Një lajm i mirë: Gjykata vendos të bllokojë ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosë

2 Maj 2017, 16:34Sociale TEMA

Gjykata Administrative vendosi sot ndalimin e punimeve për hidrocentralin e Poçemit në Vjosë duke u dhënë të drejtë banorëve që protestuan.

Banorët e Luginës së Vjosës protestuan disa herë për dhënien e koncesionit të Hidrocentralit te Poçemit mbi lumin Vjosë. Në një protestë të vitit të kaluar, grupe banorësh bllokuan segmentin e rrugës kombëtare që lidh Levanin me Tepelenën, duke kërkuar nga qeveria që të anulojë planet për ndërtimin e Hidrocentralit.

“Zëri i Amerikës” raportoi se, policia ndërhyri për të zhbllokuar rrugën, por pa pasur përplasje me protestuesit. Banorët thonë se tokat me të cilat ata sigurojnë të ardhurat për familjet përmbyten nga ndërtimi i digës, ndërsa zona pëson dëmtime të mëdha. Kompania turke që ka fituar koncesionin për ndërtimin e Hidrocentralit të Poçemit në lumin e Vjosës ka nisur punën për projektimin e digës, por banorët e zonave përreth e kanë kundërshtuar këtë hap.

Autoritetet shqiptare të Ministrisë së Energjisë e shpallën më 2016 vendimin për dhënien me koncesion 35-vjeçar për ndërtimin e hidrocentralit të Poçemit, në rrjedhën e poshtme të lumit Vjosa, te një kompani turke. Sipas projektit, Hidrocentrali i Poçemit parashikohet të ketë fuqi të instaluar prej 99.5 më, dhe prodhim vjetor prej rreth 305 milionë këh. Nëse ndërtohet, Poçemi do të bëhet hidrocentrali i dytë më i madh i dhënë me koncesion për nga niveli i prodhimit, pas projektit të Kaskadës së Devollit.

Sipas kompanisë turke që fitoi koncesionin, ndërtimi i këtij hidrocentrali do të kushtojë rreht 101 milionë euro. Hidrocentrali i Poçemit është një nga 8 hidrocentralet e parashikuara në Lumin Vjosë. Sipas një koalicioni të gjerë të Organizatave Mjedisore ndërtimi i digave në Poçem dhe Kalivaç si dhe hidrocentraleve të vegjël në degët e Vjosës si Lengaricë, Bënçë, Shushicë, Kardhiq, Picar etj, do t’i jepte fund vizionit për një Park Kombëtar në rrjedhën e Vjosës.

Parlamenti Europian i ka kërkuar kohët e fundit qeverisë shqiptare të rishikojë projektet hidroenergjetike përgjatë lumit Vjosa dhe degëve të këtij lumi dhe të hartojë Planet e Ndikimit në Mjedis përpara se projektet të vihen në zbatim.

5 komente në “Një lajm i mirë: Gjykata vendos të bllokojë ndërtimin e hidrocentraleve mbi lumin Vjosë”

  1. Mbroni Natyren se Prej Andej Vime...e do vemi says:

    “Nje lajme i perkryer”
    Mero…do Zoti e vazhdojne keto vendime e me tej.Ti vete e ke “bere teme” disa here kete ndolli…shpresojme(dhe me mbeshtetjen tuaj) qe kendej e tutje te shpetojme ato qe kane mbetur.

  2. Albani says:

    Ky eshte lajm I keq shkerdhata.
    Natyra mbrohet kur prodhon energji te paster nga uji,dhe shkaterrohet kur e prodhon nga nafta dhe lignite.

  3. Berti says:

    Ky është një lajm i keq … shumë i keq …. tragjedi. Kjo është një ngjarje e shëmtuar, dëmshme dhe armiqësore për interesat jetike dhe sigurinë kombëtare. Vendin e përparojnë veprat e mëdha industriale, jo arat ku fshatarët e zonës kullosin lopët apo mbjellin (hashash). Këto vepra ujore dhe nga ana mjedisore veç të mira sjellin. Uji është vetë jeta. Këta banorë të manipuluar nga presudoambientalistët në radhë të parë i bëjnë dëm vetes.
    Po të ishte për këta pseudo ambientalistë Shqipëria nuk do të kishte asnjë hidrocentral.
    Shqipëria pasuri të vërtetë, të pashtershme, fitimprurëse ka energjinë ujore, [se dhe mineralet do të mbarojnë një ditë] njësoj si vendet arabe kanë naftën.
    Shqipëria duhet të bëhet një superfuqi energjitike në Ballkan. Dhe një superfuqi e energjisë ekologjike, të padëmshme për mjedisin.
    Rezervuarët e këtyre hidrocentraleve janë dhe burim uji për të ujitur tokat.
    Problemi mund të jetë pse e ka marrë një firmë turke. Ndalimi i përhershëm i HEC-ece është tjetër gjë dhe firmat turke janë tjetër gjë.

  4. Ledio says:

    Shpetoni natyren se njeriu ka vajtur per lesh aty edhe gjithandej. Shikoni Salen, Lulin, Meten, Ramen,Nanon po nuk me besoni…

  5. corape kuqi says:

    Fitoi arsyeja kunder korrupsionin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje