Pas "kërcenimit" të Ruçit, Meta mbledh firmat për të qenë president?

27 Prill 2017, 15:57Politika TEMA

Fill pas “kërcenimit” të kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Gramoz Ruçi, disa media shkruajnë se kryeparlamentari Ilir Meta ka filluar të bëhet gati për postin e Presidentit.

Mediat raportojnë se ai ka nisur procesin për mbledhjen e firmave për te qenë kandidaturë.

Mësohet se procesi i mbledhjes së firmave sapo ka nisur por në fakt sheshimi i kontradiktave mes dy aletatëve te koalicionit mund ta shndërrojë këte proces në një votim të thjeshtë dhe të qartë në raundin e katërt që do të zhvillohet pët zgjedhjen e presidentit.

Më herët Ruçi i ka dhënë ultimatum LSI-së  për të reflektuar pasi  PS-ja i ka 71 vota, dhe mund ta zgjedhë edhe vetë Presidentin e ri.

Ruçi i tha  kryetarit të Kuvendit, Meta, të vendosë për kryerjen e funksioneve kushtetuese: “Ose të zgjedhim presidentin e vendit, ose të shpërbëhet parlamenti”.

Nuk dihet se cili do të jetë qendrimi i opozites për kandidaturën e Ilir Metës ndërsa kreu demokrat Lulzim Basha ka deklaruar se opozita nuk do të jetë pjesë e procesit për zgjedhjen e Presidentit të ri.

15 komente në “Pas “kërcenimit” të Ruçit, Meta mbledh firmat për të qenë president?”

  1. Amnistia e Rama zanit says:

    Po u zgjodh ky, me shqiperi te gjitha ndodhin, ka vetem nje emer qe duhet bere pergjegjes: Edvin facebook Rama

  2. Haka Tekizoti says:

    Nëse PS-ja pranon Metën president marrëdhëniet me të do t’i ketë njëlloj si me Nishanlliun e Berishës sepse edhe ai do mbështë Llallën e të gjithë ata si Llalla në organet e tjera të rëndësishme, që dekretohen nga presidenti. Reforma në drejtësi do të ketë strëkëmbësha të freskët presidencialë. Bëjeni dhe kini për t’ia parë hajrin e sherrit.

  3. Niku says:

    Meta president? Turp i vendit! Njeriu me bllok!

  4. korçari says:

    Nuk mund te zgjidhet ne postin e Presidentit nje bandit apo hajdut si Like floriri i cili do te jete me siguri objekt i vetingut ,megjithate ne Shqiperi mund te ndodhe çdo gje mbasi ky post mund t’i sherbeje Likes si mbrojtes para drejtesise .Por para aleateve amerikane apo europiane do te jemi si gjithmone qesharake dhe jo serioze nqs duam vertet te jemi nje shtet ligjor

  5. Studenti says:

    Të lumtë z. Ruçi, por je shume vonë. Tregojani vendin hajdutit Meta.
    Tregojani se jeni forcë e parë dhe si e tillë duhet të drejtoni vendin.
    Dhe dy fjalë për Metën që don me u ba president:
    Videoja juaj nuk do të zhduket kurrë dhe floriri i Krrabës nuk do të harrohet.

  6. spartaku says:

    Nuk bene per president koke tulja.

  7. Liri says:

    Vetingu duhet oer te ardhmen qe te mos perseriten hajnite. Car ndodhi ne te kaluaren mbaroi.

  8. askushi says:

    Do te vini nje president qe çdo politikan perendimor do te kishte ndoht ti jepte doren. Triumfi i hajdutllekut, rugacerise dhe injorances. Rama je nje buracak dhe llafazan. Haram votat qe te dhame.

  9. sit... back..and relaks →→→ says:

    Meta eshte garanti qe vetingu nuk do preki saliun me kompani. Meta President dhe percaktues i sistemit gjyqesor, i atij gjyqesori qe do beje transaprence, drejtesi dhe veting. Meta qe drejtesia duhet ta kishte plasur brenda me kohe tani vjen ne krye te shtetit te beje drejtesi. Qartesisht as Rama as Meta dhe sigurisht as opozita e saliut nuk e duan e nuk do ta bejne ate lesh vetingu por do ta sabotojne me te gjitha format dhe menyrat bizantine qe njeh ky kazani jone shqiptar.

  10. Treviso says:

    Shqiperia do drejtohet nga Lindja nese zgjidhet president hajduti me bllok ne dore.
    Partia Socialiste duhet ta hedhe poshte me urgjence kanserin kandidat per president.
    Shqiperia terhiqet zvarre prej shume vitesh vetem prej Ilir Metes.
    Socialistet nese nuk duan ta humbin prestigjin nga perendimoret duhet ta refuzojne me te gjithe forcen kandidatin Ilir Meta.

  11. Emiljano says:

    Rama po vure kte tipin president hidhu ne lane

  12. erwe says:

    He mo sociadhiste? Tani c’fare? E ka fajin Blushi, qe ky mafioz do behet president me bekimin e Rames?

    Qysh nuk e kuptuat qe Rama eshte thjesht nje drogaxhi i paafte qe ka zaptuar PS-ne me vota krimi. Apo paguheni qe mos ta kuptoni?

  13. LORA says:

    Krye-lesh-e-listi qenka ne hall ekzistencial,,,,aq sa po ben lajme per veten.
    Qari i mediave gebelsiane dhe antishqiptare.
    Ne fronin presidencial vetem Moisiu e ka nderuar Popullin Shqiptar,deri tani.

  14. Shaqo Bregu says:

    Mbajeni mend. Meta zgjidhet president neser ose ne raundin e fundit per ta bere ca me te besueshem si process. Ca dite me vone PD futet ne zgjedhje. Situata i shkon per shtat te gjitha paleve, Rama mbreteron me qeverine, Meta saboton vetingun dhe “mban” gjoja balancat dhe murtaja Berishe eshte i qete se nuk ja nget njeri Xenin. Ku ishim, asgjekundi, cfare beme, asgje. Gjithe kjo zhurme per hicgje. Funderrinat do vazhdojne mbreterimin.

  15. WEB1 says:

    Rruga e vetme qe likja ti shpetoje vettingut ,??,,?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje