DW: Marrëveshja Rama-Basha, pritet nyja gordiane në Tiranë

18 Maj 2017, 10:01Politika TEMA

Pas një sage të vështirë politike e acarimit të marrëdhënieve mazhorancë-opozitë në muajt e fundit, arrihet një marrëveshje politike mes kryeministrit Rama e kreut të opozitës, Lulzim Basha.

Pas protestash disa mujore të opozitës, e një odiseje politike të pashembullt, ecejakesh diplomatike të ndërkombëtarëve nga europarlamentari Knut Fleckenstein, tek kreu i komisionit të Parlamentit Europian për politikën e jashtme, David McAllicter dhe Ndihmës/Zv. Sekretari i Shtetit, Hoyt Yee më në fund arrihet një marrëveshje politike mes mazhorancës dhe opozitës në Tiranë për paketën e ashtuquajtur McAlliser plus.

Marrëveshja pritet të detajohet në orët në vazhdim të së enjtes, por e rëndësishme është ujdia politike mes kryeministrit, Edi Rama dhe kreut të opozitës, Lulzim Basha. “Marrëveshja i hap rrugë të zgjedhjeve të lira e të ndershme”, është shprehur Basha, ndërsa kryeministri Edi Rama pas takimit në një prononcim të përbashkët për mediat është shprehur “Më lejoni të jem 100% dakord me opozitën.”

2 komente në “DW: Marrëveshja Rama-Basha, pritet nyja gordiane në Tiranë”

  1. like says:

    kur i quan Basha “zgjedhje te ndershme” dihet pazari” ?

  2. Daj Cufi says:

    Tre muaj pellite
    Republik e Re
    More ca ministra
    Dhe nje KoQeZe

    Tre muaj kerkove
    Qeveri teknike
    Si lemosh te dhane
    Tre kater karrike

    Me Sali gerdallen
    Te zhytur ne krime
    Republik e re
    Eshte lesh me qime

    Erdhi Buldozeri
    Me Ultimatum:
    Po s’pranon paketen
    E ke ne tullum

    Si dhente ne shtrunge
    Shko ne Parlament
    Do votosh Vetingun
    Nuk ke asnje shteg

    Me Ramen ne krye
    The nga cadra s’dal
    Cupa te te rroje
    Tjeter here me djal

    Buzeqeshja e shtirur
    Tu hap vesh me vesh
    Rama te dha shancin
    Desh ike per lesh.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje