Nis seanca gjyqësore mes Nishanit dhe ish-zv/kryeministrit. Kopliku kishte deklaruar: Hap dosjen tënde, ke familje komuniste

10 Maj 2017, 09:50Politika TEMA

Ka nisur sot ne Gjykaten e Durresit seanca gjygjesore mes Bujar Nishanit dhe ish-­zv/kryeministrit Bashkim Kopliku, një shkrim i të cilit, ku kishte nota negative për Presidentin, duket se është kthyer një telash për të. Shkrimi është botuar në disa media.

Mësohet se ka qenë vetë Presidenti Bujar Nishani që e ka paditur në gjykatë ish-zv.kryeministrin Bashkim Kopliku. Nishani ka vendosur që të padisë autorin e shkrimit dhe jo mediat në të cilat është botuar.

Paditesit thane sot ne gjyq se kerkojne pergenjeshtrim te materialit te cilin e quajten disinformues.

“Presidenti i Republikës synon të më dënojë me 100 000 lekë gjobë, për shkrimin tim me titull “Zoti president, heshtja është faj, kur ushqen gënjeshtrën”. Shkrimi është botuar nga gazeta Bulevard Durrës, që më 21.02.2017.

Sa po ngjet, është një cenim i lirisë së shtypit në Shqipëri, por edhe një goditje indirekt për secilin nga ju, si botues të Shkrimit.

Nuk di ta ketë bërë një padi kaq absurde ndonjë president a politikan, që nga viti 1991 e deri sot”, u shpreh me pare Kopliku.

Shkrimi i plote qe çoi ne gjyq Bashkim Koplikun:

Zonja Edith Haxhi, ish­-zëvëndësministrja e jashtme e Sali Berishes, ajo që u pat bërë e njohur si qeveritarja shqiptare që kishte bërë “studime” ku shante e denigronte rëndë miqtë e shqiptarëve, amerikanët, sapo tha në televizionin ABC, datë 20.02.2017, rreth orës 18:45, pasaktësinë tjetër të radhës: Presidenti aktual Nishani, pavarësisht se ai personalisht mund dhe të ketë qenë enverist i thekur, por ai qenkësh bir i një familje tejet antikomuniste, të persekutuar e të shpronësuar skajshëm nga regjimi komunist…

Është detyrë patriotike, qytetare, demokratike e morale, që po qe se ajo zonja vertetë gënjeu, mos ta lënë pa përgjigje shqiptarët, sidomos durrsakët që e kanë njohur këtë presidentin aktual që kur lindi dhe që kur ishte adoleshent, si dhe familjen e tij që në vitet e para pas luftës së dytë botërore?!

Nuk duhet të bëhen shqiptarët e ndershëm, bashkëfajtorë me falsifikimet e historisë, duke heshtur, kur hidhet në publik gënjeshtra kaq të paskrupullta?!

Nuk ka rëndësi të madhe se përse pati guximin, apo mbase injorancën e mendjelehtësinë, zonja që foli; ka shumë rëndësi që të demaskohen po publikisht ato që tha ajo, duke thënë të vërtetat.

Vetë Nishani, ky që sot mban postin e presidentit, do të duhej të hapte publikisht dosjen e familjes së tij, para se të kërkojë hapjen e dosjeve të të tjerëve.

Nuk duhet të lejohet që ai, presidenti aktual, të dalë me familje të persekutuar nga komunizmi, ndërkohë që faktet janë të kundërta, e të njohura gjerësisht: tregohen, që prej dhjetra vitesh (unë personalisht i kam dëgjuar nga ju lexues, që nga viti 1970) bëmat në mbështetje të shtypjes komuniste të popullit, të kryera nga etërit e kësaj familjeje superkomuniste.

Apo i keni shpifur kësaj “familjeje të gjorë”! Shkruani si është e vërteta!

2 komente në “Nis seanca gjyqësore mes Nishanit dhe ish-zv/kryeministrit. Kopliku kishte deklaruar: Hap dosjen tënde, ke familje komuniste”

  1. edi says:

    Te lumt Jari. Edi eshte i tredhur, nuk guxon te thot asnje fjale per kercenimet dhe fyerjet qe i ben Salihi & Co. Ndoshta i pelqejne.

  2. EKZEKUTUSI says:

    o Nishani..qe Nishan mos te te Mbetet…Ose je Injorant ose bene?? E DINE TE GJITHE QE fAMILJA JUAJ KA QENE E pRIVILEGJUAR NE pUSHTETIN mONIST…pse Kruhesh??Nuk te bene “Disident” apo “Demokrat” te Thekur Dekorimi i Krimineleve, qe hidheshin si Diversante dhe Vrisnin Njrezeit e pafajshem. ne emer te Permbysjes se Regjimit Komunist…Ti Buce..je nje Marjonet Berishjane…bene te Vuajturin ti ke qene Komandant ne Bataljonin e Zall-Herrit..ik dhe mos ha mut kote..
    Repekt per z:Kopliku

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje