Dash Shehi: Presidenti Nishani një punëtor partie, Berisha s’merret seriozisht. Në orën 9 të votonim Vettingun, në 11 Rama të ikte

14 Prill 2017, 19:19Politika TEMA

Kreu i LZHK, Dashamir Shehi, shprehet se opozita është gati të votojë ligjin e Vettingut në Kuvend, nëse Edi Rama premton se do largohet nga detyra pas këtij momenti. I ftuar në “45 minuta” nga Denis Minga në Report Tv, Shehi theksoi se opozita kërkon lëshime në këmbim të votës që do çlironte ligjin më të rëndësishëm të Reformës në Drejtësi.

“Kjo nuk është drejtësi për shqiptarët. Por kosa në dorë e Edi Ramës për të masakruar kundërshtarët. Kjo nuk ka lidhje fare me reformën. Por për efekt psikologjik, unë e kam thënë se do ta kisha votuar dhe qeveria të lironte zyrat Pra, ne votojmë Vettingun në orën 9 dhe në orën 11 Rama të largohet. Ka një shkëmbim këtu. Ky po merr pushtetin e drejtësisë që nuk i takon dhe të dorëzojë pushtetin tjetër që zgjedhjet të bëhen të lira”, u shpreh Shehi.

Aleati i Bashës theksoi gjithashtu se opozita nuk do bëhet pjesë e zgjedhjes së Presidentit. Sipas tij, “Presidenti i Shqipëri është kthyer në punëtor partie”. Gjithashtu, Shehi kërkon që deklaratat e ish­kryeministrit Sali Berisha nga “Çadra e Lirisë” në Bulevard për marrje të pushtetit me dhunë të mos merren seriozisht. Sipas tij, edhe protesta e 7 majit e opozitës në Kavajë, ditën e zgjedhjeve për bashkinë e këtij qyteti, do të jetë paqësore.

Z.Shehi, ka dakordësi për dialog por ende nuk po shohim diçka konkrete? Pse ky hezitim sipas jush?

Ne kemi të qartë në kërkesën tonë për qeveri teknike dhe largimin e Edi Ramës. Unë madje e kam quajtur qeveri e kujdesit të zgjedhjeve. Ne kërkojmë largimin e Edi Ramës se me të kryeministër zgjedhjet nuk janë të besueshme.

Mundet që ditët e ardhshme të kemi zhvillim, por unë e shoh situatën të vështirë. Këto deklarimet politike janë më shumë për konsumin publik që ne kemi dëshirën e mirë, por këtu është pala tjetër që pengon.

Rama thotë ejani të takohemi në nivel kryetarësh, Bashas kërkon terrenin nga negociatorët fillimisht. Cila do të ishte mënyra më e drejtë?

S’ka ndonjë formulë konkrete sesi duhet të ulen në tryezë. Më duket shumë e pavlerë, si muhabet kot. Këtu negociatat gjithmonë i kanë bërë disa biznesmenë që marrin para nga të dy palët. Eshtë një formulë alla­shqiptarçe për të dialoguar. Do të pranoja çfarëdolloj negociate që opozita të hynte në mënyrë të sigurt në zgjedhje dhe shqiptarëve t’u afrohej një platformë e pakontestueshme pas zgjedhjeve.

PS thotë se s’mund ta kthejë këtë dorëheqje në precedent. A do të ishte e pranueshme një zgjidhje ky koalicion PS­LSI­PDIU pa Ramën kryeministër?

Unë s’kam besim te ky kryeministër, s’ka më dëshirë për të bërë reforma. Kjo që po i afrohet si alternativë tjetër nuk është se po shkëlqen, por unë them se z.Basha me lëvizjet e veta të fundit, sicc thotë për një republikë të re, ka diçka europiane në këtë mes, për të cilën ia vlen ta ndjekësh pak. Ideja bazë është që të mos jetë më z.Rama, qeveria të ketë kurajo të arrestojë 5­6 kriminelë. E shikoni çfarë po ndodh, drogë për ditë, me skaf, magazina, laboratorë. Si s’pamë një kriminel të një dimensioni, një bos, njeri të lidhur me shtetin, por arrestojnë fshatarët. Këto punë nuk bëhen pa lidhje me shtetin…Ka një të rëndë në këtë mes. Për qeverinë teknike, unë jam precedent, çdo 4 vjet 3­muajt e fundit qeveria t’i dorëzohet një platforme më të gjerë, për të krijuar besim që zgjedhjet do të jenë të ndershme. Të përsëriten 3­4 herë derisa populli të ketë besim te zgjedhjet. Në gjysmën e botës zgjedhjet i bën Ministria e Brendshme. Në Greqi sa herë ka zgjedhje ndërrohen 4 ministra.

Pse s’kërkoni ministrat, por o Ramën, o s’ka?

Kryeministri i urdhëron, i dhunon ministrat. E pamë me ish­ministrin e Drejtësisë. Por ne nuk qeverisemi nga institucionet.

Javën e ardhshme Kuvendi ka njoftuar tre seanca, të martën është për Vettingun, për ngritjen e komisionit 12 anëtarësh, 6 i takojnë opozitës. Eshtë thembra e Akilit Vettingu që mungon PD?

Kjo nuk është drejtësi për shqiptarët. Por kosa në dorë e Edi Ramës për të masakruar kundërshtarët. Kjo nuk ka lidhje fare me reformën. Por për efekt psikologjik, unë e kam thënë se do ta kisha votuar dhe qeveria të lironte zyrat Pra, ne votojmë Vettingun në orën 9 dhe në orën 11 Rama të largohet. Ka një shkëmbim këtu. Ky po merr pushtetin e drejtësisë që nuk i takon dhe të dorëzojë pushtetin tjetër që zgjedhjet të bëhen të lira. Por, z.Basha ka menduar se kjo është një reformë kaq e keqe sa nuk ia vlen. Ne nuk e pranojmë këtë lloj Vettingu. Në këtë mes, këto seanca ne i konsiderojmë nul. Qeveria do të ngrejë sistemin e vet të drejtësisë.

Kandidatët i zgjedh edhe ONM…

ONM është një standard teknik. ONM nuk të njeh ty që je nipi i hetuesit më të llahtarshëm të sigurimit të shtetit. Zgjedhësit e këtij procesi janë njerëz të PS. Kush është marrë me drejtësinë, institucionet, e kuptojnë që këtu kanë të drejtë jo Luli e Berisha, por në radhë të parë unë, unë kam dyshime. Këto 6 janë zgjedhje formale, procesi është i mbyllur edhe po t’i zgjedhim me këta të tre. Do shkojnë ata që e kanë emrin në listë te zyra e Edi Ramës që një vit më parë. ONM etj, janë përralla.

Kemi dy lista zyrtarësh që shkojnë në Strasburg, të dy rrëzohen ama…

Po, por ky lloj sistemi drejtësie që kemi ne këtu është rrjedhojë. 75 veta që janë të gjithë të të majtës, ONM nuk i njeh këta. Ka nga ata që kanë studiuar jashtë? Edhe Enver Hoxha në Paris ka studiuar.

Të martën do të ketë nga ju që do të shkojë në Kuvend?

Jo. Ne nuk bëhemi përçarës. Nuk mund t’i ngulim thikën njëri­tjetrit. Siç tha zyrtari i BE që fliste në emër të një zyre në Bruksel. S’kisha menduar se nga Europa mund të vinin me këtë ide. Ishte shumë e pamoralshme.

Ju si reaguat?

Thamë që jemi të gjithë bashkë. Ky nuk është propozim politik, por një lloj pazari.

A nuk vjen ky reagim për shkak të pengesës që ju i keni bërë Vettingu­t, një investim ky i ndërkombëtarëve?

Një minimum dinjiteti e meritojmë ne. Nuk ka nevojë të na bëjnë propozime matrapazësh. Ndaj ne kemi reaguar, për t’u kujtuar disave këtu që Shqipëria ka burra, nuk mund të nëpërkëmbet. Këtë lloj drejtësie unë nuk do ta kisha bërë kurrë. Është shkatërrim i kushtetutës së Shqipërisë. Siç u bë marrëveshja e 22 korrikut, duhej të vijohej edhe me këto të tjera, por këta nuk e bënë. Unë nuk jam i lumtur që Basha po grindet me të huajt. S’jam i luimtur që duhet t’i denoncojmë ne, duhet ta bëjnë institucionet e tjera. Ne si opozitë duhet të t’u ofrojmë alternativë qytetarëve. Pastaj, më shumë sa shkoi Rama kundër ndërkombëtarëve…mirë që ata nuk e morën me seriozitet, për fatin tonë të mirë. Nëse ka pasur marrina kundër ndërkombëtarëve, këto i ka pasur kryeministri. Ato që thotë opozita për ndonjë, nuk është ndonjë dramë e madhe.

Pse Berisha e ashpërsoi gjuhën dje?

S’marr përsipër të interpretoj Berishën. Me z.Basha rezistenca synon të jetë paqësore. Kemi themeluar një lloj gandizmi, të protesojmë në ccadër pa u thyer asgjë. Një eksperiencë pozitive për Shqipërinë, e cila ka të kaluar të hidhur. Berisha gjykon sipas mendjes së tij, por unë nuk jam dakord. Nëse duhet për të atakuar të huajt, besoj se mjafton zëri i z.Basha. Përtej meritës që ka Berisha në rezistencë, lëvizjes, demokratike, opozita duhet të flasë me një gjuhë, me një gojë. Dje kemi firmosur një dokument PD me gjithë opozitarët. Opozita këto 2­3 muaj ka qenë e unifikuar. Dhe në këtë mes i duhet lënë hapësirë, liria e vet, vendimmarrja e vet dhe nuk ka nevojë për të tjerë.

Çfarë do të ndodhë në Kavajë?

Uroj të mos ndodhë asgjë. Të jetë një protestë paqësore. Ky ka qenë deklarimi deri më sot dhe besoj se ashtu do të jetë. Opozita tashmë është jashtë procesit zgjedhor dhe është në drejtën e opozitës të përdorë të gjitha mjetet që i jep demokracia, protestë, demonstratë, grevë, mosbindje civile. Nuk shoh asgjë të jashtëzakonshme. Sigurisht do jetë populli i Kavajës që proteston për një palë zgjedhjesh të çuditshme pa kundërshtarë. Pastaj, kemi rezerva për reformën territoriale. Një nga gabimet e z.Basha është që nuk u bë pjesë e kësaj reforme. Kur ne të marrim pushtetin, disa komuna duhen ndarë nga bashkitë e mëdha.

Si e fitoni besimin te Rama ju si opozitë? M.q.s z.Meta ka folur për qeveri besimi?

Nuk besojmë te Rama. Kujton se dyshojmë te ministrja e Kulturës p.sh. Ilir Meta është i mirëpritur për kontributin, por unë gjykoj që ne duhet ta ngjisim vetë malin tonë. S’kemi rrugë tjetër.

Zgjedhja e Presidentit, raundi i parë është në 18 prill, do të bëheni pjesë?

Ne jemi jashtë. Këtu do të fitojnë punëtorët e partisë. Presidenti i ri do jetë punëtor partie. Nuk më vjen mirë ta them, siç s’më vjen mirë për zhurmën e madhe që u bë me të huajt.

Po Nishani ç’a presidenti ishte?

Punëtor partie.

36 komente në “Dash Shehi: Presidenti Nishani një punëtor partie, Berisha s’merret seriozisht. Në orën 9 të votonim Vettingun, në 11 Rama të ikte”

  1. Besoj says:

    Ky eshte super i paafte dhe naiv. Kerkojne Qeverine ne tavoline per te firmosur Reformen ne Drejtesi dhe prape thone qe Rama leta komandoje ate….turp dhe injorance. Cfare dine kate palace te politikes se populli shqiptar eshte I paafte ti kuptoje keta plehra me plot kuptimin e fjales.

    1. Timi says:

      Kush je ti more cope muti te na tregosh se kush do te jete kush dhe cfare duhet te beje Rama. Rama ka marre 1 milion vota dhe nuk ka mbeturine si puna e juaj qe ti tregoje atij se cduhet te beje me pushtetin qe e ka marre me votat e popullit. Ju pisa keni vjedhur zgjedhje e keni vrare. Rama nuk ka precedente te tilla. Nese keni fakte qe Rama do te vjedhe zgjedhjet shkoni cojini ne Prokurori dhe provojini. Nese keni fakte qe Rama ka mbeshtetur kanabisin shkoni cojini ne Prokurori dhe provojini akuzat. Perndryshe mbylleni ate vrime bythe dhe rrini ne cader se ju ben mire. Ne te tjeret do te shkojme ne votime dhe do tre zgjedhim ata qe duam ne diten e caktuar me ligj.

  2. L leshi says:

    Nuk e di kush eshte ai popull budalla qe ju ka votuar dhe ju ndjek nga pas ju.Mund te me thuash ti ne cfare vendi demokratik opozita mund te veje te tilla kushte pervec se ne vendin e budallejve qe quhet Shqiperi. Talleni bythen me kte popull idjot qe edhe pse e keni rjepur per 25 vjet me rradhe prap ju voton ju.. Lum si ju per kte popull se sa te rroje bathorja ju do lundroni ne para…..

  3. Ganiu says:

    Edhe pijanec edhe politikan… Sikur nuk shkon.

  4. Maloku says:

    Dash tironci je komplet idiot i lindur ose krimineli Sali te ka hedhur trute e gomarit( te me fale gomari per ofezen).

  5. Azio says:

    O Dashamir,qe ne te vertete je dashakeq.
    Nuk te marr besh ty dhe jo vetem une por gjithe komuniteti shqiptar kudo qe eshte.
    A je ne regull me ment e kokes,apo ke ik per lesh.
    Lexoje kushtetuten nje here dhe mos u mundo te lexosh me bythe.por ne te vertete Ti nuk mund ta besh kete,sepse nje cope injorante qe s’e ke shokun,Prandaj gjeja me e mire per ty eshte te qerohesh nga skena politike,se ta keni pa hajrin

  6. e po kur na u bon edhe plehrat arabe ,ardh nga fundi botes,
    mi tregu rrugn e politiken Shqiptarit !
    Ky surratbythtrinoceronti dumbabist duhet hedh ne Lane,si pjes e fekaleve te atij veni.
    nji nder surratet me te peshtira te politiks se shtetit rrumpalle

  7. NjeQytetarOptimist says:

    Plaku me bastun do ngjisi malin.. ?

  8. Askushi says:

    ajde qiu Dashi.

  9. Shida says:

    Rama e ka gabim qe nuk pranon qe ne ora 9.00 te votohet vettingu dhe ne 11.00 te jape dorheqjen.
    Nderkohe te kerkoje si pjese te marreveshjes qe nga ora 9.30 (ora e votimit) deri ne oren 11.00 me ca burra te forte t’ja beje nga prapa ketyre “opozitareve” ate punen qe nuk thuhet (Dashit jo ne ate vend pasi ka vend me te pershtatshem)

  10. ZZzzzzz,.... says:

    DOBIC I MADHE KY PIJANECI ………DOREZO PUSHTETIN THOTE SE NE VOTOJME KERBACIN PER TA PATUR NEHTE….???!!

  11. Doni says:

    POLITIKAN KY :DUKET NGA FYTYRA SIKUR KA PUNUAR PER 40 VJET KE KAFJA E REMES NE BANAK. ME NJEREZ TE KTILLE NE KOHEN E SOCIALIZMIT ENVERI ME FALNI.. FSHINTE BY……

  12. BABAGJYSHI says:

    Nuk ma merte fare mendja qe z.Dash Shehi te ishte kaq injorant e te flase pa
    asnje logjike te njeriut normal Edhe ajo pak simpati qe kam ushqyer per te ,
    pas ketyre budallalleqeve qe nxier nga goja , m`u neverit !

  13. PO,PO says:

    Paska qene shume me poshte , se sa e kemi vleresuar kete fare burri ,
    mbetje persiane nga sundimi anadollak i osmaneve!

  14. Bessi says:

    A JENI NE VETE O QENIE INJORANTA QE NUK JA KENI HABERIN SE C’DO TE THOTE DEMOKRACI ME VERTE JU JU ME DEMEK SOLLET DEMOKRACINE QE KUJTONI SE E KENI PRONE TE JUAJEN O INJORANTE TE SHKRETE ,, NE DEMOKRACI NUK KA SHKEMBIM VOTE PER DREJTESINE E TE LESHOHET PUSHTETI,,, SE PASTAJ NUK NA HY NE PUNE VOTIMET ZGJEDHORE PO PAZARET ZGJEDHORE ALLA DEMOKRATIKE SI KJO QE KERKOJN KETA INJORANTAT,,,,,

  15. Tim Tirana says:

    Ik o Dash mo per koken e ijes je koti.Ti me Meksin nuk iket prej qeverie derisa dogjet gjithe vendin, per Saliun ne rradhe te pare dhe per vedin ne rradhe te dyte se faji ne fakt ishte i marshallit se pari, por ti nuk se ke tregu ndonjehere efektivitet pervec fjaleve.Edhe per Bathoren mbaj mend se the qe i fut tankun kur ishe zv km por vecse fjale, shteti do burra jo llapaqene koti.

  16. gora says:

    Zoti Shehi a toleroi ndonjhere Berisha ne 25 vjet?, tashi Pse I kerkoni kryministrit qe mori 1 million vota te dorhiqet, dhe nese dorhiqet a nuk mendoni se do I fyente rende Keta 1milion votus? Dhe aq me keq se ne vend te tij do shikojm berishen e ricikluar. Prandaj rrini ne cader e beni plazh se po vjen behari

  17. Gerti says:

    Dasho,tu u plak e tu rreshkit me teper nga trute.Edhe ate nivel nen mesatar intelekti qe ke pas para nja 10 vjeteve,te ka rreshkit.Je rende Dasho,shume rende.Mbas nje viti besoj se do jesh roje parkingu tek parkingu lagjes,turni trete me nje dopio raki ne dore me shtyr naten

  18. askushi says:

    Ore dash i tredhur ,nuk te beson njeri te jesh kaq naiv , ose je djall i madh ose je idiot i pagdhendshem,.po a ka llogjike kjo qe thoni ju qe te ike EDI Rama dhe te vije luli,se ju keni frike te te perballoheni me popullin qe do votoje.Vetingu nuk eshte vetem per Ramen o qyp ,vetingu eshte per te gjithe kombin Shqiptar dhe se kush do ta udheheqe e vendos populli shqiptar me voten e tij. ceshte kjo urrejtje ndaj Rames apo se po e ben Shqiperine cdo dite e me te bukur .juka hyre lepuri ne bark dhe jo vetem nukdini cfar beni por po na turperoni para gjithe botes me marrezite tuaja.

  19. Edi Rama says:

    e njejta dore por me 14 llagape te ndrshme… ik e ha buke o njeri, mjaft u myke ne bodrumin e endri fuges

  20. mali says:

    dashi, beeee, ti qenke bere kec meeee! ose je hajvan i ndyre, ose i pacipe! sepse ti kerkohs tjetrit qe punon, me cdo norme kushtetuese, i nderuar nga bota perendimore te cilen medemek dhe dashi e ka si meter, qe te lere pushtetin sepse …. doo humbin keta hajvane, eshte cemenduri apo pacipesi!
    pthuh!

  21. PTUUUUU,,,, says:

    JAM GATI 50 VJEC. DHE KETE DHOJ POLITIKANI QE DOLI NGA QIRIZET…..QE DHE KY VET SE DI SE SI DOLI ME PARTI…NUK E KAM KUPTUAR KURR DHE NUK KAM PER TA KUPTUAT PER ATE QE THOTE…..KY ESHTE BUSULL E PRISHUR…..ME DUKET SI BANAKJER QEBABTORESH I DEHUR NGA TYMI DHE ALKOLI…QE FLET PERCARTE…..

  22. Z.SHEHI ne se RAMA dorezon pushtetin sepse do opozita ai duhet te lere dhe postin e kryetarit te PS sepse jane mbi 600. 000 mije votues te PS qe nuk duan QEVERI TEKNIKE
    .

  23. "BOHOTINA" says:

    Jeni derdhur te gjithe si zagare. Me keq se kryeministrit me te kulturuar te Europes fan Nolit dhe prute ne krye te vendit nje halldup e kriminel si zogun. Po ku ke qene 4 vjet o palle! E djathta i thencin se e udheheq nje komunist i poshter si Saliu qe:
    -Nuk bete nje analize
    -Nuk bete zgjedhje te ndershme ne PD
    -Nuk bete nje gje per reformat
    -Vetem bllokim
    -Nuk keni nje altrnative te bindni popullin
    -Nuk keni nje program
    -Vetem shani
    -4 vjet, cdo dite ne konferenca shtypi bajate, pa fakte.
    Ju beni keshtu se u eshte shtrenguar samari, pwr here te pare u bene reforma pas 25 vjetesh e nuk dini nga t’ ia mbani.
    -Zbatoni rregullat e lojen ne demokraci dhe KUSHTETUTEN e lerini zgjurasite. Ju jeni te afte vetem per nje gje te pellisni gjithe diten si gomeret ne muajin maj dhe te hidhni pislleqet qe kini bere vet persiper te tjereve,

  24. spata says:

    A e dini pse Dashi eshte ne cader. Qeveria do te shikoje si jane dhene pasurit kombetare me koncesjon ne kohen e Berishes. Dashi ka marr disa minjera shperblim nga Saliu. Nuk del dote kondra dote mbetet ne cader deri sa ti marr lumi keta hajdute e kriminela te popullit.

  25. saliu says:

    Si mendon Dash shehi. Ju si opozite keni aftesine te beni zgjedhje te lira e te ndershme? Kur dhe ku e keni treguar kete? Ne 1996, qe eshte kulmi i vjedhjes se zgjedhjeve? Pse ju bekeni zgjedhje te ndershme qe nga faktet e se kaluares jeni pikerisht ju hajdutet me te medhenj te zgjedhjeve dher Rame qi e ka per here te pare organizimin e zgjedhjeve , pa i bere nuk i beka te “ndershme”.
    Dash , keto jane absurditete dhe nuk te falet ty si person me integritet, intelekt dhe politikan i vjeter te shkosh pas berihajit te te marreve.
    Nuk cuditem me arsyetimet e budallenjve te cadres, por per ty cuditem.
    Une jam nje person qe nuk votoj kurre, nuk me intereson Rama si politikan, gjithashtu as Basha, por ne kete rast ju nuk keni fare te drejte, jeni jasht sistemit Dash. Jeni jasht ligjeve te shtetit, po shkelni kushtetuten. Per ndonjerin qe nuk e njeh shtetin do te thoja kaq di, por per ty qe e njeh mire cfare duhe te mendoj !
    Shko e u thuaj atyre te cadres te mos behen qesharake, me fjalime bullaqe qe nuk frymezojne askend, te gjejne nje aresye per te dale nga ky qorrsokak qe vete e kane gatuar.
    Nuk ka mendje te shendoshe qe i kerkon kryetarit te PS njekohesisht kryeminister ne kohe fushate te jape doreheqjen, kur eshte zgjedhur me nje milion vota. Kjo eshte njelloj sikur Rama te thote . Une nuk hyj ne zgjedhje me Bashen kryetar te PD. Nuk e zgjedh opozita kryeministrin dhe nuk e heq ajo. Kryeministrin e zgjedh parlamenti dhe ai e shkarkon. Beni votat ne parlament per ta shkarkuar dhe mbaron kjo histori.
    Mos kerkoni pushtet ne tavoline se nuk ka lindur budalla qe tua japi. Ju kujtoni se Rama eshte budalla? Kjo eshte qesharake sa me nuk ka. Opozite qe kerkon pushtet pa vota. Hajde demokraci hajde. Dash thuaju te perdorin mendjen se deri tani muk e kane vene ne pune.

  26. asd says:

    Shehi me eshte dukur gjithnje realist dhe shume i drejte per drejte. Ne kete interviste me duket plotesisht jashte kohe. Cfare jane keto pazare ? Te jap Vetingun me jep qeverine teknike. Si nuk skuqeni me keto kerkesa. Normalisht dhe moralisht ju duhet te punoni per popullin. Pse luftoni te hipni ne karrocen e pushtetit dhe nuk perpiqeni te sillni e te degjojme ide me te mira se ato te Rames ? Edhe une jam kunder Rames, por po te jete se doni ta hidhni poshte me cadra, cirrje lotesh dhe pazare, atehere … me mire ai se ju. Dhe ky eshte efekti qe do te merrni ne popull. Do ti humbni(t) zgjedhjet ne menyre spektakolare me shifra te tilla qe nuk do te mund te arsyetonit asnje lloj argumenti mbi blerje votash e kanabisi. Ne se do te rigjeneronit rradhet e partive tuaja me njerez te rinj por edhe me ide te reja ekonomike, njerezit do tju shihnin ndryshe. Perfshire mua.

  27. Briklona says:

    Pazare, pazare, keshtu mendon ti Dash a dele?
    Po si nuk te vjen turp qe e nxjer nga goja, more derdimen?
    Ehe, ti paske pjerdhur fare, po fare ama!

  28. ABC says:

    Dikush ti thote ketij bol3s se Ramen nuk e zgjodhi as Basha as Berisha as Meta dhe as Dashi qe te ike nga detyra e kryeministrit sic ja ka qefi opozites apo cdo bol3je tjeter. Ramen e votoi POPULLI. Neqoftese duan te heqin Ramen duhet te behen opozitare inteligjent dhe he luftojne per popullin dhe kur te vije ora populli do ju a shperbleje me VOTE sic behet ne ter boten ku ka demokraci. Po te ike Rama se keshtu duan 30 veta ne ter Shqiperine , per interesat e tyre personale, qe e dine akoma edhe guret e ketije vendi se perse dhe duke bere politike kafeneve lart e poshte sepse nuk ja u mban dhe nuk kane as intelekltin e duhur per tu quajtur deputete dhe nuk kane as idene se perse jane votuar sepse jane thjesht pyka dhe nuk kane bol3t per te argumentuar me qeverine ne parlament thjesht nga injoranca dhe padituria sikur nuk shkon o dash pa bol3.

  29. Kola says:

    Keto jane pazare banditesh zoti Shehi dhe s’mund te behen pa miratimin e atij qe u ka dhene voten, prandaj duroni edhe nja dy muaj sa ta hani te semave qelbesira e felliqesira qe keni mbushur altarin me te shenjte.

  30. Fatmir Lohja says:

    Njoftim!
    Lulka,për inatë të Edi Ramës,që nuk po ia plotëson tekat ,per t’i çuar në tavë dheu dorëheqjen e qeverisë në çadër,ka bërë gati dorëheqjen e vet .”Nga burime të sigurta” edhe çadristat do ia mirëpresin me duartrokitje etnuziaste veprimin e zgjuar.

  31. Pijetari. says:

    Ka lezet te shikosh kete pijanec.si K.M

  32. @@ says:

    Ok mer shkerdhate kolon turqish zaten ju kolonet e prishet ket popull e ket vend me traditat e juaja anadollake hajdutllikun parazitizmin mashtrimin e poshrersine ku keni shkel ju kolon anadollak nuk ka mbij bar mo ne ket Gadishull turma te poshtra pranej mos na caj kkkk shume me ate “diturine” tate kapsoll Anadolli

  33. undefined says:

    Ju plerat te ikni te gjith doni qeveri teknike. Rama ka e kater vjet te tjera

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje