Blendi Fevziu: Hoyt Yee i telefonoi Berishës për të bindur Bashën, por…

15 Maj 2017, 20:12Politika TEMA

Pas vizitës së zyrtarit amerikan në Tiranë, zotit Yee, Blendi Fevziu ka bërë një shkrim mbi negociatat që ka bërë ky i fundit.

Fevziu shkruan se pavarësisht se nuk është takuar me Berishë, Yee ka zhvilluar një bisedë të gjatë telefonike me të, për t’i kërkuar që të bindë Bashën për të hyrë në zgjedhje.

Ja çfarë shkruan në faqen e tij Opinion, Fevziu:

“A ka një shans të fundit për një marrëveshje të re dhe a është duke luajtur Hoyt Yee, zyrtari i lartë i Departamentit të Shtetit një rol për t’i vënë gjërat në lëvizje? Kjo është pyetja thelbësore dhe më e rëndësishme që ka bërë sot çdo njeri i interesuar politikisht dhe padyshim çdo njeri i shqetësuar nga rruga që po marrin zhvillimet në Shqipëri. Që t’i japësh një përgjigje kësaj pyetjeje nuk është e lehtë, aq më tepër që palët për herë të parë në këto muaj kanë qëndruar mjaft të kursyer në deklarata, por edhe në informacionet informale. Opinion.al ka arritur të zbardhë sidoqoftë një seri detajesh nga lëvizja e zyrtarit amerikan dhe përpjekjet e tij.

Po, Yee po bën një përpjekje të kujdeshme për të gjetur një zgjidhje dhe nëse kjo përpjekje do të rezultojë e suksesshme mund të ketë një marrëveshje brenda 48 orësh. Yee ka takuar njëri pas tjetrit Ramën dhe Metën dhe mënjëherë pas tyre edhe Bashën. Siç deklarojnë burime të opinion.al, Basha dhe Yee kanë qëndruar kokë më kokë për afro 30 minuta dhe më pas, për thuajse një orë ka vijuar takimi në prani edhe të aleatëve. Nuk ka detaje nga biseda Basha – Yee, ajo kokë më kokë, por gjatë të dy takimeve Yee ka këmbëngulur në gjetjen e zgjidhjes në dy paketa: Ajo e afruar më 25 Prill nga Mekallister dhe ajo e ofruar në takimet me e presidentit Nishani nga Rama. Padyshim që paketa Mekallister do të jetë baza, por ajo mund të rishihet në disa detaje. Nisur edhe nga fakti që Presidenti i Republikës nuk mund t’i ofrohet më opozitës se në atë post është zgjedhur ndërkohë Ilir Meta. Me sa duket, por kjo nuk është e konfirmuar, ka edhe detaje se si mund të zëvendësohet kjo pikë e munguar e paketës dhe sa mund të shtyhen zgjedhjet. Sipas kushtetutës afati i fundit ligjor është data 23 Korrik. Pra shtyrja, llogjikisht mund të variojë nga 18 në 23 Korrik. Por më e mundshmja është data 16 Korrik e propozuar nga Mekallister.

Burime të Opinion.al sqarojnë se opozita ka këmbëngulur për identifikimin elektronik të zgjedhësve dhe për qeverinë teknike apo një masë të barasvlershme. Nuk dihet nëse këto kërkesa kanë qenë ultimative, por dihet se Yee i ka dhënë të drejtë opozitës për betejën për denoncimin e kanabisit, dekriminalizimin dhe korrupsionin. Po ashtu, mësohet se Yee ka pasur edhe një telefonatë të gjatë me ish liderin e PD, Sali Berisha. Përmbajtja e bisedës nuk dihet, por me siguri, ata besojnë se Berisha mund të luajë një rol për ta shtyrë Bashën drejt marrëveshjes.

Ajo që nuk vërtetohet dot është nëse Yee ka biseduar me Ramën për pakëtën Mekallister dhe nëse ky i fundit është i gatshëm për të? Dhjetë ditë më parë, Rama e refuzoi këtë paketë, duke deklaruar se ajo nuk ishte më e vlefshme. Por nëse ai e refuzoi tek Nishani, vështirë se do ta refuzojë tek Amerikanët. Aq më tepër, që si Rama, ashtu edhe Basha, e dinë që ky është 24 ose 48 orshi i fundit. Nëse nuk do të ketë konsensus, SHBA do të dalë me një deklaratë publike, përmbajtja e së cilës me siguri i është bërë e qartë në vija të përgjithshme liderëve, por ne nuk kemi më shumë informacione.

Pra me gjasë, Yee do japë kohë deri nesëer mbasdite kur largohet nga Shqipëria, ose maksimumi të mërkurën pas mesditës.

Një fakt tjetër që të shtyn që të besosh se palët po punojnë për një zgjidhje është gjuha e dy liderëve. Si Rama në Shkodër, ashtu edhe Basha në Tiranë kanë qenë më të ashpër sot me deklarata. Kjo është sjellja tipike e politikanëve shqiptare. Kur duan të bëjnë një marrëveshje rrisin tonet dhe akuzat ndaj njeri tjetrit. Për të bërë presionet e fundit.

Nëse do të kemi një marrëveshje, për Shqipërinë do të jetë tejet pozitive. Nëse jo, do të vijojmë në këtë rrugë që kemi nisur, ku me siguri absolute, nuk ka fitues, as ata që ndihen sot më të sigurtë dhe më fitimtarë…”

24 komente në “Blendi Fevziu: Hoyt Yee i telefonoi Berishës për të bindur Bashën, por…”

  1. qi ndrestari says:

    Kerkesa e vetme e bashes dhe cadres eshte qeveria teknike.Shumica e analisteve kane thene se pa qeverine teknike me i humbur del basha.Keshtu qe duket gati e pamundur qe basha te terhiqet nga cadra ,por nuk duhet harruar fuqia e jashtezakonshme amerikane.

    1. Katundari digital says:

      Foli me Berishen jo ti mbushe mendjen Bashes por ti beje te qarte Plakut Mere qendrimin amerikan.Amerika nuk ben loje luftash me legena te tipit Basha,Strazimiri,Paloka,ose Noka .Ata e dine kush fshihet pas mullarit te kashtes. Plakut Mere i ka hyre frika ne palce dhe u ben thirrje 600 qytetareve te tij digitale te fillojne te tregojne forcen. Deri tani forca e tij eshte vetem digitale me numura te sajuar dhe fotoshop. Bile edhe zgjedhjet i kerkon digitale.

  2. Edscobar BUNKER says:

    Nuk e kuptoj perse duhet nje filipino-kinez Amerikan te zgjidhe hallet e Shqiperise. USA vetem kriminela dhe bandita besnike te USA do. Apo harruat Arvziun dhe miun LUlu besniket e PDse.


    Plani McAllister do pranohet nga Banda PD dhe me kete rast humbet Edvin Rama do shpetoje perseri Mafjen e vjeter nga drejtesia.

  3. © KENDVESHTRIM TJETER © says:

    Fevziu nuk ndihet mire,po I zien bytha !
    Pasuria marramendese e tij,duhet te kete fatin e Pezes !

  4. Albann says:

    yee: -Zoti Berisha shiko c mund te besh me Bashen…
    Berisha-:- Basha s eshte problem, po reformes si do ia bejme? Do e kape, Gjinin po kupolen e PD-se?
    Yee:-them se po…
    Berisha:- Mendoje njehere!.Ke 24 ore kohe te mendohesh po s do te deshtosh si ai i BE-se…
    Yee:- Ok ,te pyes shefin.Do dergoj Lu po qe se shefi pergjigjet pozitivisht.
    Berisha:- E kam thene une qe ne 97′.Ju amerikanet jeni njerez praktike. Hajde, mirupafshim e me lajme te mira neser.

  5. ST says:

    O lavire berishiste, Yee nuk mori ne tel Berishen qe te binde Bashen, se Basha esht kukull qe ben dhe thote ate qe do Berisha!
    E mori qe ti jepte ultimatum!
    Koha e Berishes perendoi, megjithe spektaklin e peshtire te te sodomizuarve qe po dekompozohen mes jashteqitjeve te tij!

  6. Eri says:

    Ky qerosi i di mirë këto punë.
    Merret me spiunlliqe.Hafije ,mo!!
    Prandaj e do Berisha ,se ja çon të ngrohta.??

  7. Luli says:

    E verteta eshte se kemi te bejme me gazetare lodra ne duart e qeverise se radhes dhe nje grupi kriminal qe do te mari pushtetin ne tavoline perndryshe te shkoje ne votime dhe ti bindin shqipetaret se ata jane me te miret se keta qe jane ne qeveri. Po si mund te dale nje kelysh kurve dhe partia e tije qe kane 20 vjet qe qeverisin dhe te flasin per nje republike te re. Ptyyyyy.

  8. C'a bohet kshtu says:

    O Bled Kacurrelsi, mos vdeksh kurre na gajase , nuk po na ndalet e qeshmja, je kar-agjoz, Yee i lutet Sali Kriminelit qe Lulukuqja mbi mur te pranoje marreveshjen dhe te futet ne zgjedhje, a ka bythe kjo te qendroj, mos fol me se ke per t’na vdek nga e qeshmja… o kacurrelss.
    Te firmosi Lulushi qe Saliu dhe Kopeja e Shqu-pisave te shkojne ne burgun 313, hajde kar-agjoz hajde.

  9. Besoj says:

    Ky I fut te gjithe ne nje thes se nuk I vjen mire ti quqje fajtore PD, ashtu sic tha dhe Amerikani. I pa besueshem si gjithmone

  10. yee says:

    Nuk besoj se Yee,te kete telefonuar Berishen,me shume mundesi ka te te kete telefonuar ty,se ndermjet teje mund te realizonte komunikimin me te tjeret,ti je njeriu me i besuar ne kete vend dhe vetem ti mund ta zgjdhesh kete situate,ti ke vetem nje problem te zgjidhesh raportin e kokes me trupin,se per keto te tjerat je,ti qe je

  11. interesante eshte ,
    se ne cilen gjuhe kan komunikuar (ne dialektin Melloks apo ate te shpalls se vicidolit ??)
    qirozi a po e din ?

  12. Ladi says:

    Fevzo,flet në gjuhën e sahanlëpirësve MILIONERË!!!!
    në EURO !! , jo në para.????????

  13. shqip says:

    Duket qe me ne siklet Jane qamilistet e opinion-it te Fevziut. Keta Kane ngrene pershesh tere keto vite . Me kalimin e ref ne drejtesi , ketyre u iken rrisku i qylit. Po ka edhe me . Ata qe Jane bere me pallate e supermarkete , vetem Duke nxjere ndonje tirazh qesharak gazetash, ka shume gjasa ta gjejne veten nga pika 0, viti i larget 91.

  14. pjeter says:

    kujdes blendo, po kopjon stilin e bushatit, ti e di blendo nuk mundesh palejen e tij, rrezikon te denoncohesh nga bushati per violacion te copyright.

  15. Fjala shqipe says:

    Por nuk desha une qe quhem Blendi Fevziu apo Fejziu
    Yee duhet te me takonte mua, Blendi Fevziu, pastaj te shkonte tek Basha dhe te ndalte tek Berisha

  16. Mjeshteri says:

    Ju gazetaret dhe “Opinionistet” e leshit, bashke me gjyshin e rrjedhur e keni fajin. Ju e bet Lulushin te besoj se eshte supermen. Tani qe e pate qe Amerikanet ja vune kufirin ke thana hiqni b… tuaj jashte. Qe do ti heqe vizat gjithe krereve te PD dhe aleateve te tyre garnityre po nuk moren pjese ne zgjedhje nuk ju a ka thene Lulushi akoma. Do ta ndegjoni pasneser mos u merzisni ….

  17. Roland says:

    TV klan eshte nje tv I sponsorizuar nga serbet. I vtmi vend qe serbi kendoi ne Shqiperi ishte klan dhe diten e pervjetorit te sulmit te NATO-S mbi serbi .
    Cdo koment, cdo emision (opinion) qe behet aty gjysma e te ftuarve te fevziut jane spiune serb.nuk eshte veshtire ti kuptosh (jane me dosje),pershfshi edhe fevziun. Njesoj si milloshevici qe I u kundervu gjith perendomit Deri sa e bombard an.

  18. Lul koqja says:

    Qe kur xathe koken gjuaresia po te del nga veshet si parfango Zisi

  19. Lul koqja says:

    Qe kur xathe koken zgjuarresia po te del nga veshet si parfango Zisi

  20. artan says:

    Edhe pse Fevzo rri nate e dite ngjitur mbas bythes se Saliut, nuk mund ta marrim seriozisht kete qe thote ky se zyrtari i larte amerikan paska folur gjate ne tlf me plakun Mere. Po te kishte nevoje per te, ai fare mire mund ta takonte sic pranoi te takoje p,sh Nard Ndoken & Co.

  21. Vlonjati says:

    Ky koken e rruan vetem dhe “trapin”ja rruan gruaja.Grazie

  22. loreta e bukur says:

    Vetem nje gje duhet te kuptohet perfundimisht nga te gjithe keta gazetare kaq amatore ose keqdashes: Sot eshte me mire qe pd te mos hyje ne zgjedhje. Argumenti eshte brenda tek ish pd. Shembulli eshte ne vitin 1990 qe nuk kishim pd , por nje diktature liberale te Ramiz Alise me dashje apo padashje. Dhe na u formua pd, ku ne krye ishin gjith komunistet apo bijte e udheheqesve te larte te shtetit diktatorial; pra ndryshoi sistemi per te genjyer perendimin dhe perseri ata ne pushtet dhe me menyra shume me çnjerezore duke sunduar , vrare, vjedhur e deri tek tradhetia ndaj tokes tyre amtare . Tani, a nuk ka ardhe koha qe te kemi nje parti tjeter opozitare? Pd e mbylli ciklin e saj me ato qe beri dhe nuk kishte me asnje shprese qe ajo te ndertonte dhe udhehiqte shtet me ate berthame antishtet njerezish. Ka perfunduar dhe e mira qe vjen nga aresyeja eshte se duke ditur se per te s’ka me asnje fitore per te marre pushtet me vote, ka dale ne rruge deri ne konsumimin perfundimtar te saj. Me siguri absolute e theme, perveç lojrave qe behen, se kjo parti, me keta drejtues qe ka eshte zeruar sepse nga reforma ne drejtesi , mbasi te dalin organet e prokurorise dhe gjykates, keta do te perfundojne ne burg. Dhe kjo eshte frika, as kanabisi, as krimi qe pretendohet. Ja nje pyetje e thjeshte: Lazaratin e kishin bere shtet autonom brenda shtetit dhe ky ishte ne kufi me Gjirokastren. Perse nuk mundi Pd te fitonte Gjirokastren gjate ketyre viteve? Pra ky eshte shembulli qe kanabasi eshte preteks e jo argument. Pretendohet per krim. Absurde. Kujtoni pak krimet ne vitet e qeverisjes pd. Pretendohet qe kthehet ne diktator Rama. Absurde. Kur ka pase me shume liri te foluri, liri shprehje, media te lire, perplasje me veze…kur qeveriste Berisha me Lulezimin apo sot? Po e lene Ramen te behet diktator Europa dhe Amerika?! Idiotesi ta mendosh, por nuk eshte argument, por preteks. Pse Turqia eshte Shqiperia me nje ushtri mbas SH.B.A-s?! Kur jane ndertuar me shpejte dhe me mire qyetet e Shqiperise keta tre vjete gjysem apo tete vjet te qeverisjes se pd-se? Po buxheti qe e la pd me minus, po te perndjekurit politik qe moren dy keste per tete vjet dhe gjashte keste per tre vjet, po rregulli ne administrate, po………Pra, kur te kerkoni diçka qe nuk u takon, shikoni se çfare eshte bere se dhe ju jeni pjese e saj, por jo vetem per te perfituar, por edhe per te dhene. Pra, Pd ben mire te largohet nga skena politike se po ndalon progresin shqiptar per ne Europe qe do ti sillte vendit mrekullisht nje zhvillim te pa pare brenda pak koheve dhe do mbyllte gjithe te çarat qe i solli kjo parti me Sali Berishen e Lulezim Basha

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje