Ish-presidenti Moisiu: Kërkesa e Bashës për qeveri teknike, e tepruar. Mazhoranca i ka votat...!

26 Mars 2017, 18:34Politika TEMA

Ish-presidenti Alfred Moisiu e sheh të parealizueshme dhe të tepër kërkesën e opozitës për qeveri teknike.

Në një intervistë me Adi Krastën, tek “E Diell” në Top Channel, Moisiu thekson se mazhoranca mund të bjerë nëse LSI del nga koalicioni me PS. Ai thotë se nuk jemi në kushtet për një gjë të tillë, pasi vendi nuk ka ndonjë situatë emergjence por edhe mazhoranca që po qeveris i ka votat në Kuvend.

“Qeveria bie vetëm nëse LSI del nga koalicioni. Nëse largohet LSI qeveria bie sepse mazhoranca nuk i ka votat”, theksoi Moisiu. Ai bëri me dije se ka qenë edhe vetë në vitin 92 në Qeverinë teknike që u krijua asokohe, por theksoi se nuk janë kushtet as si në atë kohë dhe as si në periudhën e qeverisë teknike të dretyruar nga Bashkim Fino pas ngjarjeve të vitit 1997.

Moisiu nga ana tjetër evidentoi se shqetësimi për zgjedhjet është i drejtë pasi vendi ka nevojë për zgjedhje të drejta. Ish-presidenti theksoi se nuk zgjidhet problemi teksa Rama e Basha flasin nga njëri cep në tjetrin.

“Ata duhet të ulen, të flasin e të merren vesh, nuk është situata si dikur kur njerëzit flisnin nga kalaja në kala”, tha Moisiu. Moisiu kritikoi edhe bllokimin e vettingut duke thënë se kjo është rezistencë e faktit se do të preken disa emra të përvecëm në sistemin e drejtësisë.

1 komente në “Ish-presidenti Moisiu: Kërkesa e Bashës për qeveri teknike, e tepruar. Mazhoranca i ka votat…!”

  1. shpresa says:

    Eshte hera e pare zoti president qe nuk jam dakort me ju. Lulezim Basha nuk eshte te pakten as deputet qe te jete zgjedhur nga populli dhe ta perfaqesoje ate, jo me qe e dine te gjalle e te vdekur qe eshte hajdut, vrases me armet e shtetit , tradhetar i tokes shqiptare, perveç prokurorise dhe gjykatave. Si mund te takohet Edi Rama me nje kriminel? Prandaj pluralizmin e kemi dhe 18 qershori na therret per ndare çyrekun midis mazhorances se re dhe opozites se re. Dp te shikoni qe do te kete dite me te mira per shqiptaret e ndershem. Te uroj jete te qete e shendet me sinqeritet, se je i vetmi president qe ke qene i te gjithe shqiptareve.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje