Nis krisja e opozitës: Agron Duka lë në mes mbledhjen e Lulzim Bashës me aleatët

26 Prill 2017, 19:04Politika TEMA

Kreu i Partisë Agrare, Agron Duka, ka lënë në mes mbledhjen e thirrur nga Lulzim Basha në selinë e PD-së, me partitë aleate.

Duka është parë të largohet para se takimi të përfundojë.

Për momentin nuk dihen arsyet e këtij veprimi, por më herët Duka ishte shprehur se do të kërkonte llogari nga Basha, për dështimin e negociatave mbrëmjen e së martës.

Ai nuk komunikoi me gazetarët që prisnin jashtë selisë së demokratëve.

Lapsi.al shkruan se kreu i PAA-së është duke konsideruar mundësinë e shkëputjes nga koalicioni opozitar, nëse Basha i shkon deri në fund vendosmërisë së tij për të mos hyrë në zgjedhje.

Nuk dihet me saktësi vendimi që ai do të marrë, por në dallim nga PD-ja apo parti të tjera aleate të saj, PAA i vazhdon takimet elektorale në terren dhe po përgatitet për zgjedhje.

Pozicionimi i ri i partisë së Agron Dukës nuk dihet me saktësi.

Do të shkojë në koalicion me Ramën, apo do të jetë pjesë e një koalicioni të ri bashkë me disa parti të tjera si LIBRA, SFIDA apo ndoshta dhe PBDNJ, kjo mbetet për t’u parë.

1 komente në “Nis krisja e opozitës: Agron Duka lë në mes mbledhjen e Lulzim Bashës me aleatët”

  1. kasem gahinji says:

    mos i zini bese.nje her te kercase dhembet berisha dhe gonit i shpeton shurra.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje