Deportimet nga SHBA, më shumë në kohën e Obamës sesa të Trumpit

17 Mars 2017, 16:35Bota TEMA

Edhe pse në sytë e gjithë botës Donald Trump konsiderohet si anti-emigranti më i madh, Meksika raporton rënie të numrit të shtetasve të saj të riatdhesuar nga vendi fqinj.

Administrata e presidentit të SHBA-së Trump po shfaqet e palëkundur në betejën me emigrantët e paligjshëm, por faktet janë kokëforta. Ato tregojnë se është pikërisht paraardhësi i tij, Barack Obama, Presidenti që ka deportuar më shumë emigrantë se çdo kryetar tjetër i shtetit amerikan. Kritikët e kanë akuzuar se ishte tepër i butë me të paligjshmit.

Statistikat sidoqoftë tregojnë se gjatë periudhës së fundit në krye të Shtëpisë së Bardhë, Obama ka riatdhesuar çdo vit më shumë se 400 000 emigrantë. Në vitin 2016, mbi 200 000 prej tyre ishin meksikanë. Në vitin 2009, shifra e meksikanëve të dërguar në shtëpi ishte 600 000.

Edhe në nivelin e deportimeve mujore, Trump sërish nuk e kapërcen dot Obamën.

Ardelio Vargas, komisioner në Institutin Meksikan të Emigracionit, u shpreh: “Këtë vit kemi pasur 4 787 meksikanë të deportuar, që do të thotë më pak se vitin e kaluar, kur niveli i tyre ishte 7 311”.

1 komente në “Deportimet nga SHBA, më shumë në kohën e Obamës sesa të Trumpit”

  1. mira says:

    gazetaruc, jo deportimet por deportacionet!
    mesoje mire shqipen e dhjere!!!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje