Edhe ambasadorët kanë dalë në shitje?

12 Prill 2017, 16:49Politika TEMA

Nga Andi Bushati

Një deklaratë e fortë e kreut të PBDNJ-ë, Vangjel Dule ka shërbyer për t’i hedhur benzinë zjarrit të paranojës që ka kapluar opozitën, lidhur me shitblerjen e diplomatëve të huaj nga politikanët lokalë. Nuk e di sa i vërtetë është pohimi i Dules, se një grup ambasadorësh, i kanë kërkuar partive të vogla të koalicionit të djathtë t’I fusin një thikë pas shpine PD-së, duke hyrë në zgjedhje për të marrë ndonjë deputet më shumë. Por, dua ta pohoj që në fillim që jam i prirur ta besoj. E para sepse Vangjeli nuk është shquar ndonjëherë si tipi që bën show duke prodhuar lajme të rreme. E dyta se ai ka qenë i shoqëruar me kolegë të tjerë. Dhe e treta se kjo nuk është hera e parë që qarkullojnë të tilla lajme për përzierjen flagrante të diplomatëve të Tiranës.

Por, pavarësisht se ky shantazh skandaloz më duket burracak dhe i pështirë, po aq të tilla më ngjajnë edhe reagimet që e pasuan atë. Menjëherë në disa media me radhë u përhap një lajm se ambasadorët e akredituar në Tiranë kanë interesa financiare të lidhura me qeverinë, se paguhen nga narkotrafikantët dhe madje, madje, luajnë për interes të Serbisë. Edhe kaq do të mjaftonte që grotesku të arrinte kulmin. Por ai u bë më i madh kur vetë Lulzim Basha nga çadra i fryu publikisht kësaj legjende duke folur për të “korruptuarin me pasaportë të huaj që shpejt do të japë llogari”.

Dhe po ta njohësh nga afër mjedisin politik ku gëlojnë këto pandehma, e kupton se deklarata e kreut demokrat nëk është një rastësi. Gjithnjë e më të shumtë janë opozitarët që besojnë se Donald Lu i shërben interesave të Edi Ramës. Disa shkojnë edhe më tej, e bëjnë ortak me të dhe të sigurojnë se shpejt do ti dalin edhe pronat apo tokat që ka në Shqipëri. Po të njëjtat thashetheme gëlojnë edhe për Romana Vlahutin. Dikush përmend bizneset e bashkëshoritit, dikush qiranë e vilës dhe të gjithë janë të bindur se ajo bën politikat që bën, e nisur jo nga parimet e Brukselit, por nga paratë okulte që arkëton.

Këtyre intrigave të vogla lokale u shtohet pastaj dhe paranoja ndërkombëtare me dorën e padukshme të Sorosit, që ka bërë lobing për të sjellë si diplomatë në Tiranë, njerëzit që i ka përzgjedhur më parë vetë Rama.

Pra e gjithë kjo propogandë, ka si qëllim që tu thotë militantëve të opozitës se çdo qëndrim që vjen qoftë nga Lu, qoftë nga Vlahutin, apo qoftë nga shefi i OSBE-së që i ndryshoi brenda ditës deklaratat për drogën, është një politikë personale që buron nga interesa të dyshimta.

Po ta shohësh me kujdes, e gjithë bestydnia e përhapur ka sa anën e saj të vërtetë, po aq dhe pjesën e saj fantaziste.

E vërteta është se ambasadorët e Tiranës shpesh mbajnë qëndrime eksesive. Ata bien jo rallë pre e politikës për ta pasur mirë me qeverinë. Ata i shohin opozitat që i lënë vendin njëra tjetrës, si aspekte të bezdisshme të demokracisë, që vetëm sa komplikojnë pasqyrën e raporteve që duhet t’i nisin qendrës.

Në Shqipëri do të mbahen mend gjatë Rajersoni dhe Elio Germano i BE-së që as nuk donin ta shikonin me sy opozitën ish-komuniste. Këtu vështirë se do të harrohet partizanizmi i Limprehtit edhe dëshira për të goditur demokratët e Dan Evertsit të OSBE-së. Në këto anë nuk do të shlyhen deklaratat “Burrë shteti” për Berishën dhe “Yll në ngritje” për Bashën që nxori nga goja Arvizu pas 21 janarit, ashtu sikurse do të mbeten objekt barcaletash, qoftet që kapërdinte dhe krikllat që rëkëllente Volfard sa herë që duhet t’i kundërvihej PS.

E po ti kthehmi kësaj historie të trishtë me të drejtë mund të ngrejmë një pyetje? Mos vallë i kanë korruptuar me para, i kanë joshur me troje ndërtimi, i kanë bërë pjesë të bizneseve dhe Berisha dhe Basha dhe Nano, dhe Majko dhe Meta, diplomatët që i kanë mbështetur kur ata kanë qenë në pushtet? A qëndron pas gjithçkaje fantazma e “gringos” së koruptuar që megjithëse “mban pashaportë të huaj nuk ka për t’i shpërtuar ndëshkimit”?

Jo, duhet thënë troç. Kjo paranojë që ka kapluar kokat e demokratëve dhe deri diku edhe të lsi-stëve nuk është e vërtetë. Askush deri më tani nuk ka asnjë provë apo indicie për këtë skemë gjigande të korruptimit të diplomatëve kryesorë të Tiranës. Fakti se Rama mund t’i ketë blerë disa prej tyre është po aq i vërtetë sa hipoteza se edhe Berisha, Basha, apo Meta kanë bërë të njëjtën gjë me ambasadorët që kanë punuar kur kanë qenë në pushtet.

Ndërsa, nëse pyetja ngrihet ndryshe, nëse ajo shtrohet, a janë bërë ata palë apo jo me Edi Ramën, përgjigjja është tjetër. Po, shumë prej tyre sot janë rreshtuar. Ata rrefuzojnë të flasin për përmasat alarmante të drogës që i vërejnë edhe mediat e vendeve të tyre. Ata nuk guxojnë të shprehen në një regjim kleptokratësh që tashme e kanë skanuar shërbimet inteligjente.

Po, për këto, ata heshtin. Madje dhe në krizën e fundit, ashtu sikurse dëshmoi Vangjel Dule, ata apo tregojnë se e kanë më lehtë që trysninë ta ushtrojnë te opozita, që ta veshin atë me rrobat e djallit, që të keqen ta projektojnë aty.

Por, për fat të keq, këtu nuk kemi asnjë lajm të ri.

Edhe Lu, edhe Vlahutin, edhe Broshard, po bëjnë atë që kanë bërë gjithnjë paraardhësit e tyre. Po mbajnë anën e qeverisë.

Prandaj nëse në krizën e sotme i ka ata përballë, PD dhe Basha nuk ka pse shpik dhe ushqen teori konspirative me blerje dhe korruptim. Do të qe më e shëndetshme dhe më racionale t’i shpjegonin idhtarëve të tyre historinë atë që fatkeqësisht është sa e dhimbshme, po aq dhe e thjeshtë: se diplomatët e Tiranës më shumë se kriteri i së vërtetës, më shumë se mbajtës së skeptrit moral, janë një grup pragmatistësh që reshtohen me pushtetin.

Artikullimi i kësaj të vërtete, jo vetëm do ta çlironte opozitën nga kompleksi i të gjithave divergjencave që ka me ambasadorët, jo vetëm do ta lehtësonte nga keqkuptimiet që mund t’i krijohen me publikun, por mbi të gjitha do ta shpëtonte edhe nga risku i përhershëm i qesharakëzimit të atyre që rrëfejnë teori komploti. (Lapsi.al)

20 komente në “Edhe ambasadorët kanë dalë në shitje?”

  1. ali says:

    Kaq pusht je or skuth. Fytyre e bardhe dhe shpirt i zi.

    1. korçari says:

      O Mero Baze nuk e kuptoj se perse boton artikujt e ketij palaços pasi Bushati ben pjese ne skuthat qe kane shitur dhe shpirtin djallit per pak leke dhe si rrjedhim ai nuk e ka per gje t’i thote te zezes e bardhe ,por uroj dhe shpresoj se me Lylin ,Salehun do te ngelet pa pune dhe ky birbo qe si ujku lyen kemben me miell per t’u dukur si dele por e ka kot se mielli i ka rene me kohe

  2. eli-tiv says:

    ….ju ngeli lyli ne dore…e shtyte deri ne gremine…bota nuk funkwsionon si doni ta paraqisni….ka rregulla e ligje si edhe procese qe I kane kaluar…por ju doni te shfrytezoni nje hajdut e vrases si lyli e saliu…qe nuk kane c’te humbin…e duke shkuar deri ne fund hapesir”demokratike” e sidomos etiken…qe karakterizon Amerike–Europen….donit bte perfitonit…POR harruat se kur vjen fundi….ata dine te shkojne deri ne fund me mire se ju…mos harroni sadamin…gedafin…e fatkeqesisht saliu na na ka federuar me myslymanet e gedafit….e lyli nuk eshte nje myslyman I moderuar….Nuk I duhet kujt Assadi ne Europe….Me kete rast merr fund edhe hitaria cerek shekulli me keta analiste e gazetare….PO mire nuk ka shqiperia gazetare qe te kene evidentuar drogen ne republiken e saliut e lulit..e ta krahasojne me sot qe te na mbushi mendjen..??Kush trafikonte ne kohen e saliut kur ai mbylli detin…e prodhimin e kishte te ligjeruar…..Si nuk bête bilanc per rruget e ndertuara…..sa eshte shqiperia …veshtire te evidentoheshin…???…Si vidhej e shperdorehej enargjia…..??? Cfare gazetare e analiste jeni…???? sa pra droge jane ne qarkullim…..si mund te blihen te gjithe…e deri ne 1 million vota…e te gjithe kete cudi e bene per 3.5 vj3t..?? po saliu per sa vjet sa ka bere???…JU erreson syte Edi Rama…faftesia e fuqia e tij….nuk I hyne askujt gabimet e nje qeverie..se ne fund te drejtosh nuk eshte e lehte…por faje…deri ne vrasje…keni pergjegjesi qe ju qe rrini krah te tyre…CDO GJE DIME E JU DINI ME TEPER SE NE…

  3. Fshatari says:

    Mire qe te ka ty ky popull qe e sqaron mor i nipi i Vitos dhe i Bektashit

  4. endri says:

    SI FILMI FIJET QE PRITEN.

  5. VK says:

    Po Withersin ku e cove. Arvizuja bente ashtu deklaratash sa pa i njoft mire kush ishin, pastaj edhe ai u be pucist. Si shumicen e hereve ia ke fut kot mer Bushat. Nuk mbajne ambasadoret anen e qeverise, ata mbajne anen e vet. Kush i del kunder ha presion. Nuk ka ndonje shkence te madhe aty, se per ate pune jane ne tirane, per te mbrojtur interesat e veta. Nuk jane ambasadoret qe mbeshtesin qeverine, eshte ky trangulli lule qe eshte kunder ambasadoreve.

  6. ilir says:

    Ka , kaq shume para droge ne vendin tone, te mjaftueshme per te blere diplomate, politikane e zgjedhje.
    Por faji eshte I gazetareve:egziston nje vile qe rezulton e blere 3 here me shtrenjte…ku eshte investigimi juaj?! CNN , Fox news , the Indipendent do te ngazelloheshin me fakte korrupsioni te nje zyrtari te larte te BE, po ju doni te pini kafe dhe derdellisni jo te beni nje investigim te plote. Kuptohet ka rrisqe…ku ka korrupsion te madh egziston edhe mundesia e humbjes se jetes…po…ky eshte zanati qe keni zgjedh…keshtu qe :Bejeni mire, e mos na cani veshet me llafe.

  7. Drejtesia says:

    Ik ore bajgë.

  8. Maloku says:

    Andi, nuk te njoh por te lexoj shpesh , pse mor burre je kaq idiot, nuk i lexon ato budallalleqe qe shkruan para se ti botosh.Andi je shume kontrakditor nga rrjeshti ne rrjesht,po flit e shkruaj vetem nje here ,nje here qe te kuptojme te pakten nivelin tend itelektual qe pretendon qe ke.

  9. NjeQytetarOptimist says:

    Hmm the question stands: To be or not to be ?!?! Haha..

  10. sala says:

    Bushat ,
    Ketu ke gabuar .
    nuk kane dale Ambasadore per shitje , por ne jemi shitur qe ne 1912 kur na formuan si shtet te huajt

  11. Besoj says:

    Palaco gazetar.

  12. hfjmhj, says:

    Qe basha dhe berisha shpikin lloje lloje konspiracioni, kjo eshte e qarte, po ky z.Bushati cfare do ne kete hstori? Apo kujton kohen e shokut Enver kur te gjith ishin armiqte tane? Apo mos valle paguhet nga shpikesit e konspiracioneve per ti fryre e shumefishur ato?

    Keta lloje gazetaresh, shpifesish e buthelepires nuk i duhen Shqiperise, duhet te marre fund epoka e tyre.

  13. j says:

    Në shitje të përhershme ka dalë vetëm karakteri i ulët shqiptar.
    Shihni drogën,prostitutat,gjyqtarët,kriminelët etj.
    E keqja e ka folenë tek mendja dhe zemra shqiptare.
    Të huajtë vetëm bëjnë gallatë dhe zbaviten me mënxyrat që pjell ajo shoqëri.
    Shqipëria është varreza e civilizimit dhe kulturës humanitare,por ajo nuk di.

  14. a says:

    Eshte Bushat, nuk eshte Kapo.

  15. Nestori-Mitrovicë says:

    Çdo shoqëri i ka parazitët e vetë të cilët, varësisht nga tregu, herë shumohen e herë pakësohen. Të tillë janë kjo dorë analistësh e opinionistësh si puna e Bushatit me shumë të tjerë që, në mungesë rregulli e cilësie në tregun mediatik, imponohen me produktet e veta me vlera krejtësisht të dyshimta dhe të diskutueshme.
    Nastradini kishte nxjerrë në treg një shportë plotë me bajga gomari. E kishte mbështjellë me një mbulesë të bukur dhe thërriste me sa zë kishte:
    O milet! Të shihni çfarë ka në shportë kushton vetëm një lirë. Pishman ta shihni e pishman të mos e shihni.
    Këtë bëjnë edhe këta. U shesin bajga atyre që duan t’i blejnë. Atyre që duan të besojnë se janë pufka me sherbet.

  16. Valter says:

    Dhe profesioni i gazetarit, politikanit ,gjykatesit, mjekut e nenpunesit
    eshte pune, e po te shihej si e tille gjerat do te ishin ndryshe
    po ashtu dhe ky shkrim.
    Sa do me japesh qe te te reklamoj, sa qe te te bej fafore,
    sa qe te kesh ti te drejte, sa qe te te shpetoj
    dhe hidhu qe te mos sorollatesh.
    Ndergjegjesimi duke e gjetur fajin tek vetja
    dhe jo tek ghithkush tjeter pervec meje,dhe konceptimi i cdo lloj profesioni si pune,
    do te ish hapi i pare per mirkuptim,demokraci e mirqenie.

  17. luli says:

    shkrimi me i dobet qe ke bere ndonjeher o bushat !!!

  18. grag says:

    O Endi! Po pse mor njeri bene kesisoj artukujsh apo nalizazh. Po si ka mundesi qe 80 % flitet per qeverine dhe ramen, te majten negativishte me qellim relativizmin e Z. Basha dhe Z.Berisha, o kopmlotist!
    Mos beje budallain, Ne, por edhe ata ne cader e dine dhe flasin se dyshja ( ndoshta tresha) S.B.+LXHB = ? IM kane halin dhe frikene post vetingut. Cope or vella! Sa per drogen, ta them yn tye, po te dali Rama kunder Vetingut, keta elene 100 vjet k5ryeminister, dhe sa per siperfaqet e mbjella me kanabis nuke cajne koken. Nese Rama dhe perendimi bie dakort qe keta te mos denohen, keta jane gati ti shtojne mbjelljet ekanabist duke marre borxh ne greqi, maqedoni, kosove etj. Por Ah? C’te bejne!
    Pasta Endi po blushin pse nuke peremend! Te shohesh neser ti cfare ka per te punuar! Se thone je zar i vjeter i Blushit! te fala …po sdi kujt tja cojme! Hajd se gjejme javes tjeter. Kete jave tafti bafti, Ben Blushit. Aie meriton, kur tha se do te futet ne zgjedhje ne cdo rast , rrethan,etc.
    Sa er kete perendimorin, LB kot e ka. Ai ka folur hapur se do te ndihmoj PD. Dmth Luli te shkoj ne zgjedhje, te behet Deputetse s’dihet si shkojne punet! Mund te shpetoj pastaj ndoshta edhe nga Vetingu dhe drejtesia e cila duket se po afrohet frikshem! Ky amabsadori ka demtuar perendimi, duke dekosperuar ate per te ndihmuar PD. Pokujt ti thuash! Hajd Luli po ja hedhim fajin ketij amabasadorit armik. Se ne fakt europa dhe perendimi ka ra keq ne ” dashni me ty” Endi shiko se mos na iken Luli, pa dal ne gjygjin epakryer , me raporte mjeksore! Duhet ta shohim kete “vigan” kur te perballet me prokuror dhe gjykates. Zgalemi shqiptar, juristi i i ceshtjeve te UCK dhe shtepise se verdhe, magjistari i parave( 1.8 milion brenda 5 vjeteve, me rroge! pa buke i leskosur, trup e shpirt te sakatosur!

  19. shushica says:

    Sipas Bushatit…ambasadoret jane thjesht bisnesmene pragmatike……Nivel infantil…Jam dakord ne se dikush argumenton ndryshe…duke hedhur per shembull idene se BE dhe SHBA .ne kete periudhe perputhen me politiken e Rames ….sepse ne te kaluaren perputheshin me Berishen etj….Por kjo eshte gjeja me normale ne politike….te gjitha shtetet e fuqishme e ndertojne politiken e jashtme ne perputhje me interesat themelore te tyre te momentit…pra kane pra kane interesa te ndryshme edhe per realitete te peraferta..ose thene troc ,dy pesha ,..Pra ku qendron skandali ketu…Ne kete moment eshte fat qe politika e shteteve te fuqishme perputhet me interesat e 90 petqind te shqiptareve…ne te kaluaren kur kjo politike nuk perputhej per ne ka sjelle pasoja te tmerreshme…Duke qene te vegjel ,eshte largpamesi qe te perfitosh nga momenti historik per te marre maksimumin e fitimit …te pakten per ndertimin e nje shteti modern ,pika jone me e dobet ,qe shfrytezohet gjithmone nga kundreshtaret tane historike…Hajde Andi …lexo pak qe te kuptosh politiken …te pakten Sun Xun dhe Makiavelin…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje