez ka dërguar në zyrat e UEFA-s një dosje ku ka vënë në dukje gabimet e arbitrit Deniz Ayetkin, që sipas drejtuesve të PSG ndikuan në rezultatin përfundimtar të sfidës.

Mes episodeve të kontestuara nga Paris Saint Germain ishin 2 penalltitë e akorduara në favor të katalanasve, sidomos ajo e Luis Suarez, si dhe ajo që nuk u dha në favor të parizienëve pas një kontakti në zonë mes Mascheranos dhe Di Marias.

Ishin të shumta videot dhe fotot që pasqyronin episodet e dyshimta që e bënë Paris Saint German të ndjente mungesën e respektit nga UEFA. Sipas drejtuesve të kampionëve të Francës, Aytekin ra pre e presionit dhe u kushtëzua jo pak nga ambienti i krijuar nga më shumë se 96 mijë të pranishmit në “Camp Nou”.

Megjithatë, Paris Saint Germain nuk e diskutoi aspak eliminimin dhe nuk kërkon që të riluhet ndeshja, ashtu siç kërkohet në një peticion në portalin change.org, ku janë mbledhur mbi 250 mijë firma. Ajo që kërkoi klubi transalpin ishte t’i vinte në dukje qeverisë së futbollit evropian faktin se Aytekin ishte i papërshtatshëm për të gjykuar atë ndeshje.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje