Hahn e do Ballkanin në BE: Nuk ka të ardhme pa rajonin

25 Mars 2017, 14:30Politika TEMA

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Johannes Hahn ka deklaruar se, integrimi i Ballkanit është i rëndësishëm për vetë Unionin.

“Evropa nuk ka të ardhme pa Ballkanin Perëndimor dhe pa përforcimin e bashkëpunimit me fqinjët e Europës dhe partnerët globalë”, ka thënë Hahan.

Në profilin e tij në Twitter, komisioneri ka nënvizuar se, detyra e BE-së për vitet e ardhshme është të veprojë si një lojtar më i fortë në arenën ndërkombëtare.

“Të eksportojmë stabilitet në vend që të importojmë destabilitet”, ka thënë më tej Hahn.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje