Duka tregon se si Basha i propozoi Durrësin dy vjet më parë: U tërhoqa se...

9 Maj 2017, 15:12Politika TEMA

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka foli për herë të parë se si Basha ia kishte propozuar fillimisht kandidimin për kryetar Bashkie të  Durrësit dy vjet më parë.

I ftuar mbrëmë në emisionin “Fol me mua, fol me ata” të gazetarit Enkel Demit në TVSH, Duka tha se u tërhoq nga ky propozim për shkak të presioneve të brendshme.

Unë nuk e di që të ketë vendosur Berisha për kandidimin tim. Është e vërtetë ajo që thua ti se unë kam pasur një premtim nga Basha madje në fillim hezitova se duke parë të kaluarën time, e ndjeja të vështirë që të kandidoja në Durrës.

Megjithatë duke parë një reagim pozitiv nga njerëzit atje, qofshin të PD-së, apo të partive të tjera politike, më rrejti mendje dhe i thashë Bashës “po”.

Më vonë pati një farë refleksioni. Nuk besoj vetëm nga Berisha. Unë mendoj ndoshta edhe nga njerëzit afër Bashës, afër PD-së, duke e konsideruar që edhe nëse fitohet “Agron Duka nuk është tamam i PD-së”.

Besoj se ai u gjend përballë një presioni të tillë, nuk i rezistoi dhe më kërkoi që të mbështesja një kandidaturë të PD-së. Në fillim i thashë OK, unë do rri indiferent dhe më pas unë e mbështeta kandidaturën e PD-së”, tha Duka.

4 komente në “Duka tregon se si Basha i propozoi Durrësin dy vjet më parë: U tërhoqa se…”

  1. Dritani USA says:

    O po cfare rrace jemi ne,ky Duka i krimit dhe i klanit te Zemunit (sipas Saliut),vete i lepine mender bythen shpellarit nga Vicidoli qe e shante nga mengjezi ne darke,thjesht per nje karrike deputeti.Edhe pa buke te ishte,jo qe eshte i pasur,nuk duhej te bente veten legen,njeri pa dinjitet,pacavure.

  2. xy says:

    Shko more pelle. Duka i krimit – Klani i Zemunit . Zaten legen dhe njeri pa integritet.Nuk po mer pjese ne zgjedhje sepse pret te maresh nje vend ne listen e Bishe – Berishe – Bashe krimineleve.Turp. Gjithsesi ti je pa integritet, sepse Sala te ka bo n…. dhe prandaj i thua babe. Felliqesire qe ben avokatine e Berishe kryekriminelit

  3. labi says:

    ik mor hidhu tek kalaja ne vlore ,vari vetes nji gur ne qafe se je i pa turp

  4. ilia says:

    o gon duka jeni qenje me e korreptuar dhe ske cer me ba por vecem llap llap kot me kot .dhe pjirth se lirohesh

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje