Nikolla i kërkon ndjesë nxënësve dhe mësuesve: Do t’i shkoj deri në fund të vërtetës

23 Mars 2017, 14:33Politika TEMA

Ministria e Arsimit Lindita Nikolla, ka kërkuar ndjesë publike  ndaj qytetarëve për tonin e rritur në kuvend.

Nikolla tha se do t’i shkojë deri në fund të vërtetës.

Ajo argumentoi se ishte e pamundur të qëndronte e qetë tek sa kundrejt saj shpifej dhe hidhej baltë.

“Shumë zonja i janë bashkuar skuadrës sonë të përbashkët dhe doja t’iu uroja sukses, për të vijuar rrugën e reformave.

Nga ana tjetër dua t’iu kërkoj ndjesë nxënësve dhe mësueseve që e panë Lindita Nikollën jo në një moment qetësie, por për shkak të ndërhyrjeve vulgare të Ben Blushit teksa unë isha duke ju përgjigjur pyetjeve të znj.Hafizi. Por më besoni se çdo njeri prej mishi dhe gjaku i lodhur nga gënjeshtrat dhe mashtrimet do të reagonte.
Një sulmi të paprecedente me shpifjen ishte ai i sotmi, ndaj ndjesë mësueseve dhe nxënësve, sigurish nuk do të ndodhë më. Do ti shkoj deri ën fund të së vërtetës, qoftë për djali që kisha takuar në Lushnjë. Do ti shkoj deri ne fund,” tha mes të tjerash Nikolla.

Ministrja debatoi sot ashpër me deputetin e LIBRA-s Ben Blushi, i cili adresoi një sërë akuzash ndaj saj duke shpërthyer edhe në ofendime personale./ad

2 komente në “Nikolla i kërkon ndjesë nxënësve dhe mësuesve: Do t’i shkoj deri në fund të vërtetës”

  1. Dajti USA says:

    Mos u merzite moj Zonje,Blushi ashtu si dhe Saliu kane cpifjen si strategji per te bere politike.Saliu pati njefare suksesi ne fillimet e demokracise me cpifjet dhe mashtrimet,por Blushi po e kopjone tani qe atij i ka dale boja dhe kallaj,dhe ka ngelur si dordolec qe nuk trembe as sorrat.

  2. arsimi.kot.al says:

    Nese e kini me te vertete Zonja ministre mjafton te kontrolloni emerimet pa arsim perkates ne DAR-et dhe ZA-te. Eshte e thjeshte , te gjithe emerimet e reja qe paguhen me grupin e dyte te pages jane pa arsim perkates. Trumbetuat me te madhe heqjen e mesuesve pa arsim perkates. Marrja ne pune jashte kritereve ligjore behet vetem per para ose per ti bere nder nje te madhi qe merr parate. Nese jeni e paster kerkoni pergjegjesit e ketyre emerimeve dhe i vendosni para ligjit dhe jo vetem ti shkarkoni.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje