Kriza politike, Donald Lu takohet me Majlinda Bregun

Ambasadori i SHBA në Tiranë, Donald Lu ka takuar paraditen e kësaj të premte deputeten e Partisë Demokratike, Majlinda Bregu.

Në fokus të këtij takimi ka qenë situata politike në vend.

Deputetja demokrate u shpreh se bisedoi me ambasadorin amerikan për rrugëzgjidhjet e ngërçit politik.

Në një prononcim për mediat, Bregu tha se kjo situatë e mjerë duhet të tejkalohet në mënyrë që vendi t’i rikthehet normalitetit.

“Kam pirë një kafe normale pune për të ndarë shqetësimin për situatën sot në Shqipëri. Nuk është një situatë normale. Faktori ndërkombëtar është shumë i shqetësuar. Ka një vizitë javën tjetër, ditën e martë të kryetarit për çështjet e Jashtme në Parlamentin Europian, i cili po vjen me dëshirën e mirë për t’i ulur palët për të gjetur një kompromis, për mbylljen e kësaj situate, sigurisht duke parë kërkesat e secilës palë.

Se çfarë do të ndodhi këtë nuk mund t’ua them, por sikurse ju dhe çdo shqiptar, dua që ky mjerimi që i japim kaq peshë individëve në këtë vend dhe jo ideve të marrë fund një herë e mirë”, u shpreh Majlinda Bregu.

Ky takim i Lu me Bregun vjen disa ditë para mbërritjes në Shqipëri të negociatorit të BE, David McAllister dhe raportuesit për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein.

REMOTE_ADDR:[]

2 komente në “Kriza politike, Donald Lu takohet me Majlinda Bregun”

  1. soti says:

    Kjo, po,
    Kjo te zgjidh…kjo e zgjidh kruzen..nje e vetme futi Shqiperine ne Nato kjo…

  2. Zoni says:

    ORE ,SI DO TË JETË KJO,
    MË E MIRË SE BASHA ËSHTË
    ËSHTË MË E MËNÇUR.!
    POR JO GUXIMTARE!
    MBËSHTETENI!!!!!!DUHET RINGRITUR. PD-ja.
    E DHJEU FARE LULUSHEJA.!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *