Majko mesazh Bashës e opozitës: S'do ketë qeveri teknike, dilni nga çadra. S'keni pasur frikë as më 1997...

13 Prill 2017, 18:46Politika TEMA

Deputeti socialist në qarkun e Tiranës dhe ish-kryeministër i vendit Pandeli Majko lëshoi një deklaratë thumbuese nga mitingu në sheshin “Skënderbej”, se PS nuk u premton të rinjve se do t’i çojë në plazh, por do të çojë Shqipërinë në Bashkimin Europian.

Ne nuk iu premtojmë se do iu çojmë në plazh, iu premtojmë konspiracionin më të vjetër të Shqipërisë dhe shqiptarëve, Shqipërinë anëtare të BE­së”, u shpreh Majko.

Duke iu referuar situatës politike, Majko i bëri thirrje opozitës të dalë nga çadra dhe të futet në rrugën e dialogut. Ai theksoi se janë të turpshme akuzat e Partisë Demokratike në adresë të ambasadorëve.

Ish­kryeministri deklaroi gjithashtu se nuk do të ketë qeveri teknike. “Një thirrje atyre, dilni nga çadra dhe futuni në dialog. Pse kanë frikë të ballafaqohen me PS në kutitë e votimit? PD s’ka pasur frikë as në 1997.

Ç’është kjo frikë që i ka mbyllur këta djem e vajza, bura të gjakut tonë në çadër dhe thonë ejani të dialogojmë. Për çfarë të dialogojmë? Që t’iu dorëzojmë pushtetin në çadër? Dialogun do ta bëjmë atje ku kemi marrë mandatin për të qeverisur, te kutia e votimit, atjebdhe vetëm atje.

Doni qeveri teknike, qeveri besimi, por pse jemi parti të ndryshme sepse ka alternativa të ndryshme. Nuk do të ketë qeveri teknike. Qeveria teknike është te kutia e votimit ku përballë numëruesve të PS, janë numëruesit e opozitës, ajo është qeveria teknike“, deklaroi Majko.

1 komente në “Majko mesazh Bashës e opozitës: S’do ketë qeveri teknike, dilni nga çadra. S’keni pasur frikë as më 1997…”

  1. Flas nga Cadra says:

    O Majko o legen pushteti, i forte me te dobetit dhe servil me pushtretin.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje