Hallaçi në sulm: Në Korçë fitore për titullin

16 Mars 2017, 16:23Sport TEMA

Kukësi në “sulm” ndaj Skënderbeut ende pa mbërritur në Korcë. Sigurisht nuk bëhet fjalë për thejsht për vendosjen e skuadrës në fushë, por për provokimet apo matjen e pulsit të kundërshtarit nëpërmjet deklaratave për mediat. Kapiteni Rrahman Hallaci, në prag të përplasjes më të rëndësishme të javës së 26-të të Superiores, flet me bindje për synimet e verilindorëve, që dëshirojnë të kthehen me fitore nga fusha e kampionëve në fuqi të Shqipërisë.

E kemi përgatitur shumë irë këtë ndeshje dhe ne shkojmë në Korcë vetëm për fitore. Sigurisht edhe barazimi do të ishte i pranueshëm por synimi ynë është të marrim maksimumin.

Mund të mos jetë ndeshje vendimtare e sezonit, pasi deri në mbyllje të kampionatit do të luhen edhe 10 takime të tjera, por për Hallacin  një rezultat pozitiv në Korcë do të jetë patjetër një gur themeli për titullin kampion dhe një provë karakteri për një skuadër që ende nuk ka pasuar humbje.

Ne nuk kemi pësuar asnjë humbje në kampionat dhe kja statistikë është mjaft domethënëse për forcën tonë. Synimi është të mbajmë larg një rival shumë të rrezikshëm si Skënderbeu, por edhe të tregojmë një forcë karakteri si skuadra që ende nuk është thyer.

Kukësi udhëton me lojtarët më të mirë në dipozicion për këtë transfertë. Trajneri Ernest Gjoka konfirmoi se Ylli Shameti e ka kaluar dëmtimin dhe do të jetë titullar, ndërsa mbeten jashtë listës për arsye fizike Pashaj, Greca dhe Memini. Edhe Izair Emini pritet të jerë pjesë e formacionit bazë, ndërsa nda pezullimet për arsye kartonësh janë kthyer Lena, Lushtaku dhe kapiteni Hallaci, të cilët munduan në fitoren 4-0 me Korabin./SS/

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje