Shpërthen Basha: 7 maji do të jetë data e atakut kardiak të republikës së vjetër

30 Prill 2017, 11:51Politika TEMA

 

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha tha 7 maji do të jetë data e atakut kardiak të republikës së vjetër.

Në fjalimin e mbajtur në çadër, ku të pranishëm ishin qytetarë nga Kavaja, Basha tha se në 7 maj në Kavajë nuk do të preket asnjë lule, qytetarët do të protestojnë paqësisht, por nuk do të ketë zgjedhje fasadë.

Me tëj gjatë fjalës së tij kryedemokrati tha se të dielën e  ardhshme do ti jepet grushti vdekjeprurës Republikës së Vjetër.

Ndërsa duke folur për zgjedhjet e 18 qershorit Basha tha se 19 qershor asnjë qytetar nuk duhet të paguajë asnjë taksë dhe nuk do ti bindet asnjë ligji të republikës së vjetër.

“Data 7 maj do të jetë data e atakut kardiak të republikës së vjetër. Në 7 maj në Kavajën e fisnikërisë dhe burrave e grave trima që u ngritën të parët, askush nuk e harron, të parët kundër diktaturës më mizore,  regjimi i republikës së vjetër do festojë rrëzimin e pluralizmit. Në 7 maj Kavaja nuk do të jetë vetëm. E gjithë Shqipëria do të jetë në Kavajë dhe me Kavajën.

Të bashkuar do ti japim grushtin vdekjeprurës republikës së vjetër. Qindra mijëra shqiptarë të ndershëm që do bashkohen në Kavajë në 7 maj, në një bashkim gjigand dhe të paparë në 27 vite pluralizëm, së bashku me mijëra banorë të Kavajës do të pamundësojmë zgjedhjet farsë.

Në 7 maj do ti japim republikës së vjetër goditjen finale. Asnjë lule nuk do prekim në Kavajë. Por asnjë qytetar i vetëm i Kavajës nuk do detyrohet nga krimi dhe droga në një proces fasadë. Proces të tillë nuk do ketë as në Kavajë dhe as në 18 qershor në Shqipëri.

Në 19 qershor asnjë qytetar nuk duhet të paguajë asnjë taksë dhe nuk do ti bindet asnjë ligji të republikës së vjetër. Bashkë me qytetarët e lirë ne do ta shfrytëzojmë këtë kohë për të nisur krijimin e korpusit institucional, bazuar në parimet themeluese të SHBA që do të jenë kushtetuta dhe ligjet e vetme për qytetarët e Republikës së Re”– tha Basha.

7 komente në “Shpërthen Basha: 7 maji do të jetë data e atakut kardiak të republikës së vjetër”

  1. Tony uk says:

    Sa me shume kercenon ti aq me shume bindem qe ti te rruan bolet!!

    1. ShkoDrani says:

      si Berberi i Servilit!

  2. pbaj says:

    Ky me duket se po kerkon nje vend ne burg, por nuk po gjen rrugen ku ka nje qeli te lire. Ka njeri tja tregoje rrugen, se mos nga lodhja do ta zere gjumi prane ndonje kazani plehrash.

  3. saliu says:

    Mos ia merrni seriozisht se eshte bere budalla duke ndenjur tre muaj ne cader.

  4. eli-tiv says:

    …ky e be bajat….republika e tij e “re” u vjeterua…….e ka perserituar kaq here…ne keto muaj …aq sa te vjen neveri me cdo gje te re prej idioti….LULI se ka merak qe ben budallain…po c’kusur kemi ta degjojme..??? ke ha meraku te meret me te e saliun..?…pika qe si bie me republiken e tij..e saliun bashke..

  5. v says:

    Fton shqiptaret e ndershem,
    a ka te te tille,
    dhe do shkojne me te,
    eshte ne regull ky apo ka hikur nga fiqiri.
    Perendi na mbaj mendjen ose na i hiq fare qe te jemi rehat.

  6. pjeter says:

    pikerisht ate po kerkon, per te qene disi interesant, qe ja une e bere punen por komunistet me hoqen qafe, per nje mashtrus si ai ,vota demokratike do te ishte katastrofe, ai eshte i mireinformuar per gjendjen e pd ne rrethe, kundershtaret e tij brenda pd-se do ta hanin te gjalle, sepse nuk jane 20 mije veta qe i mbledh neper rrethe te te bejne shumice, ai rrezikonte te dilte parti e trete, imagjinoni i kujt eshte fai, i gjinos qe donte nuse, prandaj qe ai po provokon me te gjitha menyrat qe te arrestohet, sepse vetem keshtu mbetet akoma kryetar i pd-se, kush jane aleatet e tij?shehi? kush e voton ate ne nje vote te lire?apo ndoka?c’peshe elektorale ka?apo te marrim mehdiun, ai rrezikon nga nje drejtesi e pavarur, bashke me saliun e bashen, eshte me se e qarte qe keta do e quajne veten te persekutuar nga rama, sepse kane filluar qe heret qe ta personalizojne vetingun me ramen qe nuk eshte apsolitisht e vertet, por vetem keshtu shpresonin qe nga ana e nderkombetareve, qe te ndryshonin kurs, dhe te beheshin nje fare amnistie, kjo nuk u pranua, dhe keta provuan te masin forcen, duke edhe ju dhene mundesi edhe antishqiptareve qe ti ndihmojne, duke krijuar kaos ne ballkan, por kjo ju doli bllof, sepse rama mund te jet arrogant apo si te doni ta quani, por ne asnje moment nuk ka qene palle(politikisht) , ai e kuptoi para kohe lojen e tyre, dhe duke u nisur nga pozicioni i tij pas nje reforme te re, shume superior karshi te tjereve,perfitoi, kush nuk dota bente?keshtu qe te gjithe ta vene shpirtin ne paqe, te behet kjo reforme ne drejtesi ashtu sic eshte parashikuar, ku drejtesia me ne fund te beje punen evet pa patur frike nga politikani i radhes, dhe kush te jete i denje e i paster te na perfaqesoje, mirse te vije, te tjeret te rrine larg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje