Masakra e 2 Prillit, Basha rikthim në vendin e krimit të "babait" politik: Shkodra u përgjak nga ata që qeverisin me krim

2 Prill 2017, 12:00Politika TEMA

Kryetari i PD-së Lulzim Basha ka zgjedhur sot qytetin e Shkodrës për të përcjellë mesazhet e tij politike dhe për t’iu kundërpërgjigjur Kryeministrit Edi Rama, prej atje ku ai ka shkuar të përkujtojë masakrën e 2 prillit 1991.

“Mirënjohje përjetë për 4 heronjtë e demokracisë: Arben Broci, Bujar Bishanaku, Besnik Ceka dhe Nazmi Kryeziu, që 26 vite më parë luftuan për lirinë me çmimin më të madh, me jetën e tyre,’ shkruan Basha në Fb.

Në fjalën e tij nga Shkodra Basha tha se politika që përgjaku Shkodrën para 26 vitesh, sot ajo është e rinovuar me krim. ”Sakrifice e përjetshme e dëshmoreve te 2 prillit, të vrarë nga plumbat e bishes komuniste.

Sot eshte dita jo vetem ti drejtohem Shkodrës se bashke me dhimbje e thelle jeni dhe duhet te jeni krenar per kete cmim kaq te larte qe keni vendosur ne altarin e demokracisë. Shqipëria dhe shqiptarët krenohen për çdo herë me Shkodrën.

Asnjëherë nuk ka qene me aktuale sakrifica e 2 prillit se sot. Asnjëherë nuk ka qene me e kërcënuar demokracia. Sot kemi nje politike te rinovuar me krimin dhe janë edhe sot ata qe përgjaken Shkodrën përpara 26 vitesh.

Me duket e përshtatshme qe te përsëris sot se deri ne fitoren e betejes me 18 shkurt zotimi yne është zgjedhje te lira dhe te ndershme te standardit evropian. Marrezia duhet dhe do te marre fund”, tha Basha.

Duket se Lulzim Basha ka vendosur distancimin nga Sali Berisha dhe vetja, pasi ne tere kohen e qeverisjes se PD ka pasur vetem vrasje, qe nga tragjedia e marsit 1997 kur u vrane mbi 4 mije te pafajshem, Gerdeci ku u vrane 26 te pafajshem dhe u plagosen mbi 300 te tjere dhe vrasja ne bulevard i 4 demonstruesve te opozites me duar ne xhepa me 21 janar.

 

1 komente në “Masakra e 2 Prillit, Basha rikthim në vendin e krimit të “babait” politik: Shkodra u përgjak nga ata që qeverisin me krim”

  1. Aus says:

    Kater familjar vrave edhe ti ne bulevard dhe ne vendin ku i vrave ke ngritur cadren,keqardhje per jetet e humbura,por kjo qe po ben ti lul eshte hipokrizi shume e thjeshte per tu kuptuar.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje