Rama: Do humbasim shumë nëse ndalemi sot, prandaj përpara për Shqipërinë që duam

18 Prill 2017, 08:48Politika TEMA

Kryeministri Rama ka zgjedhur një imazh që tregon transformimin tërësor të Muzeut Marubi për t’u thënë mirëmëngjes shqiptarëve.

Shefi i qeverisë thotë se asnjëherë më parë nuk është punuar me një strategji konkrete për shpëtimin e thesareve të Trashëgimisë sonë Kulturore, sa në këta tre vjet e gjysmë.

Ndaj ai shprehet i vendosur për të vazhduar përpara me reformat, pasi shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot, thekson kryeministri.

“MIRËMËNGJES dhe me këtë imazh të Muzeut Marubi më 2013 dhe sot, ju uroj gëzuar Ditën Ndërkombëtare të Monumenteve të Kulturës. Asnjëherë më parë nuk është punuar me një strategji konkrete për shpëtimin e thesareve të Trashëgimisë sonë Kulturore, sa në këta tre vjet e gjysëm.

Asnjëherë më parë rezultatet e kujdesit shtetëror nuk kanë qenë kaq sistematike sa në këtë periudhë. Asnjëherë më parë e ardhmja e vendit në këtë fushë nuk ka qenë kaq e sigurtë sa sot.


Shumë është bërë. Ende më shumë mbetet për t’u bërë. Por edhe shumë ka për të humbur nëse ndalemi sot. Prandaj përpara 
për #ShqipërinëQëDuam”, shkruan Rama ne profilin e tij ne rrjetin social.

1 komente në “Rama: Do humbasim shumë nëse ndalemi sot, prandaj përpara për Shqipërinë që duam”

  1. zambi says:

    Besoj qe prishja e fasades te stadiumit dhe punimet e velieres ne durres jane pjese e kesaj strategjie.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje