Kriza brenda telekomandës së televizorit

7 Prill 2017, 17:50Politika TEMA

Nga Skënder Minxhozi

Darka e së enjtes ka ofruar një spektakël brenda spektaklit. Jemi mësuar që në këtë ditë të javës të dëgjojmë fillimisht rrokopujën e Parlamentit, për t’u zhvendosur më pas në debatet televizive të darkës, ku sërish sherret e përplasjet nuk mungojnë. Kjo e enjte ofroi një specifikë: të tre liderët e krizës politike shqiptare u intervistuan paralelisht në tre studio televizive.

Rama, Meta dhe Basha ndodhen në një pikë delikate të karrierave të tyre politike. Pa një mandat të dytë qeverisës rrugëtimi i Edi Ramës në katet e larta të politikës do të quhej i paplotë. Për Lulzim Bashën, takimi elektoral i qershorit mund të jetë shansi i fundit që i jepet në kokën e PD, para se djajtë brenda partisë, t’i dalin nga shishja në mënyrë të pakthyeshme, kurse Ilir Meta ndodhet përballë sfidës delikate të gjetjes së një “sistemimi” personal në një nga tre postet e larta të shtetit, duke menduar paralelisht edhe për të mbajtur kuotat e larta aktuale të përfaqësimit të LSI.

Tre studiot ku Rama, Meta e Basha u intervistuan arritën të “komunikojnë” direkt mes tyre, teksa u pa qartë se ofertat, kunderofertat dhe replikat i referoheshin në kohë reale asaj që rivalët deklaronin për njëri-tjetrin. Vendosja përballë pyetjeve dhe atmosfera e qetë televizive, larg turmave dhe podiumeve partiake e parlamentare, bën që një politikan të detyrohet të zbërthejë pa retorikë rruge dhe pa emocion konceptet e tij. Mbrëmë u pa qartë se ky aspekt analitik i uli me këmbë në tokë tre liderët në fjalë.

Megjithatë diferencat mbeten të thella, kontrasti doli i qartë në sytë e opinionit publik. Basha kërkon dialog ku të përfshihet paraprakisht diskutimi për qeverinë teknike, Rama në kohë reale e aprovoi këtë kërkesë. Ndërkohë Meta u përpoq të qëndrojë sërish në mes, kur tha se e sheh Ramën si kryeministër, por kur i kritikoi të dyja palët se janë joelastikë dhe të mbyllur ndaj dialogut dhe kompromisit. Kryeministri shigjetoi aleatin e tij, duke e sfiduar të bëjë një mocion mosbesimi nëse nuk dëshëron vijimin e kësaj qeverie, kurse Meta i rrëshqiti pyetjeve për kandidaturën e tij për president të ardhshëm.

Në trekëndëshin virtual të medias elektronike, dimensionet e një krize të provokuar nga opozita, që Perëndimi vazhdon ta konsiderojë si joserioze, dolën të prekshme dhe të qarta. Ashtu siç u panë qartë rreziqet jo edhe fort “joserioze” që kjo krizë politike mbart, nëse lihet në fatin e saj. Të enjten në darkë shqiptarët dolën sërish pa përgjigje, nga tre përballjet televizive të protagonistëve të sherrit politik. Ende nuk kuptuan nëse do të votojnë ose jo në 18 qershor, sërish nuk morën dot vesh nëse do të ketë një takim Rama-Basha, nëse Meta e ka seriozisht apo bën bllofin e rradhës dhe nëse çadra do ta marrë atë që kërkon apo do të mbyllë qepenat pa lavdi. Ajo që pamë ishte pasqyra e shtrembër e një klase politike që e ka bjerrur dinjitetin e saj në kufinj shqetësues, duke na bërë me zor të zgjedhim edhe një herë mes “më pak të këqinjve”. Natyrisht, nëse do të japin mundësinë të zgjedhim…(Javanews.al)

8 komente në “Kriza brenda telekomandës së televizorit”

  1. LORA says:

    Je krejt gabim Minxhozo;
    e para,Shqiperia nuk ka krize,,,ajo e arixhinjve shqup-sa eshte eshte turperimi I vetvetes ,pa limit,,,,ata nuk mund te turperojne me Shqiperine
    ;e dyta, nuk te mjafton percmimi I qytetarise se Tiranes per llumhanen qe ka zene bulevardin ,,,,njashtu si 26 vjete me rradhe I vuri eksplozivin udhes se progresit te shqiptareve ,ne standarte europiane ????
    Si marifetci I sterprovuar ti vijon te vendosesh shenjen e barazise ,,,apo simetrine me pasqyre te Kryeministrit me lul-in dhe meten,,,,a thua se keto marifete te japin te drejten te thuash se ajo qe pe ti dje,eshte edhe ajo qe pashe une.
    Thuje ndonje fjale per reformimin e drejtesise,se nuk te vene dem marifetet.

  2. Zgalem says:

    Edi Rama – perballe furtunes kompllotuse

    Ndoqa me vemendje intervisten , qe gazetari Ylli Rakipi , i mori Edi Rames , ne New 24 , me 6 Prill 2017 . Nuk u perqendrova ne intervistat e Lulit dhe Ilirit , sepse e dija c’do te thoshin. Pyetjet dhe qendrimi i Yllit ishin krejt opozitare dhe profesionilisht gazetareske . Edi Rama ju pergjigj ne nivelin me te larte te mundshem , qe mund te pergjijet nje Kryeminister , per mbi tre ore interviste .

    Une nuk i ndoqa intervistat e tjera , sepse protogonistet artikulojne vetem fjale , madje te tera genjeshtra te pa turpshme , por deri sa ka shqiptare , qe i gelltisin keto genjeshtra , ata le te vijojne te japin intervita . Populli dhe koha kane qene gjihnje gjykates te politikaneve reale dhe atyr fallco .

    Edi Rama eshte cfaqur si politikan konkret , i sukseshem dhe krijus . Nuk ka te dyte ne spektrin politik shqiptar te ketij tranzicioni . Politikani vleresohet , per ato qe ka bere , jo per ato qe kane thene . Edi Rama ka unitetin me te plote te asaj , qe ka premtuar dhe asaj qe ka realizuar . I tille u paraqit edhe ne intervisten, perballe gazetarit agrsiv , Ylli Rakipi . Paturpesisht u pyet per palmat e thara . Ylli nuk di proverbin : “ Po te kishte frike bujku nga krrimbat ne are , nuk do te mbillte kurre fare “ . Demokratet shqiptare vetem kane shkaterruar c’do are te mbjelle , ne gare me krrimbat tokesore .

    Edi e ftoi L. Bashen , per diallog institucional , por ky i fundit ju shmang diallogut, sic i eshte shmangur gjithmone , qe i eshte ofruar nga Edi . Edi Rama , nuk ka as tutor , as sufler . Ai eshte vigan , po te kemi parasysh , qe rrugen drejt karieres te sukseshme , e ka care me mbeshtetjen e Partise , qe kryeson .

    Edi tha se , se te tera akuzat dhe pretendimet e Opozites , jane genjeshtra dhe pretekse , per te marre pushtetin ne tavoline . Keshtu mu mbush mendja dhe mua si telespektator i i kesaj interviste politike shumedimensionale .

    Qeverria Rama , ne keto vite qeverrisje ka realizuar me shume se te tera qeverrite e viteve te cerekshekulli tranzicion shqiptar . Jo vetem kaq , por as ka vrare , as ka zhdukur Azis Hoxhen , as ka shitur det , as ka krijuaar ndonje masaker te tipit Gerdec . Perpara ketyre argumentave , gazetari Ylli Rakipi , me prirje te djathta , u detyraua te ritirohet dhe te pranoi realitetin politik , simbas te cilit , Lulzim Basha ne cader , eshte nje megafon i suflerit Berisha . Ilir Meta, ne rolin e medjatorit , po i vesh vetes dhe forces politike nje aurele politike inekzistente . Ka kohen e duhur te ritirohet dhe te vetkorigjohet . Edi Rama iduhet vendit dhe 4 vitet e arthme . Kundershtaret e pa penduar , do t’i denoi historia . Zgalem – 7 Prill 2017

    1. Grigor says:

      I nderuar Zgalem
      Nuk po shkruaj asgje sepse i me thene te gjitha. Vetem faleminderime.

  3. pse mor qafir says:

    o Skinero ke ca kohe qe je tu ja fut pordhes me krenari dhe arrogance :D….nuk te lejoet se perpak u bere person publik ?
    Tani nje gje ngulite ne koken e qethur
    VETTING
    kje eshte fjala kyc qe po i perdredh te gjithe ne Alabakistan. Nuk eshte as plotesimi 8-vjecar i Rames, as karriera e Lulzimes, as ambiciet e hajdutit skrapalli Meta…. as qe nuk mund te jene…..

    Vrasjet dhe sidomos vjedhjet , po flas megavjedhjet qe jane bere ne albanistan kane prekur interesa te vecanta te grupeve dhe klaneve te huaja dhe ekuilbri midis statusquose dhe skandaleve ne albanistan eshte prishur dhe si rrezultat me keta aktore amatore te politikes alabakistane nuk ka me “rating” dmth Skinero nuk ka me shitje dhe blerje te megavjedhjeve. Kte Skinero e shef “qysh se kurse” nuk vine me “ndihma” apo “investime” nga jashte albanistanit. Edhe 1 here Skinero po nuk levizi “malli” nuk krijon xhiro dmth Skinero nuk ka fitim.
    Ok deri ketu. Nqs je gazetar, po jo si keta te tjeret qe jane me “master”, “Ph.D” etj dmth i mirfillte bej nje investigim te doganave, shiko buxhetin e taksave per 3-4 vjet e fundit dhe merr nje Excel sheet dhe krahasoi me buxhetin e taksave te 2009-2013 po themi qe te jemi roz e blu….dhe mabsi ke bere kete data entry kontrollo sa taxa jane marre aktualisht ne keto vite….me qe je gazetar ke te drejte te hysh ne zyrat e ekonimisteve te taksave, te njejten gje bej per investimet per te njejtat vite te huaja apo vendase….Skinero nqs do shofesh numra qe nuk kane sens dmth ke money laundry Skinero dmth jo vetem qe jane vjedhur por dhe fshire gjurmet….Ok Skinero kjo mund te jete nje metode qe noshta per ty mund te jete i cik e veshtire po ne nje vend qe per 20 e kusur vjet nuk prodhon ne menyren me absolute nuk ka asnje industry dhe del Banka Boterore dhe te thote qe GDP u ka rrit me a dhe kaq % ? ? ? Skinero dicka nuk shkon ketu… ? ?

    hajt se je i qut ti dhe do e kuptosh vet ca te zgjatem un … ?

  4. Sami says:

    Minxhozo mos e dridh se ste ka lezet. Mos harro qe njerezit kane sy dhe veshe dhe jo vetem ti. Sot te vertetat jane aq te zbuluara sa dhe nje qorr mjafton tezgjase doren dhe e kap ate. Mos bej rolin e analistit te ekuilibruar se nuk i hyn ne pune njeriu. Populli nuk pret nga ti qe te zbulosh te verteten sepse ate e shikon vete me sy, por ta analizosh ate drejte dhe te ngresh reputacionin tend. Po na e perpunove te verteten dhe na e afron ta hame je gabim dhe ofendon inteligjencen tone. Analizat e mira apo te shtrembera, te paguara apo jo rendojne apo ngrene vetem peshen tende si gazetar dhe si njeri dmth thjesht investim per vehten tende.

  5. @ says:

    Fakti qe ne te njejten dite dhe ore, te tre aktoret kryesore politike dalin ne publik per te deklaruar qendrimet e tyre, tregon me e pakta, se qe te tre nuk jane serioze dhe te sinqerte. Fatkeqesia eshte se nuk jemi pragmatike si popull, jemi tifoza te semure dhe budallej…

  6. ano says:

    Brravo “LORA”.

  7. Alban says:

    Minxhoz. Shkrimin tend e hedh poshte audienca qe fitoi News 24. Ti kete nuk paté birrerine ta thuash.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje