Përforcimi i fundit i Bashës i ardhur nga PS, “kaubojsi” Eduart Ndocaj e bën “sefte” në çadrën e protestës

10 Maj 2017, 12:12Politika TEMA

Dje ish-deputeti socialist tashmë i kaluar tek opozita, Eduart Ndocaj i mbiquajturi “kaubojsi” pas një takimi me kreun e PD Lulzim Basha kaloi në radhët e opozitës.

Një përforcim i ri nga ana e PS për demokratët dhe opozitën që kanë mbi dy muaj që kanë filluar protestën përmes një çadre të instaluar në krah të Kryeministrisë.

Dhe “kaubojsi” nuk ka humbur fare kohë, sot ai ka qënë live në çadër, teksa Basha akuzonte dhe paralajmëronte qeverinë me protesta të forta.

Ndoshta rastësi, por vetë Ndocaj e ka transmetuar live tërë momentin e deklarimit të Bashës në çadër, të shoqëruar në sfond nga vetë ai.

“Zyrtarisht jemi në koalicion me qytetarët dhe sigurisht me Partinë Demokratike”, tha Ndocaj. Sipas Ndocaj do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe në dobi të tyre, ku nuk ngurroi të akuzojë dhe qeverinë.

“Do jemi një zë në dobi të qytetarëve dhe në shërbim të qytetarëve. Kjo qeveri e ka kompletuar misionin e saj. Ka ardhur koha për zgjedhje të lira dhe të ndershme, ka 25 vite që mohohet vota e emigrantëve.

PS e kishte në program votën e emigrantëve dhe na tradhtoi, siç na tradhtoi në 2015 dhe 2017 tani. Nuk duhet një ligj për këtë por mjafton vullnet.

Ishim të regjistruar në KQZ por nuk prezantuam kandidatët sepse nuk mund të futemi në zgjidhje, sepse listat e zgjedhësve nuk janë të ligjshme”,tha deputeti Ndocaj.

4 komente në “Përforcimi i fundit i Bashës i ardhur nga PS, “kaubojsi” Eduart Ndocaj e bën “sefte” në çadrën e protestës”

  1. Maloku says:

    Hallall Bashes , me te ketille bashkepunetore si Fatmir Mediu, Dashamir Shehu,Nard Ndoka, Agron Duka ,Vangjel Dule,Balliste e Zogiste, dhe tani se fundi me “Kaubojsin” ,mendoj se Republika e Re shkoi per lesh si gjithe jeta politike e pupacit te Berishes Bashe karagjozit.

  2. L leshi says:

    Ju shtua dhe nje idjot tjeter cadres se marrezise…lum populli shqiptare per keto figura te ndyra….injoranti hajdut banesash do perfaqesoje zerin e popullit hahaha tani do ngrihen kembet ti bien kokes kur degjon keta budallenj qe vuajne nga deliri i madheshtise…

    1. mirel says:

      Ku e gjeti PSja kete idiot tipik?
      Ka me llum qe nuk ka mbledhur pas vetes PSja.
      Parti kriminelesh dhe banditedh te dy partite.
      Felliqesira Meta i coi votat e PS te Berisha ne menyren me te paprecedente dhe tani behet president.
      Kush eshte kush?
      Asnje ndryshim skane PS nga PD. Thjesht lufte per pushtet.

  3. ceni says:

    Ha ha ha lyrashi…! Hajde ishdeputet hajde!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje