Tripletë e Ronaldos, Reali fiton ndaj Atletikos dhe hedh një hap drejt finales

2 Maj 2017, 22:00Sociale TEMA

Eshtë Reali i Madridit fituesi i gjysëmfianles së parë kundër Ateltiko Madridit, duke triumfuar me rezultatin e pastër 3-0 në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Santiago Bernabeo”.

Një fitore mjaft e rëndësishme kjo për skuadrën e drejtuar nga tekniku, Zinedine Zidane, të cilët hedhin një hap të sigurtë për në finalen e madhe të “Cardiffit”.

Heroi i madrilenëve në këtë takim ishte portugezi, Kristiano Ronaldo, që shënoi një tripletë në këtë takim.
“Los Blancos” e zhbllokuan rezultatin që në minutën e 10-të të pjesës së parë me Ronaldon që goditi sakt me kokë duke mposhtur Oblak, por që është një gol që do të kontestohet pasi potugezi ishte në një pozicion të dyshimtë.

Ndërsa goli i dytë erdhi në minutën e 73-të me të njëjtin autor, Kristiano Ronaldon që shënoi një gol spektakolar nga distanca duke mos i dhënë asnjë mundësi Oblak.

Portugezi vulosi përfundimisht shifrat në minutën e 86-të duke e dërguar për herë të tretë topin në rrjetën e “Los Colchoneros”.

Një fitore e merituar kjo për vendasit që ishin më lartë se Atletiko e Madridit që ishte në një ditë mjaft të keqe.
Në ndeshjen e kthimit që luhet pas një jave madrilenët shkojnë të qetë ku kualifikimi është pothuajse i sigurtë./Pergatiti Fatjon Baze/

Goli i pare i Ronaldos

Goli i dyte i Ronaldos

Goli i trete i Ronaldos

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje