Rama nuk është i pavarur, që të veprojë me kokën e vet!

4 Prill 2017, 13:54Blog TEMA

Nga Spartak Ngjela

Pse ju e dini kryeministrin Rama njeri të pavarur në politikën e tij?

As mos t’ju shkojë mendja. Ai është i deryruar t’i përmbahet motivit amerikan.

Po motivi anerikan çfarë është dhe ku konsiston?

Motivi amerikan vjen nga interesi amerikan në Ballkanin Perendimor, dhe është një interes shumë i madh që kërkon të mbështetet në dy shtetet shqiptarë të Ballkanit, kundër rivalëve të tij në këtë zonë. Dhe kjo nuk është e vogël për Shqipërinë dhe shqiptarët si perspektivë historike.

Pse, për Ilir Metën, pas gjithë atyre sjelljeve primitive kundrejt ambasadorit amerikan, bashkë me Prokurorin e tij, vërtet kishit menduar ju se mund të pranohej në një koalicion me paritet me Edi Ramën?

Pse, nuk e di Edi Rama që dalldia e Metës për akt antiamerikan është e papranueshme për të, nëse nuk do që edhe ky të përfundojë në një çadër si Saliu?

Pse, vërtet mendoni që do të krijojë dot një lëvizje politike kundër Amerikës në Shqipëri, Saliu, Meta dhe një tufë injorantësh që tremben nga nje kërcitje xhami; dhe, për më teper, edhe të lidhur me Moskën dhe me të fantaksurit e Athines, Beogradit dhe Shkupit?

Atëherë, çfarë do të ndodhë?

Asgjë që mund ta kthejë Shqipërinë nga rruga perëndimore: Tirana do të jetë qëndra e tregut ballkanik; Shqipëria dhe Kosova këndej e mbrapa do të armatosen; do të ndëshkohet korrupsioni elitar shqiptar i lidhur me djaĺlin e të birin për të mbajtur gjënë e vjedhur; do të fillojë veprimi i vetingut dhe i Reformës në spektër të gjerë; do të hapen negociatat me Bashkimin Europian me precedencën që nuk ka qënë praktikë për asnjë shtet tjetër në anëtarësim; do të krijohet shteti i përbashkët shqiptaro – sllav në Maqedoni; do të nisë reforma në ekonominë shqiptare dhe në sistemin bankar; do të vijojë me ritme shkencore reforma në arsim për të realizuar konkretisht investimin në intelekt te shqiptarët; dhe, për dy vjet, Shqipëri do të jetë anëtare me të drejta të plota e Bashkimit Europian

Po Kosova? Edhe kjo po ashtu: Anëtarësim i Shqipërisë në BE bashkë me Kosovën, sigurisht.

Po Berisha dhe Meta çdo të bëjnë?

Do merren me proceset penale të ngritura kundër tyre.

Por, a do dënohen?

Këtë e di Gjykata Speciale.

13 komente në “Rama nuk është i pavarur, që të veprojë me kokën e vet!”

  1. Drejtesia says:

    Te uroj o Spartak Ngjela te dale fjala jote.Do zoti dhe zhdulet perfundimisht partia klik qe ka lyer duart e ndyra me gjakun e shqipetareve.

  2. Faro says:

    Ne kete situata te nje kthese te madhe nga hileqaret qe kane kapur keqazi politiken e mediat, per rrugen drejte demokgracise, i duhet popullit nje optimist klasik si Ngjela.
    Qofshin te verteta!

  3. azi says:

    Meta ka hallin e tij se e kap Vetingu ,mesalen +lulu+meta trinom i persosur

  4. Menti says:

    POSHTË META,- GËNJESHTARI!!!!
    LSI , DO TË MARRË PËRGJIGJEN E MERRITUAR NGA POPULLI!!??????????????????????????????

    1. era says:

      sakte, kopuk politik

  5. Tajari says:

    Nqse Rama eshte I varur tek politika Amerikane ……it is brilliant ???????????????

  6. BRAVO ZOTI NGJELA! TRADHETARET, META, BASHA, KRYETRADHETARI, HAJDUT, KRYEMAFJA BERISHA META BASHA, KRYEKRIMINELET, BERISHA, META,BASHA BURG. DO KTHEJNE NJE ME NJE CFAR I KANE VJEDHUR POPULLIT, TOKAT, PARATE, PASURITE E PATUNDSHME DHE DO SHKOJNE ME KEMBET E TYRE NE BURG.

  7. MAJAKOVSKI says:

    Fjalet tuaja Avokat ne veshe te Perendise. Vetem ligjerimi juaj na ben optimiste. Tu shtofte jeta.

  8. Nensi says:

    AVOKAT!!
    Po u vjen ORAAA!!!
    PO DRIFHEN!!??????????????

  9. BËRIBËRI says:

    LULUSHI, ishte egërsuar sot???
    Hë mo, për atë HOLLANDEZIN e kam fjalën.!
    Sa frikë kam!!!! KA NJË ZË TË TRASHË AI!!!!???

  10. Lennard says:

    Pershendetje Z.Ngjela.Fjala jote ne vesh te Perendise.Kjo krize mua me duket krejtsisht e sajuar per ti shpetuar Vetingut ,si dhe per te sabotuar perparimin e Shqiperise .Cdo shqiptar ,besoj, se e ka te qarte kush jane patriotet e vertete dhe kush jane Horrat ,dallkauket ,Shperdoruesit e Pushtetit ,si dhe prelatet e lidhur realisht me KRIMIN sikurse jane Sali Serbi.Lul-Hajduti dhe Tradhetari.Like Foriri,nje nga banditet me te liq te Mafies Shqiptare..Shpresojme qe Kryeministri Rama te qendroje konseguent ne mbeshtetje te planit Amerikano-BE ,ne te mire te Shqiperise dhe te Shqiptareve.

  11. jkoreshi says:

    e vertete kjo qe thoni ju zoti ngjela. mjere ata qe me veprimtarine e tyre anti shqiptare anti europiane dhe antiamerikane sabotojne te ardhmen tone.
    metes ju dha nje shans per reflektim dhe rikuperim por nuk mundi te perfitoje, jo se nuk do por eshte I kapur nga berisha,
    eshte aq I ndotur me radioaktivitet saqe nuk ka mundesi riciklimi.

  12. Nje shqiptar says:

    Te lumte Zoti Ngjela.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje