E PLOTE/ Çadra si kështjellë rëre. Më 18 Qershor populli pret ofertat tona. Kush nuk ka ofertë të mos vijë 

19 Mars 2017, 17:11Politika TEMA

Edi Rama

 

Sot dua t’ju flas për krizën artificiale, ku Partia Demokratike synon t’a fusë vendin, me një përpjekje tejet të dëshpëruar për ta kthyer krizën e saj, në një krizë të Shqipërisë.

Në këtë përpjekje janë përfshirë Saliu, që nuk do vetingun, sepse s’do drejtësinë. Luli, që përveç vetingut nuk do as zgjedhje, sepse s’do as drejtësinë e re dhe as disfatën në zgjedhje, shpura e parlamentarëve demokratë që nuk duan asgjë, sepse duan vendin në listën e deputetëve më shumë sesa gjithë Shqipërinë, tufëza e kryetarëve aleatë, që nuk duan as bojkotin, po as të kundërtën e bojkotit, sepse i deprimon çadra në darkë, po i trimëron rakia në mëngjes, një çetë thashethemexhinjsh profesionistë, sa në ekrane, e sa në portale, që nuk duan t’ia dinë për popullin që i dëgjon e lexon, sepse flasin, shkruajnë, komentojnë, shajnë, akuzojnë, për llogari të atyre që i paguajnë; një grusht gjykatësish, që nuk duan të ikë çadra e japin të holla për revolucionin, sepse u ikën petku që mban mbuluar zullume të trasha çerekshekulli. Të huaj jodashamirës të këtij kombi, që nuk duan ta shohin Shqipërinë të bëjë shtet me dinjitet, sepse Zoti na ruajt nga shqiptarët; e pastaj individë lloj-lloj, që s’e duan qeverinë, dhe e mbështesin çadrën nga jashtë apo nga brenda. Sepse kush ka hallin për një karrige parlamenti për vete; kush hallin të hakmerret me PS për karrigen e humbur të parlamentit; kush duket në çadër që të tregojë se është gjallë; kush hallin për të larë ndonjë borxh nga shqipja në italisht, e me radhë halle-halle kjo dynja, halli hallit nuk i ngja’.

Çadra e ngritur në mes të bulevardit, mu si kështjellë rëre, për t’u mbrojtur nga humbja e lirisë pas vetingut dhe humbja e zgjedhjeve pas fushatës, di vetëm çfarë nuk do dhe pret atë që nuk do vijë ndonjëherë. Sepse s’ka për të ardhur ndonjëherë lajmi, “Vetingu s’do bëhet kurrë, prandaj dilni”, s’ka për të ardhur ndonjëherë ftesa për qeveri teknike, prandaj kthehuni; s’ka për të ardhur ndonjëherë oferta për të shtyrë zgjedhjet, prandaj zgjohuni; s’ka për të ardhur jo, as rrufeja nga qielli, për ta bërë shkrumb e hi kryeministrinë, prandaj deklaroni fitoren e revolucionit.

Të vetmit që përfitojnë nga pritja e kotë e asaj që nuk vjen në çadër, janë thashethemexhinjtë profesionistë të rreshtuar në listëpagesën e revolucionit imagjinar. Ata mbushin xhepat me para të zeza që u shtohen rrogave të majme, për ta shfryrë dufin e çadrës duke nxjerrë edhe gjithë mllefin e tyre të pangushëllueshëm, televiziv a digjital, ndaj kësaj qeverie apo ndaj Partisë Socialiste e meje personalisht, padyshim. Shqipëria e gjithë këtyre revolucionarëve pa asnjë kauzë, është sa ajo çadër, e ngritur si një autosugjestion politik nga politikanë të dëshpëruar e të çoroditur, për të mundur frikën nga drejtësia e nga zgjedhjet, duke bërë thirrje për revolucionin e pamundur kundër zbatimit të reformës në drejtësi, kundër zgjedhjeve në 18 qershor, kundër vetë sensit të historisë që kërkon një Shqipëri sa më afër Bashkimit Europian.

Në thelb, kjo nuk është kriza e Shqipërisë, po kriza e një partie të madhe politike pa lidership, pa skuadër, pa vizion; e cila krizën e thellë të humbjes së pushtetit të saj katër vjet më parë, kërkon ta eksportojë nga boshllëku i çadrës në zemrën dhe mendjen e Shqipërisë; kjo është kriza e një katundi të izoluar politik e mediatik, ku mungesa e forcës së politikës, mbulohet me politikën e forcës; ku opinionistë, portalistë e zhurnalistë të rekrutuar si mercenarë, kanë kapur peng të vërtetën, njësoj siç kanë kapur peng drejtësinë, sivellezërit e tyre gjykatës e prokurorë të korruptuar; kjo është kriza e gogolmakutëve të sistemit të drejtësisë, në orvatjen e pashpresë për t’i shpëtuar drejtësisë, pas sundimit të tyre çerekshekullor mbi drejtësinë. Kjo krizë është kriza e një elite të ngujuar në bulevardin e politikës e të medias, krejt e shkëputur nga njerëzit e nga hallet e tyre, që luan përditë në një çadër shfaqjen e një revolucioni popullor pa popull.

E kam ditur qysh në krye të herës, se Reforma në Drejtësi, më shumë se çdo reformë, që sa më reale të jetë aq më natyrshëm krijon pështjellim, provokon dhimbje, nxit rezistencë, do të mbillte panik në shumë shpirtra pengmarrësish e gjobëvënësish të këtij populli, për 25 vjet me radhë. Ashtu siç e kam ditur me kohë, se paniku nga ajo që vjen pas zbatimit të ligjit të Vetingut, do ta bënte pushtetin e vjetër sot në opozitë, t’i frikej shumë më tepër se zakonisht zgjedhjeve që vijnë. Por nuk kam ngurruar asnjë sekondë në mbështetjen pa kurrfarë rezerve të Reformës në Drejtësi. As lëkundem sot një milimetër, në bindjen time, se kostoja që përpiqet t’i faturojë Partia Demokratike Shqipërisë, duke kërcënuar të mos hyjë në zgjedhje, është një dhimbje e zgjimit të drejtësisë pas çerekshekulli sundimi të padrejtësisë. Dhe kjo dhimbje, duhet përballuar medoemos, për të mos çuar dëm përpjekjet e jashtëzakonshme të këtij mandati reformash dhe për të mos humbur edhe kushedi se sa vite të tjera, në rrugën tonë për të bërë shtet.

Partia Demokratike ka zgjedhur të lëshojë ultimatume dhe të kërcënojë se po nuk u pranuan ultimatumet e saj, do fusë vendin në kaos kushtetues, institucional, publik e me radhë. Unë nuk kam ardhur në këtë zyrë as për t’i drejtuar pushkët opozitës në bulevard, as për ta kërcënuar opozitën me fjalorin e krenarisë vulgare të paraardhësit tim. Madje kam qenë, jam dhe do të jem i gatshëm, çdo ditë, çdo natë, në çdo orë, edhe në çadër po të duan, të takohemi e të dialogojmë me opozitën. E kam thënë më parë dhe e ritheksoj sot, atë që është deklaruar po ashtu nga tryeza e koalicionit: Jemi gati për dialog. Jemi të hapur për çdo ndërhyrje në Kodin Zgjedhor e në çdo kod a ligj tjetër, që Partia Demokratike mund të kërkojë për t’u ndjerë sa më e garantuar në zgjedhje. Jemi të gatshëm ta votojmë pa asnjë rezervë, çdo gjë që nuk bie ndesh me standardet e OSBE/ODHIR-it. Jemi të hapur po ashtu për krijimin e çdo mekanizmi të ri institucional, që PD-ja mund të propozojë për përmirësimin e mëtejshëm dhe respektimin e plotë të standardeve zgjedhore.

Por, aq sa dialogu mes maxhorancës e opozitës, për rregullat e lojës demokratike, është gjithnjë i domosdoshëm, aq edhe detyrat e të drejtat themelore, që përcaktojnë rolet kushtetuese të secilës palë, janë të patjetërsueshme.

Së pari, kjo qeveri ka detyrë themelore të respektojë shumicën që përfaqëson dhe nuk mundet kurrsesi, të prishë në mënyrë të njëanshme kontratën qeverisëse me popullin, nënshkruar nga 1 milionë shqiptarë në 23 qershor 2013. Kohëzgjatja e kësaj kontrate është deri në 18 qershor të këtij viti. E kjo as nuk varet nga dëshirat apo interesat e Partisë Demokratike, as nuk hyn tek ato gjëra që mund të negociohen me opozitën. Opozita mund ta kërkojë largimin e qeverisë gjithë ditën dhe qeverinë teknike gjithë natën, po s’mund t’ia imponojë dot këto kërkesa qeverisë, as në Shqipëri, as në asnjë vend të botës, ku vendos vullneti popullor me votë. Prandaj, me gjithë respektin, për të drejtën e opozitës që të kërkojë qeveri të re teknike apo të provojë teknika të reja demokratike, kjo qeveri do të vazhdojë punën e nisur për Shqipërinë, deri në afatin përfundimtar të kontratës me popullin shqiptar.

Së dyti, as opozita as qeveria, s’kanë asgjë në dorë lidhur me datën e zgjedhjeve. Sepse data e zgjedhjeve është dita e përcaktuar në Kushtetutën e Republikës sonë, si dita e gjykimit të partive nga populli. Është dita kur partitë dalin para popullit me ofertat e tyre dhe populli gjykon me votën e tij çdo ofertë në dispozicion, për të zgjedhur se cila parti do t’i shërbejë vendit në qeveri, cila në opozitë. Të mos e harrojë askush, partitë paraqiten përpara Sovranit në ditën e përcaktuar nga Kushtetuta, jo populli përpara partive në ditën e përcaktuar prej tyre. Prandaj edhe në datën e zgjedhjeve partitë heshtin, ndërsa Sovrani zgjedh për katër vitet e ardhshme.

Së treti, siç isha i bindur se Reforma në Drejtësi do të merrte votat e nevojshme, atëherë kur Partia Demokratike përbetohej se kjo nuk do të ndodhte kurrë, jam sot i bindur se PD-ja do të hyjë në zgjedhje pavarësisht përbetimeve e kërcënimeve. Ashtu siç jam i prirur të besoj, së Partia Demokratike, do të kthehet në Kuvend për të votuar Vetingun, sepse nëse nuk e bën këtë për Shqipërinë e për vete zgjedhësit e saj, duhet ta bëjë për të mos vulosur me turp fatin e saj në zgjedhje, pa nisur ende fushata zgjedhore. Ndoshta gaboj, por nuk e besoj dot sot për sot, që frika nga Vetingu dhe marrëzia e luftës për pushtet, do të triumfojnë mbi arsyen e mbi interesat strategjike të Partisë Demokratike. Sinqerisht nuk e besoj dot se një parti e madhe e me aq shumë detyrime të mëdha ndaj vendit e njerëzve, do të udhëhiqet nga frika e marrëzia, deri në pikën sa të arratiset në drejtimin e paditur të vetëpërjashtimit nga jeta parlamentare.

Por ama, për të mos lënë asnjë ekuivok, lejomëni t’ju them për çdo rast që një eventualitet i tillë, më dhemb seriozisht shumë, po seriozisht nuk më tremb aspak. Pavarësisht se mosparaqitja në zgjedhje e partisë më të madhe të opozitës apo e kujtdo partie tjetër parlamentare, është një anomali e rëndë, ne nuk do t’i bashkohemi kurrë një mungese të tillë haluçinante respekti të politikës për popullin. Ne do të respektojmë datën e zgjedhjeve dhe deri në atë datë do të angazhohemi në fushatë si asnjëherë më parë, për të dalë përpara gjykimit të Sovranit me sa shumë kemi bërë për Shqipërinë. Për sa shumë mbetet për të bërë për shqiptarët. Dhe sa shumë kanë për të humbur, Shqipëria dhe shqiptarët nëse kthehemi mbrapa.

Jemi në marsin e 2017-ës, nuk jemi në marsin e 1997-ës dhe orën e përpjekjeve për të bërë shtet, punë dhe ardhmëri për Shqipërinë e Gjeneratës Tjetër, nuk e ndal dot askush dhe asgjë.

42 komente në “E PLOTE/ Çadra si kështjellë rëre. Më 18 Qershor populli pret ofertat tona. Kush nuk ka ofertë të mos vijë ”

  1. boom says:

    Populli ka derdhur gjak te mbaje larg pushtetit serbo-greket Berisha-Basha. Mos tradheto populin Z.Rama.

  2. mario says:

    Ku pjerdh ti per popullin

  3. Adami says:

    Me ne fund 1 kryeminister i Shqiperise. Perpara Shqiperia posht Sali Serbi dhe Lule Bysha.

    1. Bushi says:

      Fjalimi i Kryeministrit sot e Edi Rames,tregon se eshte nje kryeminister me nje nivel shume te larte inteligjence. Ky shkrim tregon mençurine e madhe te tij.Tregon gjithashtu,vizionin e qarte qe ka per shqiperine e popullin shqipetare,per te bere shtetin shtet.Gjithashtu Edi Rama tregon kembenguljen e tij per te ardhemen e shqiperise.Tregon po ashtu qendrimin shume moderen ndaj opozites ku e fton te bashbisedojne,per kodi zgjedhor,zgjedhjet e 18 qershorit,DHE THIRRJEN E SINQERTE NDAJ OPOZITES,QE AJO TE HYJ NE RRUGEN E DRJTE ATJE KU E KRKON INTERESI I POPULLIT SHQIPTAR.TE LUMT ZOTI KRYEMINISTER.JEMI ME TY.VOTEN DO TA JAPIM TY.

  4. Flamuri says:

    Bravo zoti Kryeminister
    mos lesho pe para çadristave te qoroditur se Shiperia nuk guxon te bie me ne duar
    te atyre qe e shkaterruan dhe e vodhen me vite te tera .
    Turp per ata qe e organizuan Çadrèn e per ata qytetar qe mblidhen aty rreth e rrotull u them
    mos i perkrahni ata njerez qe per vite te tera u genjyen e u vodhen ,me rruge e me rryme me karburante
    e me koncesione te ndryshme

  5. Aleksander says:

    Bravo z.Kryeminister,ky eshte qendrimi i duhur,kjo eshte ajo qe popullit i duhet dhe populli do.Do te jemi ne Shqiperi me 18 qershor me cdo kusht.

  6. huri says:

    Zbatimi i KUSHTETUTES dhe i ligjeve qe te gjitha partite vet i kane votuar,eshte me i rendesishem se sa tekat e individeve kushdo qofshin ata.POPULLIN E KE ME VETE.Individet shkojne e ikin.TRADHETARE KA PATUR CDO KOHE

  7. hysni dajaku says:

    Ky eshte ai qe eshte e qe tani e njohin te gjithe.
    Kur ka te drejte ka te drejte dhe ato qe ka then me siper Jan te verteta.

  8. saliu says:

    BRRAVO ED RAMA dhe rrespekte per kryeministrin me te mir te ktyre 25 vjetve ne kte vend , ne duam shtet , duam rregull dinjitet dhe pun , per kte e votojm me deshir ED RAMEN , rrespekte dhe falimderit zoti kryeministr per vleren dhe menyren si e justifikon voten ton , rrespekte.

  9. Edheune says:

    Une si qytetar mbaj mend qe ke thene se do zhduknit PANDESHKUESHMERINE. E bete? JO. Atehere? Me mua personalisht do ta kesh te veshtire te me mbushesh mendjen me veshtiresite ne ecje e siper.Gjithshka do jete hipokrizi nga ato te lloit SALI.

  10. Azio says:

    Luli dhe ti Sali tani e tutje keni te drejte te lehni si qen re terbusr apo si gore rrugesh.
    Zgjidhni o njeren o tjetren.
    Fundi ju erfhi.Fale me shendet
    Takohemi me 18 qershor, ne diten e funeralit tusj.

  11. Qytetar says:

    Të lumtë goja Edi Rama.
    Unë lus zotin që PD të mos hyjë në zgjedhje që të shpërbëhet përfundimisht e ky popull të shpëtojë njëher e përgjithmon nga një parti monstër që ka vjedhë e vrarë shqiptarët.

  12. Populli says:

    Kete Ka kohe qe Ka kerkuar populli shqiptar. Eshte koha qe Qveria e dale nga zgjedhjet te zbatoje Detyrat e ngarkuara nga SOVRANI.

  13. Gjergji says:

    Vazhdo me zgjedhjet. Kjo eshte agjenda juaj. Great speach.

  14. Valter says:

    Eshte e drejta e opozites te demostroje te kerkoje qeveri teknike
    dhe standarte per zgjedhje te ndershme.
    Jo e drejta e krimineleve.
    eshte detyra e qeverise te krijoje e forcoje instuticione te pa varura e gjyqesor,dije,
    per tjy gjetur vendinatyre,apo ekane gjetur,
    cadren

  15. shoku says:

    Nese d.p nuk futet ne zgjedhje, aq me mire, nuk do ti shohim tek shperdorojne fjalen e lire ne parlamente. Dhe me pas lsi me Ilirin kalojne ne opozite.
    Opozite nuk eshte vetem p.d dhe zogjte qe mban nen sqetull.
    Bravo Rama, nuk ke pse lekundesh, ti ke popullin real me vete, çadra virtual.

  16. A says:

    Po te ndigjosh militantet e Rilindjes te PS-se per EDI RAMEN, te thone eshte i madh. Po te ndigjojsh militantet e PD-se per EDI RAMEN, te thone eshte i pjerdh.
    Cilet te besojme???!!!
    Ne qe jemi “militant” asnjanes cilin te besojme!
    Kete di qe per Gerdecin nuk piptine gje, se cfare u be. A po e ka ne dore vetem drejtesia! Cfare u be per 21 Janarin qe u vrane 4-ter persona per EDI RAMEN nga qeveria e PD-se e kryesuar nga SALI BERISHA dhe me minister te mbrendshem LUL BASHA. Perseri asgje, a po edhe kete e ka ne dore prokuroria dhe gjykata.
    Cfare u be 355 km2 qe u falen ujra territorial Greqise, perseri asgje e zbardhur.
    Pse u rriten perseri cmimet e karboranteve, duke perfshire edhe autogazit jo 80 lek te vjetra, nga 370-440 lek te vjetra litra ka arritur mbi 700 lek te vjetra litri. Pra, s’eshte e vertete qe eshte rritur 80 lek te vjetra.
    Vetem nje gje e ka mbajtur llafin EDI RAMA ka hapur 300’000 vende pune, por nuk ka zanatcin dhe profesionista qe te zene vendet.
    Kur edhe vete eshte nje piktor “i talentuar” zhgarravinash.
    Tani, na ka derguar disa fletushka adresash me fshire bithen, qe kerkojne edhe sa here shkojme ne nevojtore, pra kerkon qiqra ne helle, duke shkelur te drejtat e njeriut. Kjo behet thjeshte per te na ngritur taksat personale dhe te pronave. Ne nje kohe qe qeverite e ketyre 27 vjeteve te ashtuquajtures demokraci nuk kane asnje merite ne ngritjen, zhvillimin, mireqenien dhe begatine e popullit.
    Nuk na i permend kerkush nga plehrat politikan qe shtetin e mbajne reminitancat e emigranteve shqiptare duke filluar nga Greqia 480’000’000 Euro qe mbajne akoma familjet e tyre ne Shqiperi dhe keshtu me rradhe e dyta ne rradhe Italia, e me radhe edhe nga shtetet e tjera.
    U tha qe u mbyll kanabisi i Gerdecit, por u perhap ne te gjiithe Shqiperine. Arrestohet roja i kanabisit, kurse bosi i droges se kanabisit shetit lirshem.
    U arrestuan per e energji elektrike fakiret ose ata qe rregullonin catine.
    U rrit taksa e shitjes se pasurise te patundeshme nga 10% qe e kishte vendosur qeveria e PD-se se SALI BERISHES ne 15% e vendosur nga qeveria e EDI RAMES. Pra, ne qoftese ja len trashegim shtepin femijes ose ja shet ndonje tjetri taksa eshte njelloj, pra shtepia ka vleren 100’000’000 lek, taksa qe te marrin eshte 15’000’000 lek te vjetra. Deri per zgjedhje te 18 qershorit eshte bere taksa 2%. Pastaj rritet perseri. Pra, ulje parazgjedhore.
    Moria e veprimeve antipopullore te bera nga qeverite e ketyre qeverive te kryesuara nga SALI BERISHA, FATOS NANO, ILIR META dhe EDI RAMA eshte pa fund.
    Tani vendi po sundohet nga nje mafie politike dhe ekonomike edhe monopol qe perbejne 0,7% te popullsise, por ka disa zera qe jane edhe 3000 persona qe sundojne 99,3% te popullsise.
    Si perfundim, nga keto qeveri antipopullore qe kane zbatuar “Terapine e Shockut, Ekonomine Zero” qe shkaterruan gjithcka per interesa te tyre personale.
    Por lejojne kompani si “BANKERS PETROLIUM” te grabisin naften e vendit dhe te shkaterrojne natyren, banesat dhe fund na dalin me humbje.
    Ku eshte EDI RAMA qe nuk piptine per asgje qe i ndodh vendit dhe popullit. Si perfundim “te me falin” militantet e tij qe EDI RAMA eshte nje cope legen dhe bastard i lindur. Tung.

  17. rumpallhana e ripjelljes says:

    Gje e madhe deliri i madheshtise ky vazhdon prallat e 1001 neteve xhindet qe kane dale nga shishja qe do fundosin shqiperine dhe me engjellin mbrojtes te shqiptareve Kryerilindasi dhe lideri global me i madhi i te gjitha koherave ky rrumpalla ramistani. Po ik ore se je bere si cekja i beratit nastradin.

  18. Hodua says:

    Te gjith ne nje kazan zjeni
    Lulishtja “Tre Racat” ne Vlore; e zuri hajduti, pastaj i dha leje krye hajduti Gjika, filloi pallati, tani duhet rikthyer ne “identitet” prape lulishte me urdherin tend, por, nga taksat e shtetit duhet demshperblyer ndertuesi 600 milion leke te vjetra. ne nje kohe qe zaptuesit, ndertuesi dhe sidomos Gjika qe e ke ne zemer bashke me Mezan kokainen duhet te ishin prej kohe ne burg. Cfare jane keto qe ben ne Vlore more kryemiser?

  19. sali says:

    Shqiptaret pamvaresish ke parti pelqejne duhet te kuptojne qe ai qe mund ta beje shqiperine shtet sot per sot eshte vetem Edi Rama.nuk e di neser po per sot kjo eshte e verteta

  20. astrit says:

    Ke te drejte ne te gjitha ato qe thua dhe duhet te qendrosh deri ne fund ne kete pozicion! Ka hallakatje ne koalicion te papranueshme, por qe duhet te marre fund! Keni marre votat e nevojshme prandaj qeverisni deri ne fund te mandatit! Per mendimin tim ndryshimet e 4 ministrave, ishin nje leshim i gabuar! Shqiptaret kane shume halle dhe te ndryshme nga ato qe kane cadristet! Qeverisni me dinjitet dhe mbani larg interesat ruse qe duan destabilitet te vendit dhe Ballkanit! Edhe Meta te lere lojen me dy karrige dhe te ulet mire ne karrigen e koalicionit qeverises!

  21. Liu says:

    TI je nje trim ,ti je Kryeministri qe I duhesh shqiperis dhe shqiptarve zoti Edi Rama ,te gjitha shpresat tek ju I kemi dhe sigurisht me ndihmen tone

  22. ALBAN DEGA says:

    OPINIONE NGA LOCKA E ZEMRES

    HALLE HALLE KJO DYNJA…
    E ke qare ore e ke qa!
    Zemra e Popullit eshte ne ta
    Shpirti i Popullit leshoi za!
    Lume si Nana qe te ka ba !
    Lume Shqiperia qe te ka ne krye
    Te ka djale e e ke ije!
    E je as si nje burre shteti
    Fort per ne e pak per veti!
    Do bej Shtet pate premtue
    Shtet premtuat, Shtet po bani !
    U bekon me shpirt sovrani!
    Ne dac me shpirt edhe me vota
    Duam Shqiperi si krejt Evrope!
    Si Evropa Amerika!
    Jo me dhune me ultimatume
    Por me dije e me pune!
    Me vellazeri edhe Drejtesi
    Te gjithe kemi t’njejten shpi
    Shtojzovallen Shqiperi!
    E bukur si nje Hyjni
    E shenjte si nje Perendi!
    Dore i dhe dhe opozites
    Nese merr vesh prej politikes!
    Jo prej tutes e prej frikes!
    Jo drejt territ por drejt drites!
    Jo me plumba as me sherre!
    Jo me prita e zerzele!
    Me vellazeri e dashuri!
    Me Liri e me Drejtesi!
    Si per mua dhe per ty!
    Para Ligjit edhe Zotit
    Te gjithe njesoj si pika e lotit!
    …..
    Halle Halle kjo dynja!
    Halli Hallit nuk i ngja!
    E ke qa ore e ke qa!
    Lume si Nena qe gji t’ dha
    Nene Aneta e Nena e Madhe!
    Qe me shume faqen ua zbardhe !
    Qofte ky vetem fillimi
    ne nje hap me USA- EU
    eshte qellimi!

  23. Visari says:

    Kjo bisede e hapur dhe e vendosur ua ka qindfishuar forcat socialisteve tw ndershwm dhe elektoratit. Do beje gabimin me te madh dhe do demoralizoje elektoratin nese do te terhiqeshe nga kercenimet e nje karagjozi qe nuk e di se ku eshte as vete si Lul Kreshnik Fatmir Berisha. A e di o kryeminister se kakarisjet e Lulit ne cader i kane shtuar me shume votat per qeverine e PS. Vazhdo, qendro se ke shumicen pas. E kunderta do te ishte tradhtia me e madhe.

  24. ALBAN DEGA says:

    OPINIONE NGA LOCKA E ZEMRES
    …. me gajde e cifteli

    HALLE HALLE KJO DYNJA…
    E ke qare ore e ke qa!
    Zemra e Popullit eshte ne ta
    Shpirti i Popullit leshoi za!
    Lume si Nana qe te ka ba !
    Lume Shqiperia qe te ka ne krye
    Te ka djale e e ke ije!
    E je as si nje burre shteti
    Fort per ne e pak per veti!
    Do bej Shtet pate premtue
    Shtet premtuat, Shtet po bani !
    U bekon me shpirt sovrani!
    Ne dac me shpirt edhe me vota
    Duam Shqiperi si krejt Evrope!
    Si Evropa Amerika!
    Jo me dhune me ultimatume
    Por me dije e me pune!
    Me vellazeri edhe Drejtesi
    Te gjithe kemi t’njejten shpi
    Shtojzovallen Shqiperi!
    E bukur si nje Hyjni
    E shenjte si nje Perendi!
    Dore i dhe dhe opozites
    Nese merr vesh prej politikes!
    Jo prej tutes e prej frikes!
    Jo drejt territ por drejt drites!
    Jo me plumba as me sherre!
    Jo me prita e zerzele!
    Me vellazeri e dashuri!
    Me Liri e me Drejtesi!
    Si per mua dhe per ty!
    Para Ligjit edhe Zotit
    Te gjithe njesoj si pika e lotit!
    …..
    Halle Halle kjo dynja!
    Halli Hallit nuk i ngja!
    E ke qa ore e ke qa!
    Lume si Nena qe gji t’ dha
    Nene Aneta e Nena e Madhe!
    Qe me shume faqen ua zbardhe !
    Qofte ky vetem fillimi
    ne nje hap me USA- EU
    eshte qellimi!

  25. ALBAN DEGA says:

    OPINIONE NGA LOCKA E ZEMRES
    …. me gajde e cifteli

    HALLE HALLE KJO DYNJA…
    E ke qare ore e ke qa!
    Zemra e Popullit eshte ne ta
    Shpirti i Popullit leshoi za!
    Lume si Nana qe te ka ba !
    Lume Shqiperia qe te ka ne krye
    Te ka djale e e ke ije!
    E je as si nje burre shteti
    Fort per ne e pak per veti!
    Do bej Shtet pate premtue
    Shtet premtuat, Shtet po bani !
    U bekon me shpirt sovrani!
    Ne dac me shpirt edhe me vota
    Duam Shqiperi si krejt Evrope!
    Si Evropa Amerika!
    Eshte e ardhmja eshte dhe drita!
    Jo me dhune me ultimatume
    Por me dije e me pune!
    Me vellazeri edhe Drejtesi
    Te gjithe kemi t’njejten shpi
    Shtojzovallen Shqiperi!
    E bukur si nje Hyjni
    E shenjte si nje Perendi!
    Dore i dhe dhe opozites
    Nese merr vesh prej politikes!
    Jo prej tutes e prej frikes!
    Jo drejt territ por drejt drites!
    Jo me plumba as me sherre!
    Jo me prita e zerzele!
    Me vellazeri e dashuri!
    Me Liri e me Drejtesi!
    Si per mua dhe per ty!
    Para Ligjit edhe Zotit
    Te gjithe njesoj si pika e lotit!
    …..
    Halle Halle kjo dynja!
    Halli Hallit nuk i ngja!
    E ke qa ore e ke qa!
    Lume si Nena qe gji t’ dha
    Nene Aneta e Nena e Madhe!
    Qe me shume faqen ua zbardhe !
    Qofte ky vetem fillimi
    ne nje hap me USA- EU
    eshte qellimi!

  26. Lexuesi i TemmA says:

    U desh mbi nje çerek shekulli qe Shqiperia te gjeje Një KRYEMINISTER.
    Brravo… dhe mos u lekund per asnje çast.

  27. Petri says:

    Analize e argumentuar, e kulturuar, shtetformuese, shpresesjellese per perparimin e vendit tone. Respekte Z.Kryminster!

  28. Astronauti says:

    Kjo eshte pergjigjja qe donin te degjonin shumica e shqiptarëve! Analize qytetare dhe shpresedhenese. Ne kete pozicion qendro dhe zgjedhjet do i fitoni prape.

  29. Milo says:

    BRAVO, ?????
    MOS U TUT, SE S’KANË NGA JA MBAJNË.!
    MË 18- QERSHOR, DO TË FLAS SOVRANI!!!

    TURRINJËVE DO TU A JAPË!!
    HAK E KANË.!??????????????????????

  30. REZI says:

    Ka lezet të jesh i drejtëpërdrejtë dhe të bësh detyrën që ta dha sovrani. vazhdo se 80% të shqiptarëve me vehte i ke!

  31. Bomba says:

    PD nuk mund te hyj ne zgjedhje kur ato zgjedhje kontrollohen nga Drogistet e kriminelet e tipit Frrok,Ndoc,Balil,Xhuvan,Xhafa,Abaz,Tahir,Taulant,Rosh e kodosh dhe anetaret e bandes se Aldo Bares si konja e Beratit etj. qe jane indivite te inkriminuar dhe jane te hurit e te litarit per te vjedhur votat ,per te blere votat dhe per ti marre me force votat.E gjith besimi dhe mbeshtetja e juaj per fitore me 18 qershor bazohet tek grupet kriminele antishqiptare qe ti sot bashke me ata po sundon shqiperine.Propaganda e juaj bajate e diskretituar edhe per vet faktin se ekzistenca e ketyre krimineleve ka bere fakt te dites qe qeveria po keq qeveriset nga ju dhe bandat e tuaja.Kush eshte ajo Opozite qe duhet te shkoj ne zgjedhje si ata zgjedhjet e Enver satrapit qe deklaronte fitore te sigurt 99,99%.Me keto rezultate kerkon te parashikosh humbjen e Opozites ti? ajo fitore me forcen e krimineleve e dergon shqiperine automatikisht ne Lufte civile dhe asnje gje tjeter.Largimi I juaj eshte detyre mbi detyrat po qe shqiptaret duan shtet,duan ekonomi,duan liri,shendetsi dhe jo korrupsion.Largimi juaj dhe krimineleve socialiste te te gjitha fytyrave nga qeveria eshte clirimi I dyte I shqiperise qysh nga 1912 qe ishte clirimi i pare.

  32. "BOHOTINA" says:

    E prisja Z. Kryeminister. Te lumte.

  33. Bert says:

    Edhe kete fjalim, si pak a shume gjithe te tjeret e ke qare! Uroj te jesh i bindur per keto qe the dhe suksese ne kater vitet e ardhshme kryeministri i vendit tim!

  34. Tani says:

    O Edo , do te rrahin, dhe e je hak drurin seke vjedh shume.
    Vetem nje qe vjdh shume i blen syza dielli 60 000 paund Gregut. Apo me parate e gjakut te Lindes?! Lol do rrihesh o trap, mblidh mendjen sta fal njeri Beqen , as bizneset e ndyra te Olsit ne Kine.

  35. gogo says:

    Bravo Zoti Rama !
    Shtepija do zot te ket me shum mot,
    nuk do shushunja ne per mocalishte .
    N’en hijen e caders me plot mushkonja
    Naten te pergjumur nga britmat e bashes,
    Ne mengjes te freskuare nga ere e kafes,
    Dhe pastaj ustaj me sy te thelluare,
    Ubene te qeshur e te gezuere.

  36. haha says:

    populli pret shume nga JU!!!!!!vazhdo bej shtet ligjor,ne te semes te vene bajgat qe nuk duan,……me 18 -qershor vihet qershia mbi torten e EDI-RAMES!!!

  37. tomorri says:

    Kurre mos u shkoje mendja kremineleve se EDI RAMA tradheton popullin e vete.
    Investimet qe ka bere Edi Rama per kete popull jane me se te dukeshme.
    Me 18qershor populli me ne krye Edi Ramen do te shenoje fitore te larta per nje demokraci ndryshje dhe per te varrosur demokracine alla Sali kremineljane.
    Jemi ne kohen kur duhet te degjohet dhe zbatohet thenja flori: QENTE LE TE LEHIN, KARVANI SHKON PERPARA sigurishte vetem me RAMEN ne krye.

  38. Populli says:

    BERISHES LULIT TE GHITHEVE QE JANE NE QADER JU KOMENTUESA TE QELBUR KOMUNIST TI HANI M….n TE GJITHEVE.
    PO SI ORE SJU VJEN TURP TI DILNI PER ZOT NJE KRIMINELI QE DERGOJ PARA VDEKJES 4 DJELMOSHA TE RINJ PER KARRIGEN E VET DHE NUK I DOLI PER ZOT.PO SI ORE I THONI DERRIT DAJE QE NUK MBAJTI TE PAKTEN NJE PREMTIM ELEKTORAL PERVEC FJALEVE DHE RETORIKAVE BOSHE.PO SI I THONI BRAVO KU GJETI NJE FSHAT QE MBILLEJ DROGE DHE E BERI TERE SHQIPERINE NGA JUGU NE VERI PLANTACION DROGE.PO SI ORE LAVDERONI KUR NE SHQIPERI U ZBULUAN LABORATORE DROGE SI NE KOLOMBI.NUK E SHIKONI QE NGA MENGJEZI NE DARKE TALL BYTHEN ME JU DHE JU I THONI BRAVO.PO JU KERKONI EDHE NJE HERE ENVERIN TU BEJE TE VINI NE QYTET ME LEJEN E KRYETARIT TE KESHILLIT.MENDONI ORE PER FEMIJET TUAJ SE FEMIJA NE BARKUN E NENES ESHTE 3000€ BORGJ.KU I DERGOJ PARATE QE EUROPA FMN E TE TJERA ORGANIZMA KUR NUK BERI TE PAKTEN 1 KM RRUGE.SIGURIA PUBLIKE ZERO VRITET ROBI SI BAGETIA ME SHUME KETU SE NE SIRI E GJETKE KU KA LUFTE.
    VAZHDONI E I THONI BRAVO.

  39. Populli says:

    PSE SE DHATE KOMENTIN APO NUK KA ARDHE AKOMA MODERATORI.
    SINQERISHT ME VJEN KEQ TJU THEM POR JENI BERE SI GAZETA BASHKIMI JERA E RE ZERI POPULIT( OBER KOMUNISTE))

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje